“Duhet të jemi të përgatitur për play- out”, pas humbjes me Skenderbeun “dorëzohet” edhe trajneri Dedja i Vllaznisë

Vllaznia u mundua të rezistojë, por në fund iu dorëzua talenteve të Skënderbeut, me korçarët që fituan 2-1. Pas ndeshjes për “Super Sport” foli trajneri i shkodranëve, Hysen Dedja.

“Kishim motive më të mëdha se Skënderbeu, që është një skuadër e fortë dhe luan mirë futboll. S’na takonte ky rezultat, goli i parë erdhi nga rreshtimi i keq i Krujës, ndërsa i dyti nga gabimi i Lekajt. Mbeta i kënaqur nga loja dhe i përgëzova djemtë. Ka rritje, ka dëshirë për të luajtur, nuk është Vllaznia e ditëve të para. Më vjen keq që jemi në këtë situatë.


Ishte marrja e topit me dorë në zonë, më thanë djemtë. Është e disata herë që na japin penallti kundër dhe nuk na japin penallti për ne. Është e habitshme që nuk na japin penallti. Është pengim me dorë, futbollisti kalon dhe mund të marrë topin. Po të ishte në mes të fushës do jepej faull, në zonë ngurrojnë.

Drejt Play-Out? Është përgjithësi e madhe, kuptohet. Jemi emër i rëndë dhe fanellë e rëndë. Më vjen keq që jemi në këto ujëra. Na ka zënë ky problem, por do të rritemi. Kjo gjë më jep shpresë dhe më kënaq. Duhet të jemi të mirë përgatitur për atë takim që mendohet se do të bëjmë.

Jam para faktit, nga Akademia kemi kohë të hedhim sytë. Djemtë që kanë aktualisht janë të angazhuar. Më erdhi keq për Gligorov, edhe pse u tregua profesionist duke kërkuar largimin pas përfundimit të kontratës. Pritjet e Sherrit? Gjeta portierin tjetër, bëri dy-tre gabime. Në stërvitje i vura në baraspeshë dhe në fund fitoi Sherri. Ramadani? Mund ta kem shikuar tre herë në stërvitje individuale”, u shpreh Dedja.

 ABCOM ║ VODAFONE