Skip to content
20 July, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

“Drogë dhe banane” në port- bisnesmeni u largua para 3 ditëve, a u dekonspirua operacioni për kapjen e 613 kg kokaine

ShkodraWeb 1 March, 2018
arbriGardenFoto

Porositësi kryesor i bananeve dhe i 613 kilogramëve kokainë Arbër Çekaj rezulton se ka dalë nga Shqipëria tre ditë përpara se prokuroria dhe policia të bllokonin ngarkesën e dërguar nga Kolumbia.Sipas sistemit TIMS Arbër Çekaj është nisur të dielën nga Rinasi me destinacion Gjermaninë. Në këtë vend pronari i kompanisë “Arbri Garden” udhëtonte shpesh.

Sipas dosjes që ndodhet në prokurorine e Krimeve të Rënda hetimi për kokainën është regjistruar në datën 27, pikërisht në ditën kur automjeti bashkë me kontenierin ka dalë nga kalata për tu zhdoganuar, pra pak orë përpara se të zhvillohej operacioni antidrogë.Pasi mjeti dhe kontenieri kanë qendruar në port për 19 ditë, shoferi Armando Pezaku dhe menaxheri i “Arbri Garden”, Donaldo Lushaj janë paraqitur për të kryer zhdoganimin. Siç thuhet në dosje, ky proces ka zgjatur katër orë, ku dhe është konstatuar nga hetimi doganor shqiptar që ka njoftuar menjëherë autoritetet për dyshimet.

Drejtuesit e operacionit të Prokurorisë dhe Policisë së shtetit kanë vendosur gjatë kësaj kohe që ta mbajnë nën vëzhgim mjetin për të parë se ku do të dorëzohej ngarkesa e kokainës. Ajo çfarë është parë nga skanimi tregojnë pjestarë të grupit të hetimit është shtresa e dyfishtë e salduar mes ngarkesës së bananeve dhe drogës.Me vëzhgim automjeti i kompanisë “Pelikan Transport” është ndjekur deri sa ka hyrë në magazinat e “Arbri Garden” në Maminas.

“Pritëm”, shpjegoi në anonimat një burim, “derisa nisi shkarkimi i pak pakove me banane dhe u ndërhy menjëherë”.Por të vetmit të arrestuar janë ata që e shoqëruan ngarkesën të cilet do të dalin para Gjykatës së Krimeve të Rënda si të dyshuar për trafik ndërkombëtar droge sipas korridorit të ndjekur nga kontenieri, Kolumbi duke kaluar tranzit në Itali, në Maltë e mandej në Durrës.Arbër Çekaj ndodhet në arrati për të njëjtën vepër, ndërkohë që nën hetim përveç kompanisë së tij është edhe kompania e transportit “Pelikan Transport”.

Por prokurorët dhe policia duhet të zbulojnë më tej nëse është apo jo Arbër Çekaj porositësi kryesor i 613 kilogramëve kokainë. Ajo që dihet është se një sasi kaq e madhe nuk mund të jetë për tregun e brendshëm. /Top Channel/

Post navigation

Previous: FOTO/ Denoncon Berisha: Gjirizi i Narkoshtetit te Norieges shperthen ne Itali! 5 ton drogë i nisi policia e Vlorës…
Next: Kokaina e sekuestruar, Prokuroria kërkoi “peshqit e mëdhenj”, policia nuk kishte kapacitete mbikqyrjeje

TË FUNDIT

preng gjini policia shkoder 2026

Dyshohej se do ti bënin atentat Preng Gjinit të kthyer në Shqipëria, policia e Shkodrës arreston 2 persona

ShkodraWeb 19 July, 2026
myzafer lesha 2026

IN MEMORIAM – Myzafer Lesha, inxhinieri që ia kushtoi jetën energjisë dhe dijes…

ShkodraWeb 19 July, 2026
aksident rruga kombit 2026

FOTOLAJM – Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, 2 persona dërgohen me urgjencë në Spitalin e Traumës

ShkodraWeb 19 July, 2026

TË FUNDIT

  • Dyshohej se do ti bënin atentat Preng Gjinit të kthyer në Shqipëria, policia e Shkodrës arreston 2 persona 19 July, 2026
  • IN MEMORIAM – Myzafer Lesha, inxhinieri që ia kushtoi jetën energjisë dhe dijes… 19 July, 2026
  • FOTOLAJM – Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, 2 persona dërgohen me urgjencë në Spitalin e Traumës 19 July, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 19 korrik 2026… 19 July, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 19 korrik 2026… 19 July, 2026
  • UKSH lidh rrjetin e ri me stacionin e Dobraçit, do të ketë ndërprerje uji në Shkodër me 21 dhe 23 korrik 18 July, 2026
  • FOTO – Artistja shkodrane Sidita Islami vlerësohet në ekspozitën ndërkombëtare në Torino të Italisë 18 July, 2026
  • EMRI – I shpallur në kërkim nga Interpol Madrid, arrestohet në Malësi të Madhe 39- vjeçari… 18 July, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e shtunë, 18 korrik 2026… 18 July, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e shtunë, 18 korrik 2026… 18 July, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e shtunë, 18 korrik 2026… 18 July, 2026
  • OPINION – A është ndjesa ndaj Lorenc Lukës simbolika e ndjesës së Berishës për Shkodrën…?! 17 July, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

preng gjini policia shkoder 2026

Dyshohej se do ti bënin atentat Preng Gjinit të kthyer në Shqipëria, policia e Shkodrës arreston 2 persona

ShkodraWeb 19 July, 2026
myzafer lesha 2026

IN MEMORIAM – Myzafer Lesha, inxhinieri që ia kushtoi jetën energjisë dhe dijes…

ShkodraWeb 19 July, 2026
aksident rruga kombit 2026

FOTOLAJM – Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, 2 persona dërgohen me urgjencë në Spitalin e Traumës

ShkodraWeb 19 July, 2026
moti 2025

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 19 korrik 2026…

ShkodraWeb 19 July, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.