Skip to content
10 March, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

DOSSIER NGA KASTRIOT DERVISHI – Kroati që zbuloi grushtin e shtetit të vitit 1935 kundër Ahmet Zogut…

ShkodraWeb 21 September, 2023
kastriot dervishi

Ajo që njihet në populli si “kryengritja e Fierit”, ka qenë një aspekt i parëndësishëm i një grushti shteti i parealizuar, pas së cilës qëndronte një organizatë e fshehtë, i zbuluar nga një kroat, i burgosur në Shqipëri. Organizata mori formë të prerë në pranverë të vitit 1934. Pjesëmarrja më e madhe ishte e ushtarakëve në pension në bashkëpunim me ushtarakë aktivë.

Sipas deklarimeve të Mustafa Kaçaçit organizata kishte kryetar Beso Nishanin, por në fund u spikatën si aktivë Riza Cerova, Hasan Reçi dhe Kostë Çekrezi. Organizata heterogjone përbëhej nga tre pjesë të cilët kishin synime të veçanta. Ato ishin:

-Grupi i komunistëve, ku bënin pjesë edhe ushtarakë aktivë, të cilët përkraheshin nga Bashkimi Sovjetik.
-Nacionalistët, të cilët përkraheshin nga Jugosllavia.
-Bejlerët, të cilët ishin të pakënaqur me Mbretin Zog, për shkak të reformës agrare, të cilët përkraheshin nga Italia.

Italia, duke llogarituar se mund t’i dilte situata jashtë kontrollit, mendoi se nuk ishte çasti për të rrëzuar Zogun, sepse kishte probleme në Abisini. Në këtë rrethana i urdhëroi bejlerët, të mos merrnin pjesë në këtë komplot. Bashkimi Sovjetik dërgoi Riza Cerovën, ndërsa Jugosllavia krijoi nëpërmjet legatës së saj në Tiranë, lidhje të posaçme me Kostë Çekrezin.

Si fillim do kryheshin atentate kundër drejtuesve të lartë të shtetit dhe do sulmohej oborri mbretëror. Kryengritja ishte parashikuar të fillonte në të gjithë Shqipërinë me përparësi sulmi mbi Tiranën. Në kryeqytet do jepej sinjali i kryengritjes. Sinjali do të jepej në Tiranë nga grupi i ushtarakëve aktivë nëpërmjet kolonës së parë, të dytë dhe të tretë të artilerisë, të cilët do të merrnin në zotërim institucionet kryesore të shtetit. Kjo për sa i përket grupit të oficerëve. Në Tiranë parashikohej qëndresë, prandaj këtu ndikimi i puçistëve te grupi i artilerisë “Kosova” dhe batalioni i autoblindave ishte i madh.

Mustafa Gjinishi i burgosur si kundërshtar i Zogut për futjen në Shqipëri të materialeve bolshevike, u bë pa dashje dekonspirues i tij, madje kryesori. Ai vuante dënimin në burgun e Tiranës, ku u njoh me një të dënuar kroat, i quajtur Rudolf Franjo Lendriç, 42 vjeç, nga Zagrebi i Kroacisë, i arratisur. Rreth muajit qershor 1935 Gjinishi iu hap Lendriçit dhe i tregoi atij mbi organizatën. Kroati, duke dashur të lehtësojë fajin e vet të autoritetet, e nxiti t’i tregojë gjithçka pasi po të dilte do kryente disa atentate. Ledriç doli nga burgu më 20 korrik 1935 pasi mori shumë adresa nga Gjinishi, të cilët do t’i kontaktonte.

Pasi u informuan se gjithçka ishte zbuluar, Kostë Çekrezi dhe Musa Kranja, bënë atë që njihet si kryengritja e Fierit, në mënyrë që nga anarkia të shpëtonin e të largoheshin, sikurse ndodhi. Në foto nënshkrimi i Lendriçit në kallizimet e bëra nga ai. /Nga Kastriot DERVISHI, publikuar në Facebook/

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: VIDEO – Plagosi efektivin e policisë, momenti i arrestimit të 42- vjeçarit 24 orë pas ngjarjes së rëndë…
Artikull pasardhës: FOTO – Kush është 33- vjeçari që u vra sonte në Shkodër, dyshohet se humbi jetën pas konfliktit të çastit

TË FUNDIT

policia naten 2025

MINUTA E FUNDIT – Humb jetën shoferi, makina përplaset me shtyllën dhe murin në aksin Shtoj- ish- Reparti Ushtarak

ShkodraWeb 9 March, 2026 0
gent ibro ardit qylybyli 2026

MINUTA E FUNDIT – PD zyrtarizon kandidaturat për kryetar të degës Shkodër, garojnë Ibro dhe Çylybyli

ShkodraWeb 9 March, 2026 0
engin firat

E TRISHTË – Ndahet nga jeta ish- drejtori sportiv i Vllaznisë, u godit nga një arrest kardiak në aeroport…

ShkodraWeb 9 March, 2026 0

TË FUNDIT

  • MINUTA E FUNDIT – Humb jetën shoferi, makina përplaset me shtyllën dhe murin në aksin Shtoj- ish- Reparti Ushtarak 9 March, 2026
  • MINUTA E FUNDIT – PD zyrtarizon kandidaturat për kryetar të degës Shkodër, garojnë Ibro dhe Çylybyli 9 March, 2026
  • E TRISHTË – Ndahet nga jeta ish- drejtori sportiv i Vllaznisë, u godit nga një arrest kardiak në aeroport… 9 March, 2026
  • Zgjedhja e administratorit të UNISHK, mbledhja e Bordit të Administrimit u ndërpre dhe tani shtyhet…?! 9 March, 2026
  • Gjykata Kushtetuese e Kosovës pezullon dekretin e presidentes Osmani, nuk mund të ketë zgjedhje deri me 31 mars 9 March, 2026
  • Arrestohet shoferi në Shkodër, tentoi ti shmanget kontrollit të policisë, pasagjeri në mjet qëllon me armë në ajër… 9 March, 2026
  • VIDEO – Tjetër risi në Shkodër, organizohet kampionati i futbollit 5×5 “Masters+40” me 8 skuadra… 9 March, 2026
  • Lufta në Lindjen e Mesme, rrit çmimin e naftës, reagon Trump: Është e përkohëshme, do të bjerë me shpejtësi 9 March, 2026
  • STATISTIKAT – Në raport me popullsinë në vendin amë, shqiptarët janë komuniteti më i madh në Itali… 9 March, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 9 mars 2026… 9 March, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 9 mars 2026… 9 March, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 9 mars 2026… 9 March, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

policia naten 2025

MINUTA E FUNDIT – Humb jetën shoferi, makina përplaset me shtyllën dhe murin në aksin Shtoj- ish- Reparti Ushtarak

ShkodraWeb 9 March, 2026 0
gent ibro ardit qylybyli 2026

MINUTA E FUNDIT – PD zyrtarizon kandidaturat për kryetar të degës Shkodër, garojnë Ibro dhe Çylybyli

ShkodraWeb 9 March, 2026 0
engin firat

E TRISHTË – Ndahet nga jeta ish- drejtori sportiv i Vllaznisë, u godit nga një arrest kardiak në aeroport…

ShkodraWeb 9 March, 2026 0
godina rektorat unishk 2025

Zgjedhja e administratorit të UNISHK, mbledhja e Bordit të Administrimit u ndërpre dhe tani shtyhet…?!

ShkodraWeb 9 March, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.