Skip to content
14 March, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

DOSSIER NGA HASAN BELLO – Përdorimi i aviacionit nga Serbia në Luftën e Shkodrës 1912-1913…

ShkodraWeb 20 August, 2023
avion lufta shkodres 1913

Përdorimi i aviacionit ushtarak nga vendet ballkanike ka filluar relativisht herët. Sipas një raporti të 13 tetorit 1910 të Inspektoriatit të Përgjithshëm të Logjistikës Ushtarake Osmane vendet ballkanike (Serbia, Bullgaria dhe Greqia) kishin porositur blerjen e disa avionëve. Prandaj, ai kërkoi nga qeveria planifikimin e një fondi të posaçëm për specializimin e disa ushtarakëve në vendet europiane. Megjithatë futja e kësaj teknologjie në ushtrinë osmane eci shumë avash. Vetëm në fillim të vitit 1912 u arrit që të bleheshin dy avionë në Francë.

Ndërsa përdorimi i avionëve në territoret shqiptare për herë të parë vihet re në Luftërat Ballkanike. Kështu, gjatë Luftës së Shkodrës (tetor 1912-prill 1913) ushtria serbe kishte në organikën e saj një eskadron ajrorë, i cili përbëhej, sipas disa burimeve të ndryshme nga 4-9 avinonë të prodhimit rus e francez.

Në fund të vitit 1912, për të mbështetur operacionet ushtarake për aneksimin e territoreve shqiptare, Komanda e Përgjithshme e Ushtrisë serbe krijoi një bazë ajrore në Nish, ku dislokoi 7 avionë të tipeve të ndryshme. Sigurisht që teknologjia e kësaj kohe nuk kishte përparuar ende aq sa duhej. Prandaj, misioni kryesor i aviacionit ushtarak serb kishte si qëllim zbulimin e planvendosjes së ushtrisë armike (forcave osmane, por dhe atyre shqiptare që luftonin për mbrojtjen e territoreve të tyre).

Për shkak të humbjeve të jashtzakonshme që forcat serbo-malazeze pësuan nga forcat shqiptaro-osmane në Luftën e Shkodrës, në shkurt të 1912-tës, Shtabi i Ushtrisë serbe dha urdhër që të krijohej një skuadrilje me 4 avionë të tipeve të ndryshme. Sipas disa autorëve që kanë shkruar mbi historinë e aviacionit serb, ajo përbëhej nga një “Blerion” monoplan (një krahësh) 50 kuaj fuqi; një “Blerion” biplan (me dy krahë) 70 kuaj fuqi; një “Deperdisen” biplan (me dy krahë) 80 kuaj fuqi dhe një “Farmanov” biplan (me dy krahë) 80 kuaj fuqi.

Për transportimin e mijërave trupave serbe, armatimit, mjeteve fluturuese dhe kuajve drejt brigjeve shqiptare (Durrësit dhe Shëngjinit), më 17 shkurt 1913 kryeministri serb Nikolla Pashiq nëpërmjet përfaqësuesit të tij në Athinë kërkoi ndihmën e qeverisë greke. Kjo e fundit ra dakord që me flotën e saj detare të transportonte forcat serbe nga Selaniku në brigjet shqiptare.

Më 13 mars pas shumë peripecive dhe rrezikut nga bombardimi i kryqëzorit osman “Hamidije”, i cili arriti të godiste disa nga anijet greke, avionët e mësipërm mbërritën në Shëngjin. Ato u vendosën në një aerodrom të improvizuar shpejt e shpejt nga forcat xheniere serbe me gjatësi 700 m midis lumit Drin dhe rrugës Lezhë-Shkodër. Në mëngjesin e 20 marsit avionët serbë u ngritën në fluturime të shkurtëra 10-15 minutëshe. Por jo të gjithë avionët patën suksesin e pritur. Kështu, njëri prej tyre i drejtuar nga piloti Mihajllo Petroviç, i cili fluturoi mbi pozicionet e ushtrisë serbe në Melgushë dhe Bushat në lartësinë 1500 m, u përfshi nga një rrymë e fortë ajrore. Piloti ra nga një lartësi 900-1000 m dhe humbi jetën, ndërsa avioni u dëmtua rëndë nga përplasja me tokën.

Pas disa ditësh avionët serbë zhvilluan një sërë fluturimesh mbi vijën e frontit, gjatë së cilës u qëlluan nga forcat shqiptaro-osmane. Përdorimi i aviacionit në Luftën e Shkodrës ishte një arritje në fushën e teknologjisë. Nga ana tjetër, kjo tregon vendosmërinë e forcave serbo-malazeze për marjen e këtij qyteti dhe, disfatën e tyre pavarësisht epërsisë në numër dhe mjete ushtarake. (Në foto dy nga katër modelet e përdorura nga ushtria serbe në Luftën e Shkodrës 1912-1913) /Nga Hasan BELLO, publikuar në Facebook/

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: NGA ROLAND QAFOKU – Ngjarja e 79 viteve më parë, “Heronjtë e Vigut” 5 heronj apo 5 terroristë…?
Artikull pasardhës: VIDEO – Megaoperacioni “Alpe të pastra” në Shkodër asgjëson mbi 15 mijë rrënjë bimë narkotike, shpallet në kërkim 1 person

TË FUNDIT

minuta fundit

MINUTA E FUNDIT – Gjendet i pajetë nga familjarët në oborrin e banesës 19- vjeçari nga Jubani i Shkodrës

ShkodraWeb 13 March, 2026 0
egnatia vllaznia 2026

Egnatia dhe Vllaznia ndajnë pikët, kuqeblutë nuk përfitojnë nga epërsia numerike për rreth 20 minuta

ShkodraWeb 13 March, 2026 0
xhuana burri lezhe 2026

DETAJET – Vetëvrasja e 25- vjeçares nga Lezha, u dhunua nga ish- bashkëshorti deri në 3 të mëngjesit…

ShkodraWeb 13 March, 2026 0

TË FUNDIT

  • MINUTA E FUNDIT – Gjendet i pajetë nga familjarët në oborrin e banesës 19- vjeçari nga Jubani i Shkodrës 13 March, 2026
  • Egnatia dhe Vllaznia ndajnë pikët, kuqeblutë nuk përfitojnë nga epërsia numerike për rreth 20 minuta 13 March, 2026
  • DETAJET – Vetëvrasja e 25- vjeçares nga Lezha, u dhunua nga ish- bashkëshorti deri në 3 të mëngjesit… 13 March, 2026
  • E RËNDË – Ra nga një lartësi 8 metra, nuk ia del vajza 20- vjeçare me origjinë nga Shqipëria, ndërron jetë… 13 March, 2026
  • EMRAT – Kultivuan 10 mijë rrënjë kanabis, GJKKO dënon me 59 vjet burg 5 shkodranët e grupit të strukturuar 13 March, 2026
  • “Kërkoj besimin dhe mbështetjen tuaj në këtë garë”, Ardit Çylybyli mesazh për demokratët shkodranë… 13 March, 2026
  • DOSSIER NGA ANTON ÇEFA – Ernest Perdoda, shembull ideal i antikomunistit dhe demokratit të pakorruptueshëm 13 March, 2026
  • Zgjedhjet për kreun e ri të degës, PD Shkodër me me një njoftim të rëndësishëm për procesin… 13 March, 2026
  • E TRISHTË – Humb jetën rrugës për në Spitalin e Shkodrës 59- vjeçari, policia jep informacionin e parë 13 March, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e premte, 13 mars 2026… 13 March, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e premte, 13 mars 2026… 13 March, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e premte, 13 mars 2026… 13 March, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

minuta fundit

MINUTA E FUNDIT – Gjendet i pajetë nga familjarët në oborrin e banesës 19- vjeçari nga Jubani i Shkodrës

ShkodraWeb 13 March, 2026 0
egnatia vllaznia 2026

Egnatia dhe Vllaznia ndajnë pikët, kuqeblutë nuk përfitojnë nga epërsia numerike për rreth 20 minuta

ShkodraWeb 13 March, 2026 0
xhuana burri lezhe 2026

DETAJET – Vetëvrasja e 25- vjeçares nga Lezha, u dhunua nga ish- bashkëshorti deri në 3 të mëngjesit…

ShkodraWeb 13 March, 2026 0
angjela byky itali 2026

E RËNDË – Ra nga një lartësi 8 metra, nuk ia del vajza 20- vjeçare me origjinë nga Shqipëria, ndërron jetë…

ShkodraWeb 13 March, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.