Në konferencën e përditshme për shtyp lidhur me korona virusin, Presidenti Donald Trump e pranoi se rezervat kombëtare të paisjeve mbrojtëse që përdorin mjekët dhe infermierët për t’u mbrojtur nga pandemia, pothuajse kanë përfunduar. Presidenti Trump e konfirmoi të mërkurën lajmin e njoftuar nga media gjatë ditës, ndërkohë që Shtetet e Bashkuara shënuan mbi 900 jetë të humbura, numri më i lartë nga virusi brenda një dite.
Shtetet e Bashkuara kanë tani numrin më të madh të të prekurve nga korona virusi në botë mbi 209 mijë, ndërsa të vde kurit kanë arritur në mbi 4,600. Në Nju Jork, epiqendra e virusit në Shtetet e Bashkuara, guvernatori Andrew Cuomo tha se mund të ketë deri në 16 mijë të vde kur nga epidemia. Deri tani në shtetin e Nju Jorkut ka rreth 84 mijë të infektuar dhe afro 2 mijë të vde kur.
Presidenti Donald Trump tha se administrata e tij po konsideron kufizime të mëtejshme për udhëtimet e brendshme “mes pikave të nxehta”, në përpjekje për të luftuar epideminë. Por ai i refuzoi idesë për një urdhër mbarëkombëtar për ndaluar lëvizjet në Shtetet e Bashkuara. Megjithëse disa shtete po veprojnë ngadalë, zoti Trump tha se duhet një fare fleksibiliteti pasi në disa shtete gjendja nuk është edhe aq e rëndë.
Shtëpia e Bardhë tha të martën se deri në 240 mijë amerikanë mund të vde sin nga korona virusi. /VOA/