Mjeku i njohur infeksionist Pellumb Pipero ka reaguar pas videos se publikuar sot, teksa shfaqej me miq duke ngritur dolli me vere e ne fund e hidhte goten ne mes te lokalit, duke e bërë copë- copë në dysheme.
Mjeku ka sqaruar te verteten e videos, teksa shkruan se ajo eshte bere muaj me pare, ne nje lokal ne Velipoje, ne kushte krejt te tjera, edhe pse me Covid.
Sipas tij, “dreka ishte mes miqsh, te cileve duke i respektuar ju kam besuar jo vetem fytyren por edhe jeten”.
“Te jesh person publik mesa duket ka nje kosto kudo, edhe ne nuk i shmangemi dot. I mirekuptoj te gjithe! Nderkohe dua te sqaroj se video i perket nje dreke mes miqsh ne Velipoje, rreth disa muaj me pare, ne kushte krejt te tjera edhe pse me Covid, me te cilin duhet te mesohemi te bashkejetojme pse jo.
E ritheksoj, dreka ishte mes miqsh, te cileve duke i respektuar ju kam besuar jo vetem fytyren por edhe jeten!“, shkruan Pipero.