Skip to content
21 May, 2025
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

bashkepunime shwm 88
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Dossier
  • Kryesore
  • Sociale

DOSSIER NGA KLAJD KAPINOVA- Misteri i jetës së Adolf Hitler, ndërroi jetë në vitin 1965, Eva Braun në vitet 2000

ShkodraWeb 24 April, 2025
dosja adolf hitler 2025

Fakte: Siç thuhet në dokumentet e marra nga FBI (SHBA), Adolf Hitleri dyshohet se mbërriti në Argjentinë, duke qëndruar fillimisht në Hacienda San Ramón, një pronë rurale 10 kilometra (6 milje) në lindje të Bariloche-s në pronësi të Stephan von Schaumburg-Lippe, një i afërm i Princit Bernhard, pastaj u zhvendos në një rezidencë në stilin bavarez në Inalco, një vend i largët dhe mezi i arritshëm në skajin veriperëndimor të liqenit Nahuel Huapi, afër kufirit kilian.

Me sa duket, Eva Braun u largua nga Hitleri rreth vitit 1954 dhe u zhvendos në Neuquén me vajzën e tyre Ursula (Uschi). Adolf Hitleri vdiq në shkurt të vitit 1965 në moshën 76 vjeç, dhe Eva Braun dyshohet se ishte gjallë në vitet 2000.

 Fakte: Në vitin 1946, aleatët (SHBA, Franca, Anglia dhe Bashkimi Sovjetik) publikuan një listë me 150,000 kriminelë nazistë të luftës, nga të cilët vetëm 50,000 u gjetën e u gjykuan. Kjo do të thotë se pjesa tjetër ose u arratis ose vdiq dhe ekspertët spekulojnë se rreth 10,000 prej të zhdukurve ikën në Amerikën e Jugut.

Njerëzit e secilës degë përdornin një rrugë të ndryshme ikjeje. Otto Skorzeny, i cili dikur ishte truproja personal i Hitlerit, filloi të punonte për presidentin e Argjentinës dhe drejtoi rrugën e tij të arratisjes.

Akoma më befasues është fakti që zyrtarët e lartë të qeverisë, ish-ushtarët, pilotët e luftës, mjekët, qeveritë e huaja, organizatat e ndihmës dhe Kisha Katolike punuan pa u lodhur për të ndihmuar nazistët t’i shmangeshin drejtësisë dhe të krijonin shtëpi të reja me emra të rremë. Këto organizata që mbështesin krimin u nisën në mënyrë aktive për të transportuar fshehurazi nazistët nga brigjet spanjolle ose italiane në strehën më të njohur: Amerikën e Jugut.

Në fakt, shumë zyrtarë katolikë të Amerikës së Jugut dhe Evropës lëshuan dokumente të rreme për ta për të marrë pasaporta nga Vatikani ose Kryqi i Kuq – të cilët ishin gjithashtu bashkëpunëtorë – në mënyrë që të mund të udhëtonin lirshëm. Shumë nga këta bashkëpunëtorë ishin antisemitë dhe e admironin ideologjinë e Hitlerit. Ata siguruan letrat e rreme që lehtësuan njerëz si Adolf Eichmann të lundronin në Amerikën e Jugut, së bashku me 800 anëtarë të tjerë të Shërbimit Sekret.

Në fund, Brazili pranoi 2000 nazistë, Kili mori 1000 dhe Argjentina bëri të njëjtën gjë me 5000 simpatizues të Hitlerit.

Nga Klajd Kapinova

Komunizmi për Hitlerin ishte pjesë e një komploti ndërkombëtar hebraik (ebrej)

Në fund të shekullit të 21-të ishin shkruar më shumë libra për Hitlerin gjerman, që nga vdekja e tij sesa për Napoleonin, gjatë gjysmë shekulli, pas vdekjes së francezit. Koha dhe distanca nga ngjarjet e Luftës së Dytë Botërore (L2B), kanë ndikuar edhe në interpretimin historik të politikanit dhe diktatorit nazist austriako-gjerman Adolf Hitlerit (1889-1965).

Hitleri, ishte politikan gjerman, një diktator i Gjermanisë naziste nga viti 1933 deri në vdekjen e tij natyrale në vitin 1965, në Argjentinë në Amerikën Latine.

Adolfi u ngrit në pushtet si udhëheqës i Partisë Naziste, duke u bërë kancelar në vitin 1933 dhe më pas duke marrë titullin Führer und Reichskanzler në vitin 1934.

Pushtimi i tij i Polonisë më 1 shtator 1939, shënoi fillimin e Luftës së Dytë Botërore (L2B). Ai ishte i përfshirë ngushtë në operacionet ushtarake gjatë gjithë luftës dhe ishte qendror në kryerjen e Holokaustit: gjenocidin e disa miliona hebrenjve dhe miliona viktimave të tjera.

Partia Gjermane Nacional Socialiste e Punëtorve

Në kohën e lirimit të Hitlerit nga burgu, politika në Gjermani ishte bërë më pak luftarake dhe ekonomia ishte përmirësuar, duke kufizuar mundësitë e Hitlerit për agjitacion politik. Si rezultat i grushtit të dështuar të shtetit të birrës, Partia Naziste dhe organizatat e saj të lidhura u ndaluan në Bavari.

Nationalsozialistishe Deutsche Arbeiter Partei (Partia Gjermane Nacional Socialiste e Punëtorve), njihet më shumë me termin Partia Naziste, si shkurtim i fjalës gjermane Nationalsozialismus.

Kjo parti u themelua në vitin 1920 nga Adolf Hitler dhe ishte pasardhësja e DAP Deutsche Arbeitpartei (Partia Gjermane e Punëtorve). Asokohe partia u fut në skenën politike gjermane si një forcë e re, energjetike, e aftë të nxirrte Gjermaninë nga kriza e thellë ekonomike dhe politike.

Pas dështimit të Puçit të Mynihut, udhëheqja e partisë vendosi të linte mënjane politikat revolucionare dhe të arrinte në pushtet nëpërmjet mjeteve pak a shumë të ligjëshmë.

Në zgjedhjet e 1928 ajo fiton 2.6 % të votave, katër vjet më vonë në vitin 1932 sërisht fiton 38.3 % të votave. Në janar të vitit 1933 presidenti i kësaj partie Adolf Hitler emërohet Kryministër (Kencelier) dhe me pas Führer.

Në zgjedhjet e marsit të po atij viti NSDAP fiton 43.9 % të votave. Që nga ky moment ajo arrin të vendos regjimin e vet totalitar në të gjithë territorin e Gjermanisë.

Partia politike në fjalë arriti kulmin e marrëzisë, kur në vitin 1942 arriti në zgjidhjen përfundimtare. Ajo pati një rol shumë të madh në planet e luftës deri sa e çoi Gjermanine në rrënimin total kombëtar, material dhe njerëzorë.

Në vitin 1965, me vdekjen e Adolf Hitler Udhëheqës i Partisë Naziste dhe me perfundimin e luftes Partia Naziste shpërndahet, për tu mos bashkuar më deri më sot. Mirëpo sot në vitin 2025, sikurse dihet nga të gjithë ka disa parti të tjera neonaziste, por partia e krijuar në një birrari të Mynihut nuk bëhet më.

Në një takim me Kryeministrin e Bavarisë, Heinrich Held, më 4 janar 1925, Hitleri pranoi të respektonte autoritetin e shtetit dhe premtoi se do të kërkonte pushtet politik, vetëm përmes proçesit “demokratik”. Takimi gjithashtu hapi rrugën, që ndalimi i Partisë Naziste të hiqej më 16 shkurt 2025. Megjithatë, pas një fjalimi provokues (nxitës), që mbajti më 27 shkurt, Hitlerit iu ndalua të fliste publikisht nga autoritetet bavareze, një ndalim që mbeti në fuqi deri në vitin 1927.

Për të çuar përpara ambiciet e tij politike pavarësisht ndalimit, Hitleri emëroi Gregor Strasser, Otto Strasser dhe Joseph Goebbels, për të organizuar dhe zgjeruar Partinë Naziste në Gjermaninë veriore, Gregor Strasser, ndoqi një kurs politik më të pavarur, duke theksuar elementët socialistë të programit të partisë.

Rënia e aksioneve në Shtetet e Bashkuara u thellua më 24 tetor të vitit 1929, duke i hapur rrugën Depresionit të Madh ne vend. Europa dhe ekonomia e saj u trondit dhe u ç’orientua shumë. Nga ana e tjetër, ndikimi negativ ekonomik në Gjermani asokohe ishte i tmerrshëm: miliona njerëz mbetën të papunë dhe disa banka të mëdha vendase falimentuan.

Hitleri dhe Partia Naziste, u përgatitën të përfitonin nga emergjenca ekonomike dhe financiare, për të fituar dhe zgjeruar mbështetje për partinë e tyre politike. Ata premtuan të hidhnin poshtë Traktatin e Versajës, të forconin ekonominë, financat dhe të siguronin dhe hapnin vende të reja vende pune brenda Gjermanisë.

Historia dhe mizoria e tij ekstreme me një brutalitet të ftohtë

Hitleri lindi në Braunau am Inn në Austro-Hungari e u zhvendos në Gjermani në vitin 1913. Ai u dekorua, gjatë shërbimit të tij në Ushtrinë Gjermane në Luftën e Parë Botërore (L1B)), duke marrë si vlerësim të lartë ushtarak Kryqin e Hekurt. Në vitin 1919 ai u bashkua me Partinë e Punëtorëve Gjermanë (DAP), pararendësen e Partisë Naziste, dhe në vitin 1921 u emërua udhëheqës i Partisë Naziste.

Në vitin 1923, ai u përpoq me ambicie të merrte pushtetin qeveritar, në një grusht shteti të dështuar në Mynih dhe u dënua me 5 vjet burg, duke vuajtur pak më shumë se një vit. Ndërsa ishte atje, ai diktoi vëllimin e parë të autobiografisë dhe manifestit të tij politik “Mein Kampf” (Lufta ime).

Fillimisht, Adolph Hitleri donte ta quante librin e tij të ardhshëm “Viereinhalb Jahre (des Kampfes) gegen Lüge, Dummheit und Feigheit” (Katër Vjet e Gjysmë (Luftë) Kundër Gënjeshtrave, Marrëzisë dhe Frikës). Max Amann, drejtues i Franz Eher Verlag dhe botues i Hitlerit, thuhet se ka sugjeruar librin shumë më të shkurtër “Mein Kampf” (“Lufta Ime”). Libri në fjalë është një manifest autobiografik i vitit 1925 nga udhëheqësi i Partisë Naziste Adolf Hitler. Libri përshkruan shumë nga bindjet politike të tij, ideologjinë e tij politike dhe planet e ardhshme për Gjermaninë dhe botën. Vëllimi 1 i Mein Kampf u botua në vitin 1925 dhe Vëllimi 2 në vitin 1926. Libri u redaktua fillimisht nga Emil Maurice, pastaj nga zëvendësi i Hitlerit, Rudolf Hess. Ai e filloi Mein Kampf ndërsa ishte i burgosur pas grushtit të shtetit të dështuar në Mynih në nëntor 1923 dhe një gjyqi në shkurt 1924 për tradhti të lartë, në të cilin ai mori një dënim prej pesë vjetësh në burgim në fortesë (Festungshaft). Edhe pse fillimisht priti shumë vizitorë, ai shpejt iu përkushtua tërësisht librit. Ndërsa vazhdonte, ai e kuptoi se do të duhej të ishte një vepër me dy vëllime, me vëllimin e parë të planifikuar për t’u botuar në fillim të vitit 1925. Guvernatori i Burgut të Landsbergut vuri në dukje në atë kohë, se: “Ai (Hitleri) shpreson që libri të ketë shumë botime, duke i mundësuar kështu të përmbushë detyrimet e tij financiare dhe të mbulojë shpenzimet e bëra në kohën e gjyqit të tij”. Pas shitjeve të ngadalta fillestare, libri u bë një bestseller në Gjermani, pas ngritjes së Hitlerit në pushtet në vitin 1933. Pas vdekjes së Hitlerit, të drejtat e autorit të Mein Kampf i kaluan qeverisë shtetërore të Bavarisë, e cila refuzoi të lejonte çdo kopjim ose shtypje të librit në Gjermani. Në vitin 2016, pas skadimit të të drejtave të autorit, të mbajtura nga qeveria shtetërore e Bavarisë, Mein Kampf u ribotua në Gjermani për herë të parë që nga viti 1945, gjë që shkaktoi debat publik dhe reagime të ndara nga grupet hebraike. Një ekip studiuesish nga Instituti i Historisë Bashkëkohore në Mynih botoi një botim me dy vëllime, pothuajse 2,000 faqe, të shoqëruar me rreth 3,500 shënime. Kjo u pasua në vitin 2021 nga një botim francez me 1,000 faqe, bazuar në versionin gjerman të shoqëruar me shënime, me rreth dyfish më shumë komente sesa tekst. Që nga fillimi i viteve 1930, historia e Mein Kampf në anglisht ka qenë e ndërlikuar dhe një rast për polemika. Asokohe u bënë katër përkthime të plota, të cilat u përfunduan para vitit 1945, si dhe një numër fragmentesh në gazeta, broshura, dokumente qeveritare dhe dorëshkrime të pabotuara. Jo të gjitha këto kishin miratim zyrtar nga botuesit e tij, Eher Verlag. Që nga lufta, përkthimi i vitit 1943 nga Ralph Manheim ka qenë përkthimi më i botuar, megjithëse versione të tjera kanë vazhduar të qarkullojnë. Në SHBA, “Mein Kampf”, mund të gjendet në shumë biblioteka komunitare dhe mund të blihet, shitet dhe shkëmbehet. Ai gjithashtu mbrohet nga Amendamenti i Parë i Kushtetutës së Shteteve të Bashkuara si çështje e lirisë së fjalës dhe e lirisë së shtypit. Qeveria e SHBA-së sekuestroi të drejtën e autorit në shtator 1942, gjatë Luftës së Dytë Botërore, sipas Aktit të Tregtimit me Armikun dhe në vitin 1979, Houghton Mifflin, botuesi amerikan i librit, bleu të drejtat nga qeveria në përputhje me 28 CFR 0.47. Më shumë se 15,000 kopje shiten në vit. Në vitin 2016, Houghton Mifflin Harcourt raportoi se po kishte vështirësi në gjetjen e një organizate bamirëse, që do të pranonte fitime nga shitjet e versionit të saj të Mein Kampf, të cilin kishte premtuar ta dhuronte.

Pas lirimit të tij të parakohshëm në vitin 1924, ai fitoi mbështetje masive popullore, duke sulmuar Traktatin e Versajës dhe duke promovuar pan-gjermanizmin, antisemitizmin dhe antikomunizmin, me oratori joshëse karizmatike dhe propagandë naziste.

Kryenazisti shpesh e denonconte komunizmin si pjesë të një komploti ndërkombëtar hebraik (ebrej). Deri në nëntor 1932, Partia Naziste mbante shumicën e vendeve në Reichstag, por jo shumicën. Ish-kancelari Franz von Papen dhe udhëheqës të tjerë konservatorë e bindën Presidentin Paul von Hindenburg të emëronte Hitlerin si kancelar më 30 janar 1933.

Menjëherë pas kësaj, Reichstag miratoi Aktin e Mundësimit të vitit 1933, i cili filloi proçesin e transformimit të Republikës së Vajmarit në Gjermaninë Naziste, një diktaturë njëpartiake e bazuar në ideologjinë totalitare, autokratike dhe fashiste të nazizmit.

Pas vdekjes së Hindenburgut më 2 gusht 1934, Hitleri u bë njëkohësisht kreu i shtetit e i qeverisë, me pushtet absolut. Brenda vendit, ai zbatoi politika të shumta raciste dhe kërkoi të deportonte ose vriste hebrenjtë gjermanë.

Ai ishte mishërimi i së keqes politike moderne

Sikurse dihet 6 vitet e tij të para në pushtet, rezultuan në një rimëkëmbje totale dhe të shpejtë ekonomike nga Depresioni i Madh, heqjen e kufizimeve të vendosura ndaj Gjermanisë, pas Luftës së Parë Botërore dhe aneksimin e territoreve të banuara nga miliona gjermanë etnikë, gjë që fillimisht i dha atij mbështetje të konsiderueshme popullore.

Një nga qëllimet kryesore të Hitlerit ishte Lebensraum (hapësira e jetesës), për popullin gjerman në Evropën Lindore, dhe politika e tij e jashtme agresive dhe ekspansioniste konsiderohet shkaku kryesor i L2B në Evropë. Ai drejtoi një riarmatim në shkallë të gjerë dhe më 1 shtator 1939, pushtoi Poloninë, duke bërë që Britania dhe Franca t’i shpallnin luftë Gjermanisë.

Në qershor 1941, Hitleri urdhëroi një pushtim të Bashkimit Sovjetik. Në dhjetor 1941, ai i shpalli luftë SHBA-së. Deri në fund të vitit 1941, forcat gjermane dhe fuqitë evropiane të Boshtit pushtuan pjesën më të madhe të Evropës dhe Afrikës së Veriut. Këto fitime u përmbysën gradualisht pas viteve 1941-1945 ushtritë aleate mposhtën ushtrinë gjermane.

Më 29 prill 1945, ai u martua me partneren e tij të gjatë, Eva Braun, në Führerbunker në Berlin. Çifti u arratis në Argjentinë dhe nuk kreu “vetëvrasje”, (sikurse është thënë pasaktësisht deri tani 1945-2025), për të shmangur kapjen nga Ushtria e Kuqe Sovjetike e kryesuar asokohe nga diktatori bolshevik komunist J.V. Stalinit.

Historiani dhe biografi Ian Kershaë e përshkroi Hitlerin si “mishërimin e së keqes politike moderne”. Nën udhëheqjen dhe ideologjinë raciste të tij, regjimi nazist ishte përgjegjës për gjenocidin e rreth miliona hebrenjve dhe miliona viktimave të kombeve të tjera, të cilët ai dhe pasuesit e tij i konsideronin Untermenschen (nënnjerëzor) ose shoqërisht të padëshirueshëm për popullin gjerman asokohe.

Adolf Hitler si pjesë e historisë gjermane dhe botërore

Hitleri dhe regjimi nazist, ishin gjithashtu përgjegjës për vrasjen e qëllimshme të rreth 19.3 milionë civilëve dhe të burgosurve të luftës. Përveç kësaj, 28.7 milionë ushtarë dhe civilë vdiqën si pasojë e veprimeve ushtarake në teatrin europian. Numri i civilëve të vrarë gjatë L2B ishte i pashembullt në luftë dhe viktimat përbëjnë konfliktin më vdekjeprurës në histori.

Ai ishte i vetëm, përgjegjës për fillimin e Luftës. Faji i tij për zbatimin e Holokaustit, domethënë, zhvendosja e politikës gjermane nga dëbimi në shfarosjen e hebrenjve, të Evropës dhe Rusisë europiane.

Megjithëse nuk ekziston asnjë dokument i vetëm i urdhrit të tij për këtë qëllim, fjalimet, shkrimet, raportet e diskutimeve të Hitlerit me bashkëpunëtorët dhe shtetarët e huaj dhe dëshmitë e atyre, që kryen veprimet shpesh janë cituar si dëshmi për rolin e tij kryesor.

Pavarësisht masës së madhe të dokumenteve gjermane të mbijetuara Hitleri ishte, siç tha ai vetë në disa raste, një njeri i fshehtë dhe disa nga pikëpamjet dhe vendimet e tij ndryshonin nganjëherë nga shprehjet e tij publike.

Për një kohë të gjatë historianët dhe komentuesit e tjerë e morën si të mirëqenë se dëshirat, ambiciet dhe ideologjia e Hitlerit ishin të përcaktuara kjartë në librin e tij Mein Kampf.

Pikëpamja popullore e Hitlerit, shpesh përfshin supozime për shëndetin e tij mendor. Ka pasur një tendencë për t’ia atribuar “çmendurinë” Hitlerit. Pavarësisht nga dëshmitë e herëpashershme të shpërthimeve të tij, mizoria dhe shprehjet dhe urdhrat e tij më ekstreme sugjerojnë një brutalitet të ftohtë, të cilat gjithsesi tregojnë se ai ishte plotësisht i vetëdijshëm.

Hulumtimet e shumta të të dhënave të tij mjekësore, tregojnë gjithashtu se, ai nuk ishte shumë i paaftë nga sëmundja (përveç simptomave të avancuara të sëmundjes së Parkinsonit).

Ajo që është e padiskutueshme është se Hitleri kishte një prirje të caktuar për hipokondri, se ai gëlltiti sasi të mëdha medikamentesh gjatë luftës dhe se qysh në vitin 1938 ai e “bindi” veten se nuk do të jetonte “gjatë”, gjë që nuk ishte reale, sepse ai jetoi gjatë, pas ikjes se tij në Amerikën Latine e u vendos perfundimisht në Argjentinë.

Ai asokohe zotëronte aftësi mendore normale, që u mohuan nga disa nga kritikët e tij të mëparshëm. Ai kishte një kujtim të mahnitshëm për detaje të caktuara dhe një pasqyrë instinktive për dobësitë e kundërshtarëve të tij.

Arritja e tij më e mahnitshme, ishte bashkimi i masës së madhe të popullit gjerman (dhe austriak) pas tij, ku gjatë gjithë karrierës së tij, popullariteti i tij ishte më i madh dhe më i thellë se popullariteti i Partisë së majtë Nacional Socialiste.

E kësisoj, një shumicë e madhe e gjermanëve besuan në liderin e tyre populist deri në fund. Në këtë aspekt ai shquhet pothuajse në mesin e të gjithë diktatorëve të shekujve XIX-XX, gjë që është veçanërisht mbresëlënëse, kur kemi parasysh se gjermanët ishin ndër popujt më të arsimuar në shekullin XX.

Përballë këtij fakti bindës, nuk ka dyshim, se shumica dërrmuese e popullit gjerman e mbështeti me plot zemër linderin e tyre populist Hitlerin, në mënyrë aktive dhe pasive.

Besimi i gjermanëve tek ai ishte më i madh, se besimi i tyre në hierarkinë naziste

Ky është një fakt, që ka sunduar gjatë gjithë kohës së ekzistencës së këtij regjimi ushtarak gjatë L2B. Duhet thënë se, ajo që kontribuoi në këtë mbështetje, ishin sukseset ekonomike dhe sociale, për të cilat ai mori plotësisht meritën, gjatë udhëheqjes së tij të hershme: zhdukja virtuale e papunësisë, prosperiteti në rritje i masave, institucionet e reja shoqërore dhe rritja e prestigjit gjerman në vitet 1930, arritje të pashembullta në historitë e diktatorëve të tjerë totalitar modernë.

Në krahasim me paraardhësit shpirtërorë dhe intelektualë gjermanë të disa ideve të tij, nuk ka asnjë udhëheqës kombëtar gjerman, me të cilin ai mund të krahasohet. Pra, ai nuk kishte pararendës, një tjetër ndryshim midis tij dhe diktatorëve të tjerë.

Në kë aspekt, ai në vitin 1938 e kishte bërë Gjermaninë vendin më të fuqishëm dhe njëkohsisht më të frikshëm në Europë dhe ndoshta në botës.

Ai i arriti të gjitha këto pa luftë, ndonëse ishte shumë afër fitimit të luftës në vitin 1940, por rezistenca e madhe e Britanisë së Madhe asokohe e personifikuar nga burrshteti dhe kryeministri i talentuar dhe brilant Sir Winston Churchill e pengoi atë.

Sikurse dihet nga nëna histori u desh koalicioni i pazakontë, anglo-amerikan me ish Bashkimin Sovjetik (B.R.S.S.), për të mposhtur Rajhun e Tretë.

Përballë kësaj situate të pazakonte në historinë e Europës dhe botës, duhet kujtuar se asnjëra palë ndërluftuese nuk do të ishte në gjendje ta pushtonte vetëm Hitlerin, gjë që tregon se ai ishte shumë shumë i fuqishëm ushtarakisht me një mbështetje totale mahnitëse popullore gjermane.

Në të njëjtën kohë, ishte brutaliteti i tij dhe disa nga vendimet absurd, që gjithsesi çuan në shkatërrimin e tij, duke lidhur aleancën e pazakontë të kapitalistëve dhe komunistëve, të Churchillit, Ruzveltit dhe Stalinit së bashku.

Asokohe Hitleri mendonte se ishte një burrë shteti i madh, por ai nuk e kuptoi përbuzjen e pakushtëzuar të asaj që kishte bërë.

Ai mendonte se koalicioni i armiqve të tij do të shpërbëhej përfundimisht dhe atëherë Hitleri do të ishte në gjendje të vendosej me njërën ose tjetrën anë dhe shpresa të tilla ishin aktuale edhe tek shumë ndjekës gjermanë deri në fund të kapitullimit ushtarak dhe politik.

Admirues të hapur dhe të fshehur të Hitlerit dje dhe sot, ende vazhdojnë të ekzistojnë në Gjermani dhe botë. Megjithatë, nuk ka gjasa që reputacioni i Hitlerit si mishërimi i së keqes të ndryshojë ndonjëherë.

Të pathëna të reja gjatë hyrjes

Ka shumë dekada historie, që makina e fuqishme e mediave qeveritare dhe “historianët” apo “studiuesit” propogandistë botërorë dhe kryesisht ato “profesorët” me “reputacion” europiane dhe amerikane, duke përfshirë edhe ato viktimat e drejtpërdrejtë ebrej, në mënyrë sistematike, kanë gënjyer veteveten dhe naivet lexues (duke përfshirë edhe shkollarët trushpërlarë të disa gjeneratave) non stop 24/7/365, se Adolf Hitleri asokohe ka vrarë veten me pistoletë në bunker dhe më pas (sipas “porosisë” së tij) trurpi i tij nga shoqëruesit është lyer me benzinë dhe është djegur!!!

Kështu rren mbas rrene ka vazhdue kjo fabul e rrëfyer në forma të ndrysme, por që kishte një përmbajtje kryesore në fillim komuniste sovjetike (ruse) dhe kapitaliste britanike, që më pas është shumëzue në Europë dhe botë, me libra voluminoze, të mbushur fillim e mbarim me rrena mbi rrene, “dokumentarë” serialë të redaktuara apo censuruar 100% (duke na rikujtuar shprehjen e vjetër: se “përseritja është nana e dijës dhe baba i merzisë”), duke krijuar me perralla dhe filma të reja gjithmonë personazhe muskulozë fitimtarë dhe heronj me personazhe të pavdekshëm dhe me supër hiperbolizime të tjera në formë trillimesh manipulative brez mbas brezi.

Por e vërteta lakuriqe ishte dhe është ende sot krejt ndryshe dhe fatmirësisht 100% e kundërt me atë që ato kanë përhapur për shumë dekada deri tani “historianët” botërorë.

Por e keqja nuk mbaron këtu. Deri tani asnjë institucion “shkencorë” historik, akademi apo vetë profesorët dhe doktorët e “shkencave” historike, nuk kanë kërkuar falje me pendesë, për gënjeshtrat me thes dhe mashtrimin e qëllimshëm dhe të përsëritur të bërë për shumë kohë popujve dhe institucioneve, ku ato fatkeqsisht kanë vegjetuar dhe janë përdorur nga të tjerët si robot politikë propafandistik deri sot.

E shkreta e vërtetë, që s’ka gojë të flas dhe ankohet për padrejtësinë që i janë bërë asaj, dje dhe sot gjithmonë po vazhdon të sulmohet dhe anatemohet nga po “profesorët” egoistë të “historisë” kudo në botë. E vërteta si kamxhik, mbi gënjeshtrën dhe mashtrimin sado e hidhur është ajo mendoj se duhet thënë troc, sikurse logjika matematikore se 2+2=4 dhe jo 5…

Ish Kryeministri i Gjermanisë asokohe dhe ish Kryekommandanti i forcave të armatosura dhe egoisti i shfrenuar për të sunduar të gjithë botën dikatatori manjak Adolf Hitleri, sipas dokumenteteve të reja sekrete dhe topsekrete të deklasifikuara kohët e fundit në Argentinë nga presidenti aktual Prof. Milei (sikurse njihet si Trumpi i Argjentinës), del se i ka mbyllur sytë nga kjo botë ose ka vdekur i qetë në shtëpi dhe ka pas vazhdimisht një jetë normale në këtë shtet, që asokohe u bë Atdheu i tij i dytë.

Sikurse dihet Argentina ka komunitetin më të madh gjerman dhe italian, të vendosur atje mbas mbarimit të L2B. Ish oficerët e lartë të Gjermanisë naziste sikurse edhe ushtarë të thjeshtë dhe pjesë nga populli, që kishte lidhje të ngushta me ushtrinë gjermane kanë marrë rrugën e emigracionit në në vitin 1945 drejt shtetëve të ndryshme të botës, por më së shumti ato u vendosën si ngulime të reja në Amerikën Latine, si: Argjentinë, Brasil, Kili, Paraguaj, Uruguaj, Bolivi, Guajana Franceze, Ekuadori, Peru, Kolombia, etj., dhe në shtetet e ishujve Karaibe ose sikurse njihet gjeografikisht të Amerikës Qendrore, si: Republika Domenikane, Nikaragua, Guatemala, Porto Riko (Komunuethi i SHBA-së), Ishujt Virgjin (Spanjole), sot nën administrimin e SHBA-së, Kuba, Ishulli Kajman (koloni britanike) etj.

Asokohe dhe sot shumë prej tyre janë martuar me vendasit, duke përmirësuar jetën, kulturën dhe racën e vendasve, për shumë dekada deri në ditët tona. Ata dhe disa komunitete të tjera të me ngjyrë të bardhë europianë, sikurse dihet nga historia kanë rindërtuar nga fillimi këtë vend të Amerikës Latine, që para ardhjes së kolonëve europianë ka qenë një ndër vendet më të prapambetura latine…

Në kryeqytetin e vendit Buones Aires, bisneset kontrollohen nga kolonët europianë, që u vendosen aty në rrethana dhe situata të ndryshme shoqërore, politike dhe historike. Në shumë hotele, restorante, bisnese apo edhe në zyra bisnesi etj., ka të ekspozuar në faqet e mureve rrethues shumë foto të të parëve te tyre prindër, që ishin pjesë e rregullt e ushtrisë së madhe naziste të Gjermanisë asokohe…

Po ashtu aty në faqet e mureve ka shumë foto të udheheqësit të tyre të Adolf Hitlerit, të cilët shihen pothuajse në cdo shtëpi të emigrantëve gjermanë të pas L2B.

Nga ana e tjetër, shteti i ri i Izraelit (themeluar në vitin 1948, me kryeqytetit Tel Aviv, sot Jerusalem), për shumë dekada duke filluar nga vitit 1945-2025, është munduar përmes Shërbimit Sekret (Mussad) të tyre të zbuloi, arrestoi dhe kthei në Izrael shumë prej tyre në Gjykatën e Izraelit për Krimet e L2B, duke shkelur vazhdimisht ligjet vendase argjentinase, të mos arrestimit dhe deportimit të tyre nga toka latine për asnjë arsye.

Vendet e Amerikës Latine, asnjëherë nuk i kanë përndjekur gjermanët dhe as italianët e periudhës dhe pas mbarimit të L2B, por përkundrazi kanë bashkëjetuar të qetë dhe kanë bërë bisnes dje dhe sot, me të gjithë kolonët e huaj europianë të vendosur aty vit pas viti.

Për hir të së vërtetës historike, duhet thënë, se Diaspora Gjermane, ishte faktori kryesor për rindërtimin e Gjermanisë të shkatërruar totalisht (ku nga bombardimet masive janë vrarë mbi 150 mijë gjermanë të pafajshëm, si: gra, femijë, të moshuar etj., nga forcat aleate qe fituan luften asokohe) nga ish Bashkimi Sovjetik, ShBA, Franca dhe Anglia….

Ata kanë bërë investime të fuqishme atje… Vetë udheheqësi i tyre kryenazisti Hitler, sipas dokumenteve del se asokohe kishte udhëzuar gjermanët etnik të vendosur si kolonë në Argjeninë, që të ndihmojnë me frymë patriotike rindërtimin e atdheut të tyre të parë (lindjes) nga ata kanë ardhur.

Argjentina, përfitoi gjithashtu nga diaspora gjermane e sapo krijuar. Pothuajse të gjithë nazistët që dolën përtej oqeanit sollën me vete një sasi të pabesueshme pasurie. Ata investuan në fabrikat, bisneset e mesme dhe të vogla argjentinase dhe ndihmuan vazhdimisht industritë lokale. Shumë prej tyre punonin për kompani në pronësi gjermane dhe pothuajse të gjithë ndiheshin aq të mbështetur në atdheun e tyre të ri, saqë as nuk e ndienin nevojën për të fshehur origjinën e tyre.

Dhe kështu ndodhi…

Vrasësi i përbindshëm Adolf Hitleri, ka vdekur ne vitin 1965 dhe jo ne vitin 1945… Bolshevikët komunistë të Bashkimit Sovjetik (B.S.), kanë qenë të parët që kanë gënjyer kur hynë si triumfatorë në kryeqytetin e vendit në Berlin.

Një grua e vrarë dhe më pas edhe një burrë tjetër i vrarë dhe që u gjend në rrënojatt e bombardimeve të shumta të ateatëve ose më saktë të trupave të ish B.S., ka fotografuar një burrë dhe grua, që i ngjasonin udhëheqësit nazist Adolf Hitlerit dhe kjo foto e rastit dhe jo e vërtetë ka bërë për shumë dekada gjiron e botës asokohe, duke mos analizuar asnjëherë “trupin” e tij, AND-në e kufomës dje dhe sot etj.

Dokumentet e reja, për herë të parë tregojnë edhe vendin (qytetin) ku ka jetuar ai… Në librin e tij të vitit 2004, “Bariloche nazi-guía turística”, autori argjentinas Abel Basti pohon se Adolf Hitleri dhe Eva Braun jetuan në rrethinat e Bariloche për shumë vite pas Luftës së Dytë Botërore. Basti tha se nazistët argjentinas zgjodhën pronën e Inalcos si strehë të Hitlerit.

Qyteti San Carlos de Bariloche ku jetoi Hitleri

 San Carlos de Bariloche (nga emri Mapuche Vuriloche, që do të thotë “njerëz nga ana tjetër e malit“), i njohur zakonisht thjesht si Bariloche, ​​është qyteti më i madh në provincën argjentinase të Río Negro dhe selia e departamentit me të njëjtin emër. Ai ndodhet në rrëzë të Andeve Patagoniane në bregun jugor të liqenit Nahuel Huapi, pranë kufirit me Kilin.

Me një popullsi prej 135,755 banorësh, sipas regjistrimit të vitit 2022, Bariloche, është një qytet i mesëm, sipas standardeve kombëtare, por ka rëndësi të konsiderueshme rajonale, duke qenë jo vetëm qyteti më i populluar në provincën e tij, por edhe më i madhi në Andet Patagoniane, dhe i treti më i madh në të gjithë Patagoninë Argjentinase pas Neuquén dhe Comodoro Rivadavia. Zona e saj urbane karakterizohet nga dendësia e ulët dhe ka një sipërfaqe prej më shumë se 220 kilometrash katrorë (85 milje katrore), që shtrihet gjatësisht nga lindja në perëndim për rreth 50 kilometra (31 milje).

Në vitin 2012, një ligj i miratuar nga Kongresi Argjentinas e shpalli Bariloche-n Kryeqytetin Kombëtar të Turizmit të Aventurës.

Në vitin 1945 mbi 68% e amerikanëve të anketuar mendonin se Hitleri ishte ende gjallë

 Nazistët në Bariloche. Në vitin 1995, Bariloche bëri bujë në shtypin ndërkombëtar, kur u bë i njohur si një vend për kriminelët nazistë të Luftës së Dytë Botërore, siç ishte ish-ushtari i SS-së Erich Priebke dhe oficeri i SS-së Reinhard Kopps, i njohur në Argjentinë si Juan Maler. Priebke kishte qenë drejtor i Shkollës Gjermane të Bariloche-s për shumë vite.

Tregimi ose dëshmia e saktë, se Adolf Hitleri nuk kreu vetëvrasje, por përkundrazi iku nga Berlini, iu prezantua për herë të parë publikut të gjerë nga Marshalli bolshevik Georgy Zhukov, në një konferencë shtypi më 9 qershor 1945 me urdhër të udhëheqësit sovjetik Joseph V. Stalin.  Atë muaj, 68% e amerikanëve të anketuar mendonin se Hitleri ishte ende gjallë. Kur u pyet në Konferencën e Potsdamit në korrik 1945 se si kishte vdekur Hitleri, Stalini tha se ai jetonte “në Spanjë ose në Argjentinë”.

Grey Wolf: “The Escape of Adolf Hitler”, një libër i vitit 2011 nga autorët britanikë Simon Dunstan & Gerrard Williams, propozoi që Hitleri dhe Eva Braun ikën nga Berlini në vitin 1945 dhe fluturuan për në Danimarkë, pastaj në Spanjë dhe prej andej në Ishujt Kanarie, ku hipën në një nëndetëse dhe kaluan Atlantikun për në Argjentinë, ku mijëra nazistëve iu ofrua strehim nga presidenti argjentinas Juan Perón, i cili, me gruan e tij Eva Perón.

Siç thuhet në dokumentet e marra nga FBI-ja, Adolf Hitleri dyshohet se mbërriti në Argjentinë, duke qëndruar fillimisht në Hacienda San Ramón, një pronë rurale 10 kilometra (6 milje) në lindje të Bariloche-s në pronësi të Stephan von Schaumburg-Lippe, një i afërm i Princit Bernhard, pastaj u zhvendos në një rezidencë në stilin bavarez në Inalco, një vend i largët dhe mezi i arritshëm në skajin veriperëndimor të liqenit Nahuel Huapi, afër kufirit kilian.

Me sa duket, Eva Braun u largua nga Hitleri rreth vitit 1954 dhe u zhvendos në Neuquén me vajzën e tyre Ursula (Uschi). Adolf Hitleri vdiq në shkurt të vitit 1965 në moshën 75 vjeçare, dhe Eva Braun dyshohet se ishte gjallë deri në vitet 2000.

Dosjet e CIA-s zbulojnë kërkimin për Hitlerin në Amerikën e Jugut 20 vjet pas “vetëvrasjes” së tij, ndërsa Argjentina publikoj dokumente të klasifikuara për të arratisurit nazistë.

Nga ana e tjetër, mësojmë se Dokumentet e CIA-s tregojnë se agjentët amerikanë ishin në kërkim të Adolf Hitlerit në Amerikën e Jugut për 20 vjet, pasi bota besonte se ai kishte “vdekur”, ndërsa Argjentina deklasifikoj dosjet e qeverisë, për të arratisurit nazistë gjermanë, që ikën nga atdheu i tyre i lindjes në fund të L2B.

Historia vazhdon

 Ndërsa trupat sovjetike luftuan për të marrë zemrën apo kryeqytetin e vendit Berlinin më 30 prill 1945, Hitleri dhe e dashura për një kohë të gjatë Eva Braun, me të cilën ai ishte martuar një ditë më parë, ikën apo u arratisën nga Gjermania.

Ja nje gënjeshtar klasike bolshevike propagandistike komuniste, që nuk ka asnjë shpiegim pse u veprua kështu. Ato thonë se trupat e tyre u “dogjën” pjesërisht e u “varrosën” në një krater të cekët të hapur nga një bombardim ruse. Ushtarët sovjetikë më vonë “zhvarrosën” eshtrat, të cilat BRSS i “identifikoi” përmes të dhënave dentare e i mbajtën në Gjermaninë Lindore derisa agjentët e KGB-së “shkatërruan” trupin e “Hitlerit” në prill të vitit 1970, duke ruajtur vetëm një nofull dhe kafkë, që u dërguan në Moskë, sipas MI5.

Megjithatë, menjëherë pas raportimeve për “vdekjen” e Hitlerit, thonë rusët, filluan të  pë rhapen “teoritë e konspiracionit” se ai i mbijetoi luftës e u largua nga Gjermania, përmes shoqëruesve nazistë.

Ndërsa CIA ka një “raport” autopsie, që konfirmon “vdekjen” e Hitlerit, kurse në fakt dokumentet e tjera tregojnë se agjentët amerikanë në terren dyshojnë se Hitleri mund të jetë strehuar në Amerikën e Jugut, me një pseudonim dhe të ketë marrë një foto të një njeriu me një ngjashmëri të jashtëzakonshme me liderin nazist.

Një dosje e deklasifikuar nga tetori i vitit 1945, tregon se agjentët e Departamentit të Luftës së SHBA-së, i thanë FBI-së për një strehë të mundshme sekrete, në një Hotel spa në La Falda, Argjentinë, të cilën Hitleri mund ta kishte përdorur.

Dokumenti thotë se, pronarja e Hotelit dhe familja e saj ishin mbështetës entuziastë të Adolf Hitlerit dhe kishin dhënë kontribute financiare për partinë naziste, në fillimet e saj në vitet 1920, përmes ministrit të Propagandës Joseph Goebbels.

“Kjo mbështetje vullnetare e partisë naziste, nuk u harrua kurrë nga Hitleri. Gjatë viteve pasi ai erdhi në pushtet, miqësia e saj me Hitlerin u bë aq e ngushtë sa ajo dhe anëtarët e familjes së saj jetonin me Hitlerin, në të njëjtin hotel, me rastin e vizitës së tyre vjetore në Gjermani”, pohojnë dokumentet.

Raporti tregon se hoteli kishte “bërë tashmë përgatitjet e nevojshme”, që Adolph Hitleri të strehohej në hotelin e tyre në Argjentinë, nëse ai “në çdo moment do të gjendej në vështirësi” dhe kishte nevojë për një “tërheqje të sigurt”.

Një dokument tjetër nga tetori 1955 nga një agjent i CIA-s me emrin e koduar CIMELODY-3, thoshte se ai mori informacion nga një mik i cili foli me një burrë, që ishte ish-ushtari nazist SS Phillip Citroen, i cili me besim i tha atij, se Hitleri ishte ende gjallë në Kolumbi.

Citroen tha se kishte biseduar me ish-udhëheqësin nazist çdo muaj e i dha mikut të CIMELODY-3 një fotografi, që e tregonte atë me njeriun, që ishte Hitleri në një plazh në Tunja, Kolumbi.

Miku i CIMELODY-3, emri i të cilit nuk ishte dhënë në dokument, vodhi pa vetëdije fotografinë nga Citroen, për aq kohë sa agjenti të bënte një kopje.

Asokohe del se Hitleri kishte ndryshuar mbiemrin në Adolf Schrittelmayor dhe ai u largua nga Kolumbia për në Argjentinë, në janar të vitit 1955.

Ajo që u gjet në dokumentet origjinale të kohës ishte se: “Philip Citroen – komentoi, se në 10 vjet që kanë kaluar nga fundi i Luftës së Dytë Botërore (1955), aleatët nuk mund t’a ndiqnin më Hitlerin si kriminel lufte,” thuhej në dokument.

Më 4 nëntor 1955, CIA miratoi agjentët që kontaktojnë një person të njohur në dosje si Girella, për të hetuar më tej historinë e Adolf Schrittelmayor në Kolumbi para vitit 1955.

 CIMELODY-3, raportoi se ai mori informacion nga një mik i cili foli me një burrë që ishte ish-ushtari nazist SS Phillip Citroen, i cili me besim i tha atij se Hitleri ishte ende gjallë në Kolumbi, sipas CIA.

Megjithatë, në të njëjtin dokument thuhet se “mund të bëhen përpjekje të mëdha për këtë çështje me mundësi të largëta për të vendosur diçka konkrete. Prandaj, ne sugjerojmë që kjo çështje të hiqet”.

Duket se pas vitit 1955, asnjë dokument tjetër nuk është vënë publikisht në dosjet e deklasifikuara të CIA-s, për të sugjeruar se agjentët po kërkonin Hitlerin ose Adolf Schrittelmayor.

Në vitin 1960, agjentët izraelitë të Mossad-it, kapën fshehurazi një nga organizatorët e Holokaustit, Adolf Eichmann, në Argjentinë dhe e sollën përsëri për t’u gjykuar në Jerusalem, ku u shpall fajtor e u dënua me vdekje (me varje).

Mjeku SS Josef Mengele, i quajtur “engjëlli i vdekjes”, për eksperimentet e tij shqetësuese mjekësore mbi të burgosurit në Aushvic, u arratis dhe iu shmang kapjes. Ai vdiq nga mbytja në det, pasi pësoi një atak në zemër, teksa po notonte në Brazil në vitin 1979.

Në fund të muajit mars 2025, Ministri i Brendshëm i Argjentinës, Guillermo Alberto Francos, njoftoi se dosjet e klasifikuara në lidhje me “nazistët, që kërkuan strehim në Argjentinë dhe ishin të mbrojtur për shumë vite”, pas L2B do të liroheshin (deklasifikohen) dhe bëhen publike, për tu parë nga të gjithë.

Po ashtu “Presidenti prof. Milei ka udhëzuar, që të gjitha dokumentet përkatëse nga çdo institucion shtetëror të bëhen publike pa redaktime, sepse nuk ka asnjë arsye për t’i mbajtur ato të klasifikuara,” tha Francos.

Të dhënat do të detajojnë transaksionet bankare dhe financiare. Historitë e arkave të arit nazist, që derdhen në breg përgjatë brigjeve të Argjentinës dhe Brazilit vazhdojnë ende, ashtu si edhe kërkimi për ‘ratlines’, tunele nëntokësore shpëtimi (arratisjeje), që supozohet se janë ndërtuar nga anëtarët e Rajhut të Tretë, për të shmangur gjithsesi kapjen.

Mbi 10,000 nazistë dhe fashistë të L2B kishin ikur në Argjentinë dhe vende të tjera të Amerikës Latine

Nga burime të ndryshme historike dhe arkivore të deklasifukuara në kohë të ndryshme, mësohet se rreth 10,000 nazistë dhe kriminelë të tjerë fashistë të luftës i shpëtuan ndjekjes penale, për rolet e tyre në Holokaust, duke ikur në Argjentinë dhe vende të tjera të Amerikës Latine.

Deklasifikimin e dokumenteve sekrete për nazistët, që ikën në Argjentinë pas L2B. Dokumentet ka të ngjarë të përfshijnë llogari bankare, të lidhura me nazistët dhe të dhënat e tjera, që dokumentojnë përdorimin e ‘ratlines’ naziste.

Adolph Hitleri iku në Amerikën e Jugut!?

Dokumenti i ri i CIA-s hedh dritë. Një dokument bombë i CIA-s është publikuar dhe zbulon se agjencia e inteligjencës ka hetuar deri në vitin 1955 mundësinë që Hitleri ka mbijetuar pas arratisej në Amerikën e Jugut.

Sipas raporteve, Argjentina do të deklasifikojë të gjitha dosjet e mbajtura nga qeveria, në lidhje me të arratisurit nazistë, që u larguan dhe u vendosën në Argjentinë, pas L2B.

Nazistë famëkeq të nivelit të lartë, duke përfshirë organizatorin e Holokaustit Adolph Eichmann dhe “engjëllin e vdekjes” Josef Mengele, ikën në Amerikën së Jugut, ndërsa historitë reale kanë qarkulluar prej vitesh se edhe ish-udhëheqësi i Partisë Naziste Adolf Hitler gjithashtu përfundoi atje.

Lirimi ose deklasifikimi i dokumenteve sekrete dhe topsekrete, vjen pasi Kryetari i Komitetit Gjyqësor të Senatit, senatori amerikan Chuck Grassley (R-Iowa), kërkoi deklasifikimin (lirimin) e tyre, në një letër drejtuar presidentit.

argjentinas prof. Javier Milei. Senatori veteran Grassley, po heton Credit Suisse dhe shërbimin e saj historik të llogarive dhe ratlines të lidhura me nazistët.

Në letër, senatori Grassley shkroi se të dhënat do të ndihmonin të ndriçonin planifikimin nazist të rrugëve të fshehta të arratisjes. Senatori Grassley, kohët e fundit kryesoi një seancë dëgjimore të Komisionit Gjyqësor të Senatit, e fokusuar në frenimin e valës së antisemitizmit në SHBA.

Profesor Javer Milei, u premtoi zyrtarëve të Qendrës Simon Wiesenthal bashkëpunimin e tij të plotë në dhënien e aksesit në dokumente. Qendra në fjalë, është e famshme për gjurmimin e nazistëve dhe mban emrin e gjahtarit të famshëm nazist.

Mbi 12,000 nazi jetuan në Argjentinë në vitet 1930 me llogari të bankave zviceriane

Në vitin 2017, CIA deklasifikoi një document, që zbuloi se Agjencia e Inteligjencës e SHBA-së hetoi mundësinë që Adolf Hitler të ishte gjallë në Amerikën e Jugut deri në vitin 1955, gati një dekadë pas përfundimit të L2B.

Dokumenti me tre faqe, i cili shfaqet në faqen e internetit të CIA-s, nxjerr në pah një ish-ushtar SS, i cili u tha spiunëve se ishte takuar rregullisht me Hitlerin në Kolumbi.

Dokumenti sugjeron se Hitleri mund të ketë punuar si punonjës i një kompanie transporti, përpara se të ikte në Argjentinë. Në faqen e dytë është një foto e informatorit, Phillip Citroen, me Hitlerin në mesin e viteve 1950.

Nuk dihet nëse deklasifikimi i ardhshëm nga Argjentina do të hedhë dritë mbi komplotin e Hitlerit. Nga ana e tjetër në Gjermani një gjykatë e shpalli Hitlerin të vdekur, por jo deri në vitin 1956, më shumë se një 10 vjet pas përfundimit të luftës.

Ndërkohë, Josef Mengele u arrestua nga forcat amerikane në vitin 1945, por u lirua menjëherë pas kësaj. Më pas ai kaloi vite në arrati dhe ishte i famshëm për kryerjen e eksperimenteve brutale mjekësore. Ai mbërriti në Argjentinë në vitin 1949 dhe jetoi atje për një decade, përpara se të ikte në Paraguaj dhe më vonë në Brazil, ku vdiq në 1979. Nazistët, u larguan në disa vende të Amerikës Latine, Amerikës Qendrore (ishujt Karaibe) pas L2B, duke përfshirë edhe SHBA-në, Kanadanë dhe Meksikën.

Në vitin 2020, një sasi dokumentesh u shfaq për të identifikuar më shumë se 12,000 nazistë që jetonin në Argjentinë në vitet 1930 dhe se ato kishin një ose më shumë llogari bankare, në atë që tani quhet Credit Suisse bank.

Qendra Simon Wiesenthal, tha se dosjet u gjetën në një depo në një ish-selinë naziste në Buenos Aires. Qeveria e Argjentinës deklasifikoj dosjet për kriminelët nazistë të luftës, që kërkuan strehim në vend pas L2B. Dokumentet, përfshijnë informacion mbi transaksionet bankare dhe të dhënat ushtarake të figurave si Adolf Eichmann dhe Josef Mengele.

Çfarë përfshijnë dokumentet?

 Dokumentet e deklasifikuara, mund të përfshijnë informacione mbi transaksionet bankare dhe të dhënat ushtarake, që lidhen me të arratisurit nazistë, duke përfshirë Adolf Eichmann, një nga arkitektët e Holokaustit dhe Josef Mengele, i njohur gjithashtu me emrin e tij “engjëlli i vdekjes”.

Ndërsa disa nazistë u larguan në vende si SHBA, Kanada, Meksika pas L2B, Argjentina u bë një destinacion i shquar e i preferuar për zyrtarët e lartë të regjimit nazist, duke u ofruar atyre mbrojtje dhe siguri për dekada me radhë.

A u arratis Hitleri në Argjentinë!?

 Që nga shpallja e deklasifikimit, e vërteta e zbuluar ka bërë xhiron e mediave sociale rreth Adolf Hitlerit, që ka jetuar pjesën tjetër të jetës së tij në Argjentinë.

Hitleri, nuk e përfundoi jetën e tij në “bunkerin” e tij në Berlin në prill të vitit 1945, por u arratis në Amerikën e Jugut, ku jetoi në fshehtësi për shumë vite.

Dokumentet e deklasifikuara të CIA-s, gjithashtu zbulojnë arratisjen e fshehtë të Hitlerit pas L2B, ndërsa raportet e reja naziste po publikohen.

Anija fantazmë e L2B e “mbytur” nga nazistët zbulohet në brigjet e Brazilit. Dokumentet tronditëse të deklasifikuara nga CIA, kanë zbuluar një mision sekret për të gjetur liderin nazist Adolf Hitler 10 vjet pasi ai supozohet se “vdiq”.

Sipas raporteve të shumta nga arkivat e CIA-s, agjentët në Amerikën e Jugut ishin të bindur se diktatori ishte ende gjallë në vitet 1950 dhe ndryshuan emrin e tij për të mbetur i fshehur.

Një operativ madje tha se gjetën një foto në Kolumbi që tregonte një burrë që i “ngjante” nazistit famëkeq Hitler.

Pavarësisht se forcat aleate “gjetën” një trup të “djegur”, që sugjeronte se Hitleri mori jetën e tij në një “bunker” gjerman në prill të vitit 1945, dokumentet e deklasifikuara në 2020, zbuluan se zyrtarët e inteligjencës amerikane po përpiqeshin të gjenin ‘strehën e tij në Argjentinë’, vetëm disa muaj pas përfundimit të L2B.

Argjentina, ishte një strehë famëkeqe për ish-anëtarët e partisë naziste, që i shpëtonin vazhdimisht dënimit për krime lufte 80 vjet më parë, dhe tani këto dokumente mund të plotësojnë enigmën e një rasti famëkeq të ftohtë të CIA-s.

Dokumentet e CIA-s të publikuara së fundmi tregojnë se agjentët e inteligjencës amerikane besonin se Adolf Hitler u arratis nga Gjermania dhe iku në Amerikën e Jugut. Një dokument thoshte se zyrtarët ishin të bindur se Hitleri do të kërkonte strehim në Argjentinë, nëse do të largohej nga Gjermania. Po ashtu Dokumentet e zbuluara përshkruanin se si Departamenti i Luftës i SHBA-së, i dërgoi informacion FBI-së, se Hitleri mund të kishte një strehë sekrete në një Hotel spa në La Falda, Argjentinë.

Dosja e tetorit 1945, zbuloi se pronarët e këtij hoteli ishin mbështetës kryesorë të partisë naziste, duke dhënë kontribute financiare për shefin e propagandës Joseph Goebbels e u bënë miq të ngushtë të Hitlerit.

Sipas inteligjencës amerikane, Hitleri nuk e harroi kurrë besnikërinë e familjes ndaj nazistëve dhe madje jetoi me ta në të njëjtin hotel gjatë pushimeve të tyre në Gjermani.

Ndërsa forcat aleate thanë se gjetën mbetjet e “djegura” të Hitlerit, një tjetër dokument i CIA-s i publikuar në vitin 2020 përfshinte një foto të një njeriu që besohej të ishte lideri nazist i ulur me një mik në Kolumbi në vitin 1954.

Raporti i 3 tetorit 1955, thoshte qartë se një operacion i inteligjencës amerikane po ndodhte për të konfirmuar nëse Adolf Hitler (i referuar edhe si Adolph Hitler në dosje), kishte mbijetuar dhe zhvendosur fshehurazi në Amerikën e Jugut.

Dosja zbuloi se një informator i njohur si CIMELODY-3 foli me një mik të besuar, që shërbeu nën komandën e Hitlerit në Evropë dhe ishte arratisur në Maracaibo, Venezuelë.

Miku tha se një burrë me emrin Phillip Citroen, një ish-ushtar i SS, pohoi se Hitleri ishte ende gjallë në Kolumbi, se ai fliste me ish-udhëheqësin nazist çdo muaj dhe ai bëri një foto së fundmi me të.

Agjentët e inteligjencës amerikane e ndoqën këtë gjurmë për 10 vjet, pavarësisht “provave” bolshevike, që Hitleri dyshohet se “vrau” veten e i ishte “djegur” trupi në vitin 1945.

A besoni se Hitleri mund të kishte shpëtuar nga Gjermania pas L2B!?

 Miku i CIMELODY-3, emri i të cilit nuk u dha, mundi të vidhte pa e ditur foton më 28 shtator 1955.

Në të, Hitleri përmendej si Adolf Schrittelmayor. Ai është fotografuar i ulur në një stol pranë Citroen në Tunja të Kolumbisë.

Raporti shtoi se ish-ushtarët nazistë pretendonin se Hitleri u zhvendos përfundimisht në Argjentinë në janar të vitit 1955. Në kohën kur agjentët e inteligjencës amerikane morën foton dhe bënë kopje, L2B kishte përfunduar për dekadë dhe nazistët besonin se i kishin imunizuar ndaj ndjekjes penale.

Përkundër pretendimeve të supozuar të ushtarëve SS, agjentët amerikanë vazhduan gjuetinë për Hitlerin, edhe pse skeptikët në komunitetin e inteligjencës e quajtën fotografinë një ”fantazi”.

Spiunët amerikanë, raportuan se njeriu në foto me Hitlerin ishte një ish-ushtar gjerman, i cili qëndroi në kontakt të rregullt me ​​Hitlerin, ndërsa ata të dy jetonin në Amerikën e Jugut.

Më 4 nëntor 1955, selia e inteligjencës në Washington, DC miratoi kontaktet e agjentëve me një person të njohur në dosje si GIRELLA, me qëllim që të hetonin më tej historinë e Adolf Schrittelmayor (Hitlerit) në Kolumbi para vitit 1955.

Megjithatë, i njëjti dokument i klasifikuar i shpërndarë agjentëve në Amerikën e Jugut, gjithashtu sugjeroi që çështja të pushohej.

Dosja e Dytë: “Fshehja e Hitlerit në Argjentinë”

Një dosje e dytë, e titulluar “Fshehja e Hitlerit në Argjentinë” dhe e datës 1945, u hap gjithashtu nga agjencia. Ai përshkruan një hotel spa në La Falda, Argjentinë, në pronësi të miqve dhe mbështetësve të Hitlerit, ku ai mund të kishte ikur nëse do t’i mbijetonte luftës.

Të bëra publike tetë vjet më parë, dokumentet po rishfaqen në postimet e mediave sociale këtë javë pasi administrata e Presidentiti të 47-të të SHBA-së Donald J. Trump 2, publikoi dokumente në lidhje me vrasjen e JFK (që nuk përmbënin bomba për “teoricienët e konspiracionit”) dhe përpara publikimit të planifikuar nga Argjentina të dokumenteve, për të arratisurit nazistë, që shkuan në atë vend pas L2B.

CIA sapo konfirmoi në dosjet e deklasifikuara të Argjentinës se “Hitler u largua nga Gjermania dhe shkoi në Argjentinë, pas Luftës së Dytë Botërore”, të gjitha këto janë shumë të vërteta.

Besohet, gjerësisht se aleatët dhe SHBA-ja në veçanti ishin të informuar për këtë eksod masiv të pasluftës nga Evropa kontinentale në Amerikën e Jugut dhe nuk bënë asgjë për ta parandaluar atë. Kjo ishte kryesisht për shkak të rritjes së shpejtë të simpatizimit të komunizmit në të njëjtat vende, që kërkonin në mënyrë aktive kriminelët nazistë për t’i gjykuar. SHBA, nuk kishin interes t’i kthenin ato.

Me kalimin e kohës, dhe veçanërisht pas rënies së komunizmit në Evropë, ekzistenca paqësore e kaq shumë kriminelëve nazistë të luftës u bë një pengesë për Argjentinën. Ringjallja e “gjuetarëve nazistë” nga fillimi i viteve 1990, çoi në arrestimin, ekstradimin dhe gjyqin e shumë ish-oficerëve gjermanë, shumica e të cilëve, në atë kohë, kishin hyrë në muzg.

A shpëtoi Hitleri dhe u zhvendos në Kolumbi?

Pavarësisht memorandumit të ri të CIA-s, ka arsye për të dyshuar kjo foto supozohej se tregonte Adolf Hitlerin, teksa fshihej në Amerikën e Jugut, pas L2B.

Një memo e sapodeklasifikuar e CIA-s, që thotë se Adolf Hitleri mund të jetë parë i gjallë në Kolumbi në vitin 1954 shumë kohë pas “vetëvrasjes” së tij të raportuar në “bunkerin” e tij në Berlin në 1945, ka shkaktuar spekulime të reja se lideri nazist u arratis nga Gjermania dhe jetoi në disa vende të Amerikës Latine, para vdekjes së tij në vitin 1965.

Sipas një kabllogrami të 17 tetorit 1955, nga baza e CIA-s në Maracaibo, Venezuelë, dhe të përfshira në mesin e dokumenteve të publikuara rishtazi në lidhje me vrasjen e Presidentit John F. Kennedy, një ish-ushtar gjerman dhe redaktor gazete i quajtur Phillip Citroen, i tha një agjenti të CIA-s në Maracaibo, se ai më kishte mbajtur në qytetin Tuaj në Col. 1954. “Citroen, i cili ishte bashkëpronar i ish-Maracaibo Times, i tha një ish-anëtari të kësaj baze (CIA) se ndërsa punonte për një kompani hekurudhore në Kolumbi, ai kishte takuar një individ që i ngjante shumë Adolf Hitleri”, thuhet në dokument.

Një memo e mëparshme e CIA-s nga baza e agjencisë në Karakas, Venezuelë, e datës 3 tetor 1955, thoshte se Citroen kishte thënë se Hitleri jetonte në Kolumbi nën emrin e Adolf Schrittelmayor dhe se lideri nazist ishte i bindur

se ai nuk do të arrestohej për krime lufte, sepse ato kishin ndodhur më shumë se 10 vjet më parë.

Lajmi për kabllon e CIA-s bëri bujë të madhe në Kolumbi, pjesërisht, sepse përkoi me publikimin e një libri të autorit argjentinas Abel Basti. Libri, “Ndjekja e hapave të Hitlerit” (Tras los pasos de Hitler), thotë se Hitleri jetoi në Kolumbi dhe Argjentinë pas L2B.

Kolumbia, kishte një koloni gjermane që ishte zhvendosur atje përpara luftës. Megjithatë, ringjallja e kësaj historie mund të shërbejë si një kujtesë e fuqishme për qeveritë në të gjithë Amerikën që të refuzojnë hyrjen e abuzuesve të të drejtave të njeriut dhe t’u japin strehë viktimave të tyre.

Në fund të L2B, U-boat U-530 u dorëzua në Buenos Aires, Argjentinë. Në atë kohë, ajo komandohej nga një toger shumë i ri në Kreigsmarine. Problemi ishte se kësaj U-anije iu desh shumë më tepër kohë për të arritur në Argjentinë deri në fillim të majit 1945.

Faza fillestare e hetimit u përqendrua në La Falda, Argjentinë, ku një hotel spa besohej të ishte një nga strehët e mundshme të Hitlerit.

Fati i Hitlerit: Nazistët e frymëzuar nga besimet dhe praktikat e lashta okulte. Nazistët, kërkuan për Graalin e Shenjtë si në Indiana Jones.

Megjithatë, është e padiskutueshme, fakti që qeveria amerikane ka bashkëpunuar ngushtë me shumë ish figura naziste pas L2B. Dhe në këtë rast teori konspirative, nuk do të thotë automatikisht je i gabuar, siç duket se besojnë ata me një mentalitet skeptik.

Në lidhje me foton e supozuar të tij në Kolumbi, megjithatë, duhet bërë pyetja: Nëse Hitleri vërtet fshihej në Amerikën e Jugut, a nuk do t’i kishte rruar mustaqet, karakteristikën e vetme të identifikueshme që mund t’i kishte dhënë!?.

Një libër shpërthyes i botuar në 2003 nga gazetari argjentinas Uki Goni pretendonte se qeveria e Juan Perón, i cili ishte president midis viteve 1946-1955, autorizoi ardhjen e nazistëve në vend. Në përgjithësi, pretendon libri, qeveria organizoi hyrjen e rreth 300 kriminelëve të luftës.

Pas botimit të librit, Qendra Simon Wiesenthal, u shkroi disa organizatave qeveritare argjentinase dhe kishës katolike të vendit, për të kërkuar dokumente, në lidhje me ardhjen e nazistëve. Këto kërkesa nuk u miratuan.

Presidenti aktual prof. Javer Javier Milei, megjithatë, duket se ka ndryshuar qëndrim. Milei u takua me përfaqësuesit e Qendrës Simon Wiesenthal tha se takimi ishte një sukses. Kërkuesve të Qendrës do t’u jepet akses në dosjet në lidhje me financimin e të ashtuquajturave “ratlines”, sisteme me të cilat nazistët ishin në gjendje të largoheshin nga Evropa. Rabini Abraham Cooper tha se ndërsa udhëheqës të tjerë argjentinas kishin premtuar ndihmë në të kaluarën, prof. Javer Milei ishte “i pari që veproi me shpejtësi rrufe”.

Nëse këto dokumente publikohen, ato mund të ndihmojnë në zbulimin e shumë për mënyrën se si funksiononin ratlines. Figura kyçe në administratën e Hitlerit, ishin në gjendje të iknin me bashkëpunimin e dukshëm të anëtarëve të kishës katolike dhe qeverive të huaja.

Vendimi dhe deklasifikimi i dokumentëve nga Presidenti i Argjentinës prof. Javer Mileit, mund të motivohet nga një sërë faktorësh. Prof. Milei, është quajtur një mik i madh i Izraelit dhe ka ndërmarrë hapa positive, për të thelluar lidhjet diplomatike me vendin. Javën e kaluar ai shpalli dy ditë zie kombëtare pasi trupat e dy pengjeve izraelito-argjentinase u kthyen nga Hamasi. Ai gjithashtu ka folur për respektin e tij të thellë për hebrenjtë njerëz, rreth 200,000 prej të cilëve jetojnë në Argjentinë.

Një memo e 14 gushtit e FBI nga Los Anxhelosi, citon Robert Dillon, i cili takoi Guyandon, një spanjoll-argjentinas që ndihmon Hitlerin. Guyando tha se Hitleri mbërriti me nëndetëse, qëndroi në një fermë patagoniane me ndjekës të tij nazi, duke përfshirë dy gra dhe një mjek, si dhe ofroi një shumë prej 15,000 dollarë për ndihmë. Asokohe ai ishte i njohur për zyrtarët argjentinas. Të dy dokumentet u deklasifikuan në vitin 1990.

Hitleri jetonte në Argjentinë, në një strehë të njohur naziste, siç konfirmohet nga figura si Adolf Eichmann që banonte atje nën regjimin e Presidentit Peron. Libri i vitit 2011 Grey Wolf: “The Escape of Adolf Schrittelmayor (Hitler)” tregon se ai jetoi në Patagoni me Eva Braun, kishte dy vajza dhe vdiq në vitin 1965, i mbështetur nga dëshmitarët okularë dhe raportet e FBI.

Një zbulim i strehës naziste të vitit 2015 në xhunglën argjentinase, dhe kujtimet e oficerit SS Otto Skorzeny, konfirmojnë më tej mbijetesën e Hitlerit diku në Amerikën e Jugut.

A mund ta dimë se çfarë ndodhi me Adolph Schrittelmayor (Hitlerin) pas L2B?

Sigurisht, sepse Hitleri ishte pjesë e historisë negative europiane dhe botnore. Sot natyrshëm kushdo ka të drejtën të dijë, të lexoj apo shoh dokumentet e deklasifikuara mbi të vërtetën e pa çensuruar dhe redaktuar historike. Për dekada, “thashethemet”, pëshpëritjet dhe teoritë në hije kanë rrethuar fatin e Adolf Schrittelmayor (Hitlerit), pas përfundimit të L2B. Tani, falë dokumenteve të sapo deklasifikuara, ne mund të jemi një hap më afër zbulimit të së vërtetës ose të humbasim përsëri në mister ose në labirinthe apo asaj që quhet figurativisht nëpër kalendat greke…

Për çfarë po flasin të gjithë këto dokumente të reja?

Këto dokumente të reja, hedhin dritë mbi aktivitetet e pasluftës të të arratisurve nazistë që u larguan nga Evropa dhe gjetën strehim në Amerikën e Jugut, shpesh mbështeteshin zyrtare ose jozyrtarisht nga institucione si Vatikani ose Selia e Shenjte me dijeninë e plotë të Papës së Romës. Këto dosje, madje lënë të kuptohet për një nivel bashkëpunimi ose të paktën heshtje nga autoritetet lokale kishtake katolike në atë kohë.

Librat, dokumentarët dhe madje edhe seritë televizive e kanë eksploruar pak idenë, duke përzier shpesh faktin me “spekulimet”.

I fshehur në Evropë!?

Ndoshta po ose jo. Pretendimet e reja sugjerojnë se Adolph Hitleri mund të ketë jetuar nën një identitet të ri në zone malore në Zvicër ose një provincë në Spanjë. Për disa dekada, ka pasur vazhdimisht rihapje dhe mbyllje të kësaj teme historike, duke shkuar deri aty sa janë dhënë shpesh mendime kontradiktore mbi mbetjet skeletore të tij. Kështu thuhej asokohe se u gjet një fragment kafke, që dikur besohej se ishte i kryenazistit gjerman Adolph Hitlerit, por që më vonë “humtuesit” historianë, të etur për sensasione apo trillime të rastit (për të qenë në qendër të vëmendjes nga media) arritën në “përfundimin” se ajo që u gjet i përkiste një gruaje, gjë që ushqeu më tej dyshime plot shaka ndaj “zbuluesve” të tyre.

Josef V. Stalini i tha Presidentit amerikan Harry Truman se Hitleri nuk e kishte bërë vetëvrasjen

Zbulimet tronditëse të Adolf Hitlerit, Eva Braun dhe mijëra oficerëve dhe gjermanëve kryesorë nazistë në Amerikën e Jugut, përpara fundit të L2B.

I gjithë filmi është 1 orë e 30 minuta dhe është i mbushur me fakte aktuale, të cilat përfshijnë informacione se kush u arratis, ku jetonin, dhe prova befasuese që qeveritë aleate e dinin se Hitleri ishte gjallë dhe madje e ndihmuan Hitlerin dhe qindra kriminelë të tjerë të luftës jo vetëm të arratiseshin, por të transferonin miliarda dollarë në shufra ari dhe thesare arti në SW.

Dokumentet sekrete të deklasifikuara, tregojnë edhe një herë se qeveria argjentinase ka bashkëpunuar me nazistët.

Në vitet pas përfundimit të L2B, Argjentina u bë Atdheu i dytë ose shtëpia e shumë nazistëve të arratisur, të cilët, siç tregon hulumtimi, merrnin viza për në vend me lehtësi më të madhe sesa aplikantët hebrenj.

Delegacioni i Shoqatave Hebraike Argjentinase (DAIA), ka nisur shqyrtimin e arkivave të qeverisë argjentinase, të cilat iu dërguan kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu në shtator 2018 nga Presidenti i vendit (2015-2019), Mauricio Macri (1959). Midis tyre kishte dokumente të klasifikuara më parë nga Ministria e Jashtme e Argjentinës.

Ndoshta zbulimi më i vlefshëm për lajmet që doli nga dokumentet e vrasjes së JFK-së të publikuara është konfirmimi se qysh në mesin e viteve 1950, CIA shqyrtoi mundësinë që Adolf Hitleri i kishte mbijetuar luftës dhe ishte arratisur në Amerikën e Jugut. /Publikuar me shkurtime nga studimi i Klajd KAPINOVA/

ShkodraWeb është një hapësirë lirie, pa censurë dhe kufizime! Lidhu me SHKODRAWEB, mjafton të klikoni Kontaktoni për të bashkëpunuar. Ju mirëpresim!

Continue Reading

Artikull para: VIDEO – “Mos votoni ata që ju detyruan të largoheni nga vendi juaj”, Senada Mehmeti mesazh Diasporës
Artikull pas: MINUTA E FUNDIT – Termeti “shkund” Shqipërinë, ja ku ishte epiqendra dhe sa magnituda e tij…

TË FUNDIT

Berisha-jorida-tabaku-kalaja
  • Kryesore

“Nuk ka prova për këtë…”, Kalaja tha se Tabaku pati mbështetjen e oligarkëve, reagon Sali Berisha…

ShkodraWeb 21 May, 2025
moti 2025
  • Aktualitet

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 21 maj 2025…

ShkodraWeb 21 May, 2025
shtypi ditor 2025
  • Aktualitet

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 21 maj 2025…

ShkodraWeb 21 May, 2025

TË FUNDIT

  • “Nuk ka prova për këtë…”, Kalaja tha se Tabaku pati mbështetjen e oligarkëve, reagon Sali Berisha… 21 May, 2025
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 21 maj 2025… 21 May, 2025
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 21 maj 2025… 21 May, 2025
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë, 21 maj 2025… 21 May, 2025
  • RETRO – “25 prilli, ditë e zezë në historinë e demokracisë në Shqipëri!”, kur Sali Berisha kontestonte zgjedhjet në 2021 20 May, 2025
  • MINUTA E FUNDIT – Një tjetër “prodhim” i shkollës shkodrane të futbollit në drejtim të KF Vllaznia… 20 May, 2025
  • VIDEO – “Demokracia nuk ka ardh në truallin shqiptar”, Ditët e Qendresës, deklarata e fortë e Vitor Martinit 20 May, 2025
  • EMRAT – Ndalohen 3 policë dhe 1 doganier në Hanin e Hotit, lejuan kalimin e 442 kile kanabis në Malin e Zi 20 May, 2025
  • STATISTIKAT – Përfundimi i numërimit të votave në Qarkun Shkodër, PS rritje të dukshme, PD humb shumë pikë… 20 May, 2025
  • VIDEO – “Hapësirë unike kushtuar trashëgimisë e historisë së Shkodrës”, Beci: Muzeu i Lundrimit po merr formë 20 May, 2025
  • “Votat Sude Tabakut ja bleu Rama me oligarkët”, shpërthen keq në PD, Kalaja akuza deputetes demokrate 20 May, 2025
  • KUVENDI I RI – PS me 53 emra të rinj, PD me “gardën” e vjetër në parlament, 43 nga lista e mbyllur, 7 nga ajo e hapur 20 May, 2025
ame sidebar

TË FUNDIT

Berisha-jorida-tabaku-kalaja
  • Kryesore

“Nuk ka prova për këtë…”, Kalaja tha se Tabaku pati mbështetjen e oligarkëve, reagon Sali Berisha…

ShkodraWeb 21 May, 2025
moti 2025
  • Aktualitet

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 21 maj 2025…

ShkodraWeb 21 May, 2025
shtypi ditor 2025
  • Aktualitet

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 21 maj 2025…

ShkodraWeb 21 May, 2025
horoskopi 2025
  • Argëtim

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë, 21 maj 2025…

ShkodraWeb 21 May, 2025
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.