Dua Lipa nderohet për kontributin e saj në muzikë. Këngëtarja kosovare me famë botërore, është nderuar me çmimim “Ascap Vanguard” për ndikimin e saj në muzikë. Lipa fitoi sukses të madh dhe u bë sensacion i muzikës pop me këngën “New Rules”. “Jam shumë mirënjohëse që fitoj këtë çmim mes artistëve që i admiroj kaq shumë”, ka thënë Dua Lipa me këtë rast. Me çmim për kontributin në muzikë u nderua edhe grupi “The Amazons”. Ceremonia e çmimeve “ASCAP” mbahet çdo vit dhe prezantohet nga Shoqëria amerikane e kompozitorëve, autorëve dhe publikuesve.