Skip to content
30 March, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Vërteta të bën të lirë!

E Vërteta të bën të lirë!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Aktualitet

“Duan të gllabërojnë pronat…”, reagon rektori i pezulluar nga ministrja Shahini: Vendimi i urdhëruar, dihet nga kush…

ShkodraWeb 4 years ago

“Sapo mësova nga media se ministrja e Arsimit ka vendosur pezullimin tim nga detyra e rektorit të Universitetit të Tiranës dhe i paskërka kërkuar Presidentit të Republikës së Shqipërisë shkarkimin tim. Dhe këtë vendim e paskërka mbështetur në një inspektim të Ministrisë që ajo drejton. Në dijeninë time, nga kjo ministre nuk ka ardhur asnjë grup inspektimi, sepse, në rast të kundërt, do të isha unë i pari që do ta mësoja një gjë të tillë”, nënvizon Koni. Në fakt, vendimi për pezullim nuk është surprizë për të. Por përpos të gjithave, Koni këmbëngul se para kësaj do të nevojitej së paku një bisedë e drejtpërdrejtë me ministren e Arsimit, qoftë dhe për ta dëgjuar.

“Në fakt, ishte e pritshme nga ana ime që situata do të shkonte deri këtu, pas gjithë atyre sulmeve të pashembullta që prej shumë kohësh janë adresuar ndaj per sonit tim. Përpara se të merrte një vendim të tillë, ministrja duhet të më kishte mundësuar një takim apo të më kishte dëgjuar se çfarë realisht po ndodh në Universitetin e Tiranës, por siç duket, e tremb e vërteta”, thotë rektori, duke hedhur akuza për një veprim të komanduar nga lart.

“Edhe një herë, me prononcimin e saj të fundit, u kuptua edhe më qartë se kush e urdhëron ministren dhe se kush kërkon të ‘gllabërojë’ pasuritë e Universitetit të Tiranës”. Largimi i tij vjen pas një javë intensive akuzash e sulmesh të drejtpërdrejta nga ana e kreut të qeverisë, Edi Rama, sipas të cilit, Koni është përgjegjës për shumicën e problematikave që kanë studentët dhe që për asnjë moment nuk ka shprehur kurr farë vullneti për t’i zgjidhur. Kjo deklaratë u bë në takimin me përfaqësues të Fakultetit Ekonomik që drejtohet nga “armiku” i Konit, Dhori Kule. Nuk vonoi shumë reagimi i rektorit, i cili i kërkoi Ramës që përgjegjësit t’i kërkonte tek ata që ndodhen në krah të tij. Një lumë pakënaqësish mbi menaxhimin e Universitetit të Tiranës ka shpërthyer ndaj titullarit që në kohën e protestave studentore, të pasuara edhe në përfundim të saj me qëndrimin luajal që mbajti rektori mbi zaptimin e ambienteve të Fakultetit Juridik. /Nga Besarta BASHA/

Continue Reading

LAJM PARA: GAZETAT/ Faqet e para të shtypit të përditshëm shqiptar, e diel 14 prill 2019…
LAJM PAS: RAPORTI SEKRET I POLICISË/ Grabitja e 6,5 mln euro në rinas, uniformat blu: U njoftuam 5 minuta me vonesë…

TË FUNDIT

Kandidati për kryetar bashkie Benet Beci, takime me përfaqësues të bizneseve në Bahçallëk të Shkodrës…
  • Aktualitet

Kandidati për kryetar bashkie Benet Beci, takime me përfaqësues të bizneseve në Bahçallëk të Shkodrës…

1 hour ago
“Më e vështirë si drejtues, do duhet kohë që rekordi im…”, Sinani tregon ambiciet kuqeblu: Duam Kupën dhe kampionatin
  • Aktualitet

“Më e vështirë si drejtues, do duhet kohë që rekordi im…”, Sinani tregon ambiciet kuqeblu: Duam Kupën dhe kampionatin

5 hours ago
Kolegji Zgjedhor “rrëzon” PD- në e Alibeajt, koalicioni “Bashkë fitojmë” i Meta- Berisha merr pjesë në zgjedhje…
  • Aktualitet

Kolegji Zgjedhor “rrëzon” PD- në e Alibeajt, koalicioni “Bashkë fitojmë” i Meta- Berisha merr pjesë në zgjedhje…

5 hours ago

TË FUNDIT

  • NGA FATJON GJINAJ – Rekomandim mjeku…si ta përshkruajmë atentatin e fundit në Lushnje…
  • Kandidati për kryetar bashkie Benet Beci, takime me përfaqësues të bizneseve në Bahçallëk të Shkodrës…
  • “Më e vështirë si drejtues, do duhet kohë që rekordi im…”, Sinani tregon ambiciet kuqeblu: Duam Kupën dhe kampionatin
  • Kolegji Zgjedhor “rrëzon” PD- në e Alibeajt, koalicioni “Bashkë fitojmë” i Meta- Berisha merr pjesë në zgjedhje…
  • MINUTA E FUNDIT – Raportohet për të shtëna me armë zjarri, informacionet e para flasin për një grua të plagosur
  • “Marre duhet me të ardhë Erion”, gazetari Berat Buzhala: Linçoi publikisht një grua dhe një nanë…

TË FUNDIT

NGA FATJON GJINAJ – Rekomandim mjeku…si ta përshkruajmë atentatin e fundit në Lushnje…
  • Kryesore

NGA FATJON GJINAJ – Rekomandim mjeku…si ta përshkruajmë atentatin e fundit në Lushnje…

1 hour ago
Kandidati për kryetar bashkie Benet Beci, takime me përfaqësues të bizneseve në Bahçallëk të Shkodrës…
  • Aktualitet

Kandidati për kryetar bashkie Benet Beci, takime me përfaqësues të bizneseve në Bahçallëk të Shkodrës…

1 hour ago
“Më e vështirë si drejtues, do duhet kohë që rekordi im…”, Sinani tregon ambiciet kuqeblu: Duam Kupën dhe kampionatin
  • Aktualitet

“Më e vështirë si drejtues, do duhet kohë që rekordi im…”, Sinani tregon ambiciet kuqeblu: Duam Kupën dhe kampionatin

5 hours ago
Kolegji Zgjedhor “rrëzon” PD- në e Alibeajt, koalicioni “Bashkë fitojmë” i Meta- Berisha merr pjesë në zgjedhje…
  • Aktualitet

Kolegji Zgjedhor “rrëzon” PD- në e Alibeajt, koalicioni “Bashkë fitojmë” i Meta- Berisha merr pjesë në zgjedhje…

5 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • BOTUESI
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Botues Blerti Delija | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.