ShkodraWeb Media

E Vërteta të bën të lirë!

DRAFT- MARRËVESHJA/ Zbulohen pesë pikat e platformës që opozita do t’i paraqesë Ramës si kryetar i PS-së…

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi ka deklaruar se platforma e opozitës për të dalë nga kriza përmban 5 pika dhe një marrëveshje me kushte me Ramën, jo si kryeministër, por si kryetar i PS-së.

Aleati i Bashës ka zbuluar 5 shtyllat kryesore ku bazohet kjo platformë. Ndryshimet Kushtetuese, Reforma në Drejtësi, Reforma Zgjedhore, Dek.riminalizimi i politikës dhe i institucioneve dhe “çlirimi” i mediave . Këto janë pikat me të cilat opozita do t’i prezantohet mazhorancës për të arritur një marrëveshje për daljen nga kriza, por me një kusht: Që të negociohen të gjitha pikat në bllok dhe jo të shkëputura nga njëra-tjetra.

Ai është ndalur të flasë edhe për aksionin opozitar, ku ka zbuluar se para datës 18 tetor, ditë në të cilën do të jepet vendimi për çeljen ose jo të negociatave me BE-në, nuk do të ketë protesta.

Copyright ShkodraWeb Media © 2019 All rights reserved. | Politika e Privatësisë nga ShkodraWeb Media.