
Regjisori Robert Budina nga prótesta para SPAK-ut në Tiranë, ka bërë me dije se Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar do të kërkojë hètim për téntátivën për vrásjèn e artistëve.
Budina tha se disponojnë prova se në momentin e shémbjes së pjesës ballore të Teatrit, artistë dhe aktivistë kanë qenë brenda godinës.
“Do kërkojmë hetimin për téntátivën për vrásjèn të artistëve. Të hétohet edhe RENEA. RENEA ndërhyn kundër grupeve térròriste. Ne kemi dëshmi që në kohën që po rrëzohet fasada dhe pamje se kishte ende njerëz që po dilnin nga godina. Ata mund të thonë që jo janë montazhe, por ne do të gjejmë ekspertë ndërkombëtarë që t’ishohin pamjet”, tha Budina.
Më tej regjisori foli edhe për përshkallëzimin e pròtéstave. Ai tha se nëse për teatrin ndenjën dy vite, tashmë për vendosjen e demokracisë do të zgjasë edhe më shumë.
Do ti vijoni protestat zoti Budina?
Budina: Po do ti vijomë. Shumë njerëz janë të lodhur, por ne na takon të fitojmë legjitimitetin. Nëse për teatrin kemi ndenjur dy vite për demokracinë nuk bëhet fjalë. Më pas në momentin final duhet një rèvóltë në të gjithë Shqipërinë për të rikthyer legjitimitetin.