A do te japin doreheqje apo do te presin shkarkimin drejtoret e LSI-se ne Qarkun e Shkodres? Eshte kjo pyetje qe ngrihet pas formimit te qeverise se re dhe nisjes zyrtarisht te punes se ministrave. Behet fjale per ata drejtore e pergjegjes qe kane mbetur akoma ne pune dhe i kane shpetuar “vales” te Task- Force gjate zgjedhjeve. Normalisht, ata duhet te ndjekin shembullin e drejtoreve te pergjithshem ne qender qe sot nisen doreheqjet dhe pritet te kete nje “reaksion zinxhir”,
Burime te besueshme i thane ShkodraWeb se ne qarkun e Shkodres, drejtoret e LSI-se shohin nje rreze shprese. Na tavolia baresh po diskutohet per mundesine e nje marreveshje ne mes deputetit te LSI Agron Cela dhe kryeministrit Edi Rama. Me shume jane shtuar keto zera pas vizites se kreut te qeverise ne kompleksin qe po nderton deputeti ne Velipoje, gjate kohes qe Rama kishte mbledhur ministrat e rinj atje. Ne fakt, jo zyrtarisht eshte folir per flirt Cela- Rama edhe me heret. Madje, ne vitin e fundit te mandatit te kaluar, ne nje periudhe marredheniet ne mes deputetit te LSI dhe kreut te Kuvendid Meta ishin te ngrira deri ne ate pike, saqe komunikohej vetem nepermjet prefektit Paulin Radovani. Por afrimi i fushates dhe pesha specifike e akumuluar ne vite nga Cela dhe enturazhi i tij ne Shkoder, detyruan Meten ta vendosin te parin ne listen e qarkut per LSI.
Po cilat jane mundesite reale per nje marreveshje te mundshme?
Vetem nje dhe nese mendohet per zgjedhjet vendore. Nje bashkim i mundshem i forcave te LSI me PS dhe PSD, mund te sjellin permbysjen e madhe ne Bashkine Shkoder ne 2019. Askush nuk e mohon se LSI brenda qytetit Shkoder por edhe ne disa ish- komuna, ka mjaft mbeshtetje. Por edhe ketu, ka dy ceshtje qe hane diskutim. Qe militantet e mbeshtetesit e LSI te jene te qendrueshem dhe “besnike” te deputetit Cela, ata duhet ta shohin ate “te forte” politikisht. E kjo force shihet ne ruajtjen e posteve ne drejtori rajonale, ndoshta edhe ne marrjen e ndonje tjetre. Por me heret, Cela duhet te shohe pozicionin qe ka si deputet i LSI-se, konfrontuar edhe me qendrimin shume te ashper te kryetares Monika Kryemadhi ndaj Rames e mazhorances. Deputeti i LSI-se duhet te beje llogarite, jo vetem me te sotmen, por edhe ne te ardhmen nese synon te qendroje ne politiken e larte gjate.
Tjeter ceshtje, ka te beje edhe me perceptimin e socialisteve shkodrane per bashkepunimin gjate 4 viteve me LSI-ne por edhe lenien e nje “parcele” ne Shkoder tashme qe zyrtarisht eshte ne opozite. Para, gjate dhe pas fushates, socialistet nuk kane ngurruar se sulmuari dhe ankuari per LSI-ne qe jo vetem ka marre drejtorite, por nuk ka respektuar as kuotat e punesimeve me PS-ne. Por hapja e mundshme e “fronteve” te reja te punes ne drejtori qe mund te kene patur ish- aleatet, mund te jete amortizator per Ramen. Edhe pse, per hir te realitetit, Rama jo rradhe here ka dhene shenja se per ceshtje te ndryshme, ai nuk pyet shume bazen. /ShkodraWeb/