
Nga Blerti Delija
“Në Paris do të instalohen burime publike uji të pijshëm, risia e të cilave është se kanë ujë të gazuar, bën të ditur ‘Huffington Post’. Tashmë bashkia e Parisit po ndërmerr një projekt, sipas të cilit për çdo njërën nga 20 njësitë e Parisit të ketë të pakën një burim publik uji të pijshëm me ujë të gazuar.Një nga qëllimet e këtij projekti është që të nxisë njerëzit të pinë më shumë ujë dhe të ulin nivelin e mbetjeve plastike, e krijuar nga pirja e ujit të blerë me shishe.”. Ishte ky teksti i nje lajmi ne nje portalet shqiptare. Me doli para syve menjehere pasi lexova dicka per takimet e Hahn me Lulzim Bashen, te Metes me EURALIS dhe polemikat Rama- Basha per lirine e medias. Se harrova, edhe psi lexova nje tjeter lajm ku kryeministri yne i kujtonte komisionerit Hahn se “Shqiperia e meriton marrjen e statusit te vendit kandidat ne BE”.
Ne fakt, Paris bota ka vetem nje. Por vetem nje ka edhe Rome, Nju Jork, Sidnej etj. Por Parisi hedh nje hap me tej. Kudo ka cezme apo fontana publike. Njerezit falas, pijne uje por edhe freskohen ne vapen e veres. Sepse natyrisht, jemi ne vitin 2017 dhe jo ne mesjete kur burimet e ujit i bllokonin “kulcedrat”. Por parisienet tashme do te mund te zgjedhin: uje te pagazuar apo te gazuar! Ne na duket arritje e madhe, por ne fakt si ne te gjithe boten, “uji eshte jeta”.
Pikerisht keto dite, ka nisur nje super aksion per parandalimin e vjedhjes se ujit te pijshem. Pas bukes, uji eshte elementi qe na mban gjalle fizikisht, si gjallesa. Por pas energjise elektrike, ne shqiptaret po “bejme kerdine” duke vjedhur edhe ujin. Paradoksi eshte se Shqiperia noton mbi uje, ne kuptimin e plote te fjales. Madje, pak para 1990-es por edhe me pas, eshte diskutuar ideja e furnizimit me uje nga Vlora te Jugut te Italise. E pra uji ne kete kuptim, eshte dhurate nga Zoti apo natyra per shqiptaret. Tani ceshtja e vetme eshte marrja nga burimi dhe çuarja deri ne banesa, aty ku eshte e mundur. Normalisht ka nje kosto, por si gjithmone shteti yne edhe nga ky sherbim perpiqet te nxjerre fitim. Jo te barazoje koston me te ardhurat nga shitja. Prandaj duhet nje super aksion edhe per ujin e pijshem. Ne listen e prioriteteve e para ishte energjia elektrike. Edhe ajo prodhohet fale punes te te gjithe shqiptareve para 1990-es. Sepse pas ketij viti, jane ndertuar vetem mini- hidrocentrale dhe ajo kryesisht fushore. Tani rradhen e ka uji i pijshem. Ate e kemi dhurate nga Zoti apo natyra, por rruga per te ardhur ne shtepite tona, duhet paguar. Madje, duke nxjerre edhe fitim. Sic ndodhi per energjine elektrike ku OSHEE krenohet se po del me superfitim. Cfare mbetet? Elementi me i rendesishem dhe me i konsumuar ne jeten e shqiptareve: Buka! Ne fakt, prej vitesh nuk e dime cilesine e saj, meqenese grupi me te cilin gatuhet buka jone nuk ka asnje garanci. Atehere po, do te jemi te denje te kerkojme statusin e vendit kandidat ne BE!
Une refuzoj publikisht te behem pjese e kesaj farse te rradhes! Qofte edhe per arsyet me siper, ne nuk e meritojme statusin e vendit kandidat ne BE. Ai status nuk eshte vetem per 1 deri ne 5% te qytetareve shqiptare qe kane te garantuar cdo gje ne jeten e tyre. Nese do te jepet, do te jete per 95% te pjeses qe mbetet sepse njerezit, shqiptaret duhet te jene pjese e BE-se. Mendoni se nderkombetaret nuk e njohin realitetin si edhe ne? Mendoni se ata nuk e dine dhe nuk e shohin se burgosen njerezit qe vjedhin 10 mije leke ne muaj energji elektrike dhe nuk u hiqet imuniteti atyre qe kane pergjegjesi direkte ose indirekte per qindra ton hashashqe konvertohen ne miliona euro ne xhepet e disa personave? Besoni se nuk e dine qe shqiptaret duhet te paguajne edhe ujin e burimeve nentokesore, te zbuluara nga stergjyshet si uje qe prodhohet nga ujesjellesat shteterore? Nuk e dine te huajt se sot e kesaj dite, askush e perseris askush, nuk e di sa eshte numri real i te verferve qe nuk sigurojne dot as buken e gojes? A mund te jene ne nje standart qytetaret e Parisit qe nga sot, falas nga shteti i tyre mund te zgjedhin ne mes ujit te gazuar apo te thjeshte me qytetaret e Tiranes qe ne shtepite e tyre ne qender te “metropolit” kane uje me orare (me fatlumet!)? Pse duhet ta kerkojme statusin e vendit kandidat ne BE si lemoshe, sic ndodhi me antaresimin ne NATO para disa viteve?