ShkodraWeb Media

E Vërteta të bën të lirë!

Drejtori Firat: Malota nuk lëviz nga Vllaznia, do të provohen një algjerian, një mesfushor maqedonas dhe një shqiptar

U fol për ndryshime rrënjësore në menaxhim si dhe për afrime talentesh nga Nigeria, por edhe lojtarë cilësorë nga Ballkani dhe jo vetëm. Por, Vllaznia deri më tani është në vendnumëro. Në Shkodër flitet për largime, e madje Ignat nuk duket në stërvitje, ndërsa Kamza e Skënderbeu në Superiore duket se po shfaqin interes për Malotën.

Në një prononcim për “Rtshsport” ka folur drejtori teknik turk i Vllaznisë, Ergin Firat, i cili ka “Është folur shumë për Malotën. Ka vetëm thashetheme nuk ka asnjë ofertë, qoftë nga klubi i Kamzës apo Skënderbeut.

Malota është një lojtar i rëndësishëm i Vllaznisë dhe ai do të largohet vetëm nëse për të vjen një oferta nga Emiratet e Bashkuara Arabe ose një klub europian”

Ndër të tjera, në lidhje me merkaton e Vllaznisë, ku deri më tani nuk ka asnjë afrim, Firat shtoi se: “Përsa i përket elementeve që mund të përforcojnë skuadrën kam folur me Hasan Likën, për të sjellë ndonjë lojtar të ri.

Nëse do bëjmë afrime, do të na duhet të largojmë disa lojtarë, pasi nuk kemi financa të shëndosha. Kam folur me drejtorin Lici dhe kemi ndërmend të provojmë një sulmues algjerian, një mesfushor maqedonas e një shqiptar”, – tha Firat.

Loading...
Copyright ShkodraWeb Media © 2019 All rights reserved. | Politika e Privatësisë nga ShkodraWeb Media.