Shkodranet bashkepunojne me policine. Pohimi ka ardhur nga vete drejtori i Policise se Qarkut Vehbi Bushati ne nje takim te organizuar ne Bashkine e Shkodres. Duke folur para te pranishmeve, Bushati ka thene se ky vit ka patur mjaft ngjarje te renda, duke nisur nga shperthimi ne janar, ekzekutimet ne muajt korrik- gusht. Por ka patur edhe reagim nga uniformat blu.
Gjate ketij viti jane regjistruar me shume se 2120 vepra penale, nje volum mjaft i larte pune. Por nga ana tjeter, kane qene 21 mije telefonata qe kane njoftuar policine per ngjarje te ndryshme. Kerkojme te fitojme besimin tuaj dhe jemi te hapur qe duke filluar nga une, te denonconi cdo punonjes policie qe abuzon ne emer te ligjit.
Takimi i sotem u bashkeorganizua nga Bashkia Shkoder dhe Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM), ne cilësinë e lehtësuesit te takimit të hapur llogaridhënës të institucioneve vendore me qytetarët per parandalimin e krimit, ka kënaqësinë t’ju ftojë në takimin llogaridhënës. Takimi eshte pershendetur nga kryebashkiakja Ademi dhe drejtuesi i IDM- se Sotiraq Hroni.
Ky takim do të drejtohet nga drejtori i Policisë Vendore Shkodër z. Vehbi Bushati, Kryetarja e Bashkisë znj. Voltana Ademi dhe Drejtuesi i IDM Sotiraq Hroni. /ShkodraWeb/