Skip to content
14 April, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

DOSSIER – Franc Simon Pjetri 32 vite i zhdukur, motra nga Shkodra vazhdon të kërkojë vëllanë e vetëm

ShkodraWeb 27 May, 2025
francesk laura pjetri 2025

Është një nga ngjarjet më të trishta jo vetëm të Shkodrës, por edhe më gjërë. Një i ri, vetëm 18- vjeç nga Shkodra, rezulton i zhdukur që nga viti 1993. Familja e tij, babai, nëna, 3 motrat, të afërmit, nuk kanë rreshtur së kërkuari, me të gjitha mundësitë që kanë patur në dispozicion.

Është historia e Francit, emri i tij i saktët, Françesk Simon Pjetri, i cili bashkë me një shok të ngushtë, u largua nga shtëpia me 22 shtator 1993. Mendohet se të dy të rinjtë, kanë patur si synim ikjen drejt Greqisë.

Ka qenë motra e Francit, Laura Pjetri, e cila jeton prej vitesh në Itali, që ka rikthyer sërish në vëmendje këtë ngjarje të trishtë. Ajo ka shkruar në faqen në Facebook të ShkodraWeb, duke apeluar për ndihmë.

“Françesk Simon Pjetri është larguar më datën 22 shtator 1993 në moshën 18 vjeç nga shtepija e tij në Shkodër, pranë në kinema “Republika”
(Millennium). Që nga ajo ditë nuk ka asnjë informacion per të, si dhe as per shokun e tij Eduard Zef Hyseni. Nuk dihet se ku kanë shkuar, as
dhe se çfarë kufirit kanë kaluar.

Franci ka lindur me dt. 02-03-1975 në Shkodër. Baba e nana i kanë vdekë, deri në ditët e fundit të jetës tyne t’u e kërku. Unë jam njena prej tre motrave. Ju lutem kush të ketë mundësi të na ndihmojë e ta shpërndajë në profilin e vet në Facebook, apo të grupeve që njef në çdo vend të botës, sa ma shumë të hapet, aq ma shumë mundësi ka me pas ndonjë informacion.

Eshtë vëllai im i vetëm. Ne jemi tri motra dhe të trija në emigracion, dy në Itali dhe një në Spanë. Unë që po ju shkruaj, në 1993 isha në Itali, ndërsa vëllai Franci, bashkë me shokun e vet të ngushte një natë para se me ik në emigracion, ka fjet tek posta e qytetit të Shkodrës. Të nesërmen ka marrë furgonin bashkë me shokun e tij Eduard Hyseni për në Greqi.”, shkruan Laura Pjetri.

Ndërkohë, ajo ka dërguar një foto të kohës të vëllait të saj por edhe një kërkesë, që nëna e Francit, ka dërguar tek institucionet, duke kërkuar ndihmë për gjetjen e djalit të vetëm të saj. Të gjithë personat që kanë çfarëdolloj informacioni lidhur me këtë ngjarje, janë të lutur të kontaktojnë në çdo kohë me numrin e celularit të Laura Pjetrit +39 333 296 4816.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: VIDEO – SPAK zgjedh deri në dhjetor hetimet për Ilir Metën dhe deputeten Monika Kryemadhi…
Artikull pasardhës: “Presim të vazhdojmë partneritetin tonë të ngushtë me Shqipërinë”, zgjedhjet e 11 Majit, reagimi i parë amerikan…

TË FUNDIT

Eric Wendt

Ambasadori i ri i SHBA në Shqipëri, presidenti Trump propozon një ushtarak të lartë amerikan…

ShkodraWeb 13 April, 2026 0
kole kola polic 2026

IN MEMORIAM NGA PRELË MILANI – Kolë Kola, një uniformë që nuk u përkul…!

ShkodraWeb 13 April, 2026 0
full hd.03_06_25_11.Still043

VIDEO – “Dua të luaj”, investimi më i madh që nis për fëmijët dhe familjet e Shkodrës…!

ShkodraWeb 13 April, 2026 0

TË FUNDIT

  • Ambasadori i ri i SHBA në Shqipëri, presidenti Trump propozon një ushtarak të lartë amerikan… 13 April, 2026
  • IN MEMORIAM NGA PRELË MILANI – Kolë Kola, një uniformë që nuk u përkul…! 13 April, 2026
  • VIDEO – “Dua të luaj”, investimi më i madh që nis për fëmijët dhe familjet e Shkodrës…! 13 April, 2026
  • 50 mijë euro premio për 3 pikë, “çmendet” presidenti i klubit të futbollit në Kategorinë e Parë në… Shqipëri 13 April, 2026
  • Motomjeti i paidentifikuar përplas 47- vjeçarin tek “Prek Cali” në Shkodër, dërgohet me urgjencë në spital 13 April, 2026
  • OPINION – Rrëzimi i Viktor Orban pas 16 viteve në Hungari dhe analogjitë deri tani të pamundura në Shqipëri 13 April, 2026
  • NGA NIKOLIN GURI – Milionat e Katedrales dhe heshtja mbi Kishën e Prekalit… 13 April, 2026
  • Kamionistët e Malit të Zi sërish protestë 3- ditore, bllokohet qarkullimi i mjeteve të rënda nga Shqipëria 13 April, 2026
  • Policia e Shkodrës procedon penalisht 6 tifozë të Teutës, dëmtuan stolat dhe i hodhën në fushën e “Loro Boriçi” 13 April, 2026
  • VIDEO – Zëvendëskryeministrja Koçiu inspekton punimet, rruga Zogaj- Shirokë drejt përfundimit… 13 April, 2026
  • NGA GJERGJ LEKA – Koha të kthejmë sytë edhe jashtë mureve të kryeqytetit, “Bilbilat…” spektakël magjik 13 April, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 13 prill 2026… 13 April, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

Eric Wendt

Ambasadori i ri i SHBA në Shqipëri, presidenti Trump propozon një ushtarak të lartë amerikan…

ShkodraWeb 13 April, 2026 0
kole kola polic 2026

IN MEMORIAM NGA PRELË MILANI – Kolë Kola, një uniformë që nuk u përkul…!

ShkodraWeb 13 April, 2026 0
full hd.03_06_25_11.Still043

VIDEO – “Dua të luaj”, investimi më i madh që nis për fëmijët dhe familjet e Shkodrës…!

ShkodraWeb 13 April, 2026 0
pogradeci

50 mijë euro premio për 3 pikë, “çmendet” presidenti i klubit të futbollit në Kategorinë e Parë në… Shqipëri

ShkodraWeb 13 April, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.