Skip to content
19 February, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

“Duhet ta shohë problemin te vetja”, Gurishta replikon me Dajën: Gjeti justifikime për humbjen…

ShkodraWeb 10 December, 2021
erdenis gurishta vllaznia

Kapiteni i Vllaznisë, Erdenis Gurishta, e ka cilësuar si justifikim për humbjen deklaratën e dhënë pas ndeshjes nga trajneri i Partizanit, Ilir Daja. Ky i fundit theksoi se nuk i shkonte një ekipi si Vllaznia të vononte lojën, në një kohë që mungonin edhe topat jashtë fushe.

Gurishta i është përgjigjur ekskluzivisht për “Panorama Sport” numrit një të stolit të kuq, për të cilin tregon se ka respekt maksimal. Mbrojtësi i djathtë komenton edhe situatën në ekip pas fitores së fundit, shanset për të kapur kreun, si dhe rivalët. Për shkak të kartonëve të verdhë, Gurishta do të mungojë ndaj Skënderbeut, bashkë me Ardit Krymin, i cili u ndëshkua me të kuq ndaj Partizanit.

Erdenis, një triumf shumë i rëndësishëm ndaj Partizanit. Mund të themi se Vllaznia ka kapur ritmin tashmë dhe nuk do të ndalet?

Çdo trepikësh është i rëndësishëm dhe me shumë vlerë. Partizani vinte pas dy fitoresh dhe e dinim shumë mirë se do të ishte një ndeshje e fortë. Megjithatë, ne ishim të bindur te forca jonë dhe në fund mendoj se e merituam plotësisht fitoren.

Nga Partizani u ankuan për vonesat e lojës në 20 minutat e fundit, teksa trajneri Daja deklaroi se nuk kishte as topa jashtë fushe. Keni një përgjigje për këtë?

Së pari, kam shumë respekt për trajnerin Daja. Sigurisht ai ka mendimin e tij, por në fillim duhet ta gjejë problemin te vetja dhe mos të gjejë justifikime për humbjen.

Luajtët për 30 minuta me 10 lojtarë. Çfarë menduat pas daljes së Krymit me karton të kuq?

Është e vështirë të luash për gati 30 minuta me një lojtar me pak, e aq më tepër ndaj Partizanit. Megjithatë, në ato momente dalja e Krymit me karton të kuq na motivoi edhe më shumë për ta mbajtur rezultatin. Me këtë rast më duhet të falënderoj gjithë ekipin për atë që tregoi. Pas ndeshjes ne të gjithë falënderuam Krymin për atë ndërhyrje që bëri, pasi ishte një faull që nëse nuk bëhej mund të shkonte gol.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: FOTO – “23 elektricistë në terren, po punohet për riparimin e fidrit në Kelmend”, OSHEE Shkodër jep njoftimin…
Artikull pasardhës: “Plan financiar antisocial”, presidenti Ilir Meta kthen për shqyrtim në Kuvend ligjin për buxhetin e vitit 2022…

TË FUNDIT

mark pashkja dritani 2026

NGA DOM MARK PASHKJA – Hoxha i katolikëve dhe prifti i myslimanëve…

ShkodraWeb 18 February, 2026 0
hapesira shkolla shejnaze juka 2026

VIDEO – Vazhdon lirimi i hapësirave publike në Shkodër, radha e shkollës “Shejnaze Juka” në qytet…

ShkodraWeb 18 February, 2026 0
policia-shkoder

E TRISHTË – 56- vjeçari nga Velipoja humb jetën në makinën e tij, dyshimet e para të policisë…

ShkodraWeb 18 February, 2026 0

TË FUNDIT

  • NGA DOM MARK PASHKJA – Hoxha i katolikëve dhe prifti i myslimanëve… 18 February, 2026
  • VIDEO – Vazhdon lirimi i hapësirave publike në Shkodër, radha e shkollës “Shejnaze Juka” në qytet… 18 February, 2026
  • E TRISHTË – 56- vjeçari nga Velipoja humb jetën në makinën e tij, dyshimet e para të policisë… 18 February, 2026
  • VIDEO – Merr flakë blloku elektrik i një pallati, banorët në panik nga tymi i dendur, dalin jashtë… 18 February, 2026
  • VIDEO – Kryetari i KMSH, Bujar Spahiu: Ramazani na kujton rëndësinë e unitetit, të paqes dhe të bashkëjetesës 18 February, 2026
  • VIDEO – Shoqërohen 6 protestues, banorët e Baks- Rrjoll tubohen para Drejtorisë së Policisë Shkodër 18 February, 2026
  • Rihapet çeshtja e Arben Frroku, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e kryekomisar Dritan Lamaj 18 February, 2026
  • VIDEO – Nisja e muajit të Ramazanit, myftiu i Shkodrës imam Muhamed Sytari përcjell mesazhin e tij 18 February, 2026
  • VIDEO – Në kërkim nga 2021 për kultivim kanabisi, arrestohet 44- vjeçari nga Gruda e Re e Shkodrës… 18 February, 2026
  • INSTAT – Pandemia rriti dëshirën e shqiptarëve për emigrim, në 4 vite ka pasur 138 mijë ikje më shumë se kthime 18 February, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkure, 18 shkurt 2026… 18 February, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë, 18 shkurt 2026… 18 February, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

mark pashkja dritani 2026

NGA DOM MARK PASHKJA – Hoxha i katolikëve dhe prifti i myslimanëve…

ShkodraWeb 18 February, 2026 0
hapesira shkolla shejnaze juka 2026

VIDEO – Vazhdon lirimi i hapësirave publike në Shkodër, radha e shkollës “Shejnaze Juka” në qytet…

ShkodraWeb 18 February, 2026 0
policia-shkoder

E TRISHTË – 56- vjeçari nga Velipoja humb jetën në makinën e tij, dyshimet e para të policisë…

ShkodraWeb 18 February, 2026 0
bllok elektrik lezhe 2026

VIDEO – Merr flakë blloku elektrik i një pallati, banorët në panik nga tymi i dendur, dalin jashtë…

ShkodraWeb 18 February, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.