Drejtori i Përgjithshëm i Policisë “qarkore” për policinë e Shkodrës, Ardi Veliu detyra konkrete për Niko Brahimaj

Dy ditë pas mbledhjes urgjente të thirrur nga drejtori i përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu, ky i fundit u ka lëshuar një qarkore vartësve për monitorimin e situates se ngjarjeve ne vend.

Euronews Albania ka mësuar ekskluzivisht përmbajtjen e kësaj qarkoreje të përbërë nga tre pika ku vihet re se kryepolici kërkon nga shefat e komisariateve por dhe drejtuesit e Policisë një angazhim të shtuar në territoret që mbulojnë me qëllim parandalimin e ngjarjeve në vend.

Shefat e komisariateve nuk do largohen nga territori para orës 22.00. Të listohen lokalet dhe ambientet që frekuentohen nga elementi kriminal.

Shërbimet e forcave operacionale të mbajnë në vëzhgim elementin kriminal me prirje në fushën e krimeve ndaj jetës

Kjo qarkore vjen në një kohë kur drejtori i përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu paralajmëroi se qëndrimi i mëtejshëm në detyrë i secilit drejtues do te varet nga reagimi i strukturave që kanë në varësi përballë veprimtarisë kriminale.

Reklamat që shfaqen në faqen tonë, ndihmojnë të mbijetojmë, të vazhdojmë të jemi të lirë e të pavarur. Nëse mendoni se e meritojmë, mund të kontribuoni për ShkodraWeb edhe duke klikuar KËTU! FALEMINDERIT!

Reklamat që shfaqen në faqen tonë, ndihmojnë të mbijetojmë, të vazhdojmë të jemi të lirë e të pavarur. Nëse mendoni se e meritojmë, mund të kontribuoni për ShkodraWeb edhe duke klikuar KËTU! FALEMINDERIT!