Në prag të finales së Kupës së Shqipërisë me Vllazninë, trajneri i Skënderbeut, Migen Memelli u shpreh optimist dhe ai e quan një sfidë të hapur. Madje, sipas tij, skuadra korçare ka shanse që ta fitojë Kupëne dhe pse përballë ka një nga ekipet më solide të sezonit në Superiore…
“Gjendja e ekipit është shumë e mirë. I gjithë grupi i lojtarëve dhe ne si staf jemi koshientë për atë që na pret. Lojtarët, drejtuesit dhe ne si staf kemi një mentalitet që është i duhuri për këto raste, siç është finalja e Kupës së Shqipërisë.
Edhe nga krahu tjetër e duan Kupën, por ne nuk jemi skuadër e lehtë, kemi mentalitet fituesi dhe e kemi treguar gjatë dekadës së fundit.”
“Statistikat nuk kanë farë rëndësi në këtë takim. Jemi një skuadër e re në moshë, por jo e lehtë, edhe pse mund të dukemi të tillë. Duhet pështyrë gjak që të na mposhtësh.
Kjo është bindja jona e thellë, te lojtarët dhe klubi. Nuk jemi aq të lehtë sa mund të na mendojnë, ndihemi të fortë dhe kompaktë për të shkuar dhe bërë mirë në finale.”
“Metamorfoza e Skënderbeut? Koshienca, puna, cilësitë që futbollistët kanë në këmbët e tyre dhe pa dyshim disiplina”, – tha trajner Migen Memelli para ndeshjes me skuadrën e Vllaznisë…/vipsport/