Skip to content
29 September, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
ShkodraWeb- E Verteta te ben te lire!

ShkodraWeb- E Verteta te ben te lire!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Dossier
  • Kryesore
  • Personazh

DOSSIER – Bebja e burgut të Shkodrës, historia tragjike e Dila Zef Ndojës…

ShkodraWeb 1 year ago

Vuajti muajt e shtatzënisë në hetuesi përmes torturash çnjerëzore dhe atje lindi djalin e saj. Të parat imazhe që iu shfaqën në këtë botë ishin prangat dhe hekurat e qelisë ku ishte ngujuar e ëma. Djali i Dilës, u bë 9 muajsh në burgun e Shkodrës dhe më pas e transferuan në jetimore

Në agun e ditës së parë të vitit 1952, në birucat e burgut të Shkodrës erdhi në jetë një fëmijë. Pas fytyrës së nënës, bebja e qelisë së hetuesisë së Shkodrës do të njihte të parat imazhe që iu shfaqen në këtë botë. Ishin prangat dhe hekurat e qelisë ku ishte ngujuar e ëma, Dila Zef Ndoja. Ajo ishte arrestuar si bijë e një familje që ishin shpallur “armiq të popullit”.

Bebja e bugut të Shkodrës lëshoi piskamën e parë në atë burg, i kaloi aty 9 muajt e parë të jetës përmes britmave të xhelatëve, kërcitjes së prangave e vikamën e të burgosurve që vuanin torturat nga hetuesit e sigurimit të shtetit. Aty buzëqeshi për së pari. Sfidoi me buzëqeshjen e tij fatin e zi, në ato pak metra katror qelie, ambjenti mizor që bota i kishte rezervuar prej ditës së parë të jetës. Bebja e qelisë së burgut të Shkodrës do të kalonte nëntë muaj në pesë metra katrorë qeli dhe do të vinte ndëshkimi i radhës, ndarja nga nëna. Bebja e Dilës u transferua në jetimore: “Më 1 janar 1952 linda djalin në burg edhe aty u bë 9 muajsh. Hilmi Saiti, drejtori i bugut më tha: Të kemi dënuar ty dhe jo fëmijën”, rrëfen Dila në intervistën dhënë studiueses Fatbardha Saraçi.

Kur u arrestua, Dila ishte 3-muajshe shtatzënë. Për gjashtë muajt në vazhdim ajo vuajti hetuesinë e egër të sigurimit të shtetit përmes torturash çnjerzore. Kushedi sa herë është rrahur barbarisht, është lënë pa ujë e bukë, është torturuar fizikisht e psikologjikisht.

“Mua më arrestuan sepse u përpoqa t’i çoja ushqime vëllait, Ndue i cili ishte në përpjekje për t’u arratis. Më mbajtën 3 muaj në izolim në burgun e Kukësit ku më kanë torturuar në mënyrë të vecantë me rrahje, mandej në Shkodër (tek shtëpija e Dr.Prelës (që ishte bërë shtëpi-burg). Më kanë dënuar me izolim në birucë.

Më dënuan pse takova vëllezërit. Më dënuan 8 vjet heqje lirie. Në këtë periudhë isha tre muajsh shtatzënë (burrin e kisha në burg) dhe fëmija im i provoi rrahjet në mënyrë njerëzore dhe izolimin në birucat e ftohta dhe plot lagështirë”, rrëfen Dila.

Është një ndër rastet më të tmerrshme të torturave në qelitë e diktaturës komunsite. Jeta e Dila Zef Ndojës është një ndër më uniket në historitë tragjike të diktaturës komuniste sepse ajo përjetoi ditën më të bukur të jetës, lindjen e fëmijës së parë, me një trishtim që vështirë të gjenden fjalët për ta përshkruar. 1 janarin e vitit 1952 nuk do ta harronte kurrë.

Por për cilat arsye regjimi kishte vendosur të sillej me egërsi ndaj një nëne të re??

“Kam lindur në fshatin Xhuxhe të Mirditës, në familje e Zef Ndrecës, në vitin 1925. Ishim një familje me gjendje të mirë ekonomike. Me ardhjen e komunizmit në krahinën tonë, shumë mirditorë ishin antikomunistë dhe iu kundërvunë regjimit të ri, me rezistencë.

Në këtë rezistencë mua më pushkatuan babain Zef Mark Ndreca më 26.12.1946. Në vitin 1950 më vranë vëllain Ndue Zef Ndreca 17 vjec ,më 13 .12.1950. Prej familjes kam tre vetë të pushkatuar. Vetem njëri vëlla, Mark Zefi arriti të largohej duke kaluar kufirin shtetëror me shumë vështirësi dhe pas shumë peripecish u vendos në Amerikë”, rrëfen Dila.

Pasi i morën djalin dhe ia çuan në jetimore, Dila vazhdoi të vuaj dënimin nëpër qelitë e burgjeve të diktaturës. “Djalin ma dërguan në befotrofin e qytetit të Shkodrës, ndërsa mua (tregon Dila) më transferuan në Tiranë, 3 vjet punova në rrobaqepësi, duke qepur rroba oficerësh, kam endur qylyma, kam punuar pambuk në fermë…

Përfitova prej fëmijës se më kapi amnista dhe bana 3 vjet burg. Kur dola nuk kisha asnjë të drejtë civile. Nuk kisha as shtëpi, as pare, isha e vetmume. Erdha në Shkodër dhe më shoqëroi një bashkëvuajtëse nga Korça, e cila jetonte në këtë qytet. Ollga quhej. Ajo më ndihmoi derisa gjeta një dhomë për banim dhe punë në fermë. Kam punuar në punët më të rënda si në tulla, fermë, ndërtim etj.”, rrëfen Dila.

Sapo nisi të stabilizohej do të shkonte në jetimore për të marrë djalin e saj që tashmë ishte rritur. Takimi i parë me djalin do të mbetej një ndër ditët e veçanta. Pak shpresë se jeta do të merrte një tjetër rrjedhë.

“Djalin e takova për herë të parë mbasi dola nga burgu dhe pasi kisha siguruar punë e dhomë. E rrita djalin me shumë dashuri e përkujdesje. Mësonte mirë, mbaroi shkollën e mesme, u bë llamarist por fatkeqësisht ai i mbylli sytë përjetë në moshë të re”, rrëfen Dila.

Bebja e burgut të Shkodrës, nuk do të mund të vazhdonte gjatë udhëtimin në këtë botë mizore sepse kish njohur dhunën barbare të diktaturës që në barkun e nënës, ish takuar me diktaturën në kushtet më ekstreme, në qelinë e akullt të diktaturës, ndarja nga gjiri I nënës në moshën 9 muajshe dhe përplasja në befotrof si pjellë e armikut të popullit. Ditët e vitet me nënën do të ishin gjithaq të mundimshme e do të vinte një ditë kur dhuna e ditëve të para të jetës t’i kthehej si sëmundje për t’i mbyllur sytë përgjithmonë e për të lënë pas nënën e tij me zemrën e copëtuar. Do të ishte një tjetër goditje e fortë për Dilën e cila kishte sakrifikuar gjithçka mundi për ta rritur sa më mirë.

Por Dila ishte grua shumë e fortë. Gjeti forca për të vazhduar jetën pasi djali i saj ishte bërë dhëndër e kishte lënë pas djalin e tij, Lerjan Ndoja i cili e deshi dhe e respektoi gjyshen e tij deri në fundin e jetës së saj. “Jetoj me shpresën se nipërit e mbesat e mia të jetojnë në liri e paqe, të mos provojnë më kurrë luftën e klasave që na ndoqi gjithë jetën, që u quajtën armiq e fëmijët tanë i cilësuan “fëmijë tratharësh”.

Shënim: artikulli bazohet në librin “Kalvari i grave në burgjet komuniste” me autore Fatbardha Saraçi Mulleti, botuar nga ISKK.

Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!

MBËSHTET SHKODRAWEB

Continue Reading

Lajmi i mëparshëm: FOTO – Bashkia Shkodër vijon lirimin e hapësirave publike, ja zonat ku do të ndërhyhet ditën e mërkurë…
Lajmi pasues: Merr rrugën për Shkodër, Herald Marku ‘braktis’ kampingun e Partizanit…

TË FUNDIT

“Tërhiqni forcat ushtarake nga kufiri me Kosovën”, sulmi në Veri, Uashingtoni thirrje Serbisë
  • Aktualitet

“Tërhiqni forcat ushtarake nga kufiri me Kosovën”, sulmi në Veri, Uashingtoni thirrje Serbisë

2 hours ago
EMRAT – Kishin ngritur biznes në Selanik për trafikimin e “mallit të fortë”, kush janë shqiptarët e 585 kilogramëve
  • Anëmbanë

EMRAT – Kishin ngritur biznes në Selanik për trafikimin e “mallit të fortë”, kush janë shqiptarët e 585 kilogramëve

2 hours ago
VIDEO – Peshkonin me mjete me energji elektrike, referohen në prokurori dy persona nga Aliaj i Malësisë së Madhe
  • Aktualitet

VIDEO – Peshkonin me mjete me energji elektrike, referohen në prokurori dy persona nga Aliaj i Malësisë së Madhe

7 hours ago

TË FUNDIT

  • “Tërhiqni forcat ushtarake nga kufiri me Kosovën”, sulmi në Veri, Uashingtoni thirrje Serbisë 29 September, 2023
  • EMRAT – Kishin ngritur biznes në Selanik për trafikimin e “mallit të fortë”, kush janë shqiptarët e 585 kilogramëve 29 September, 2023
  • VIDEO – Peshkonin me mjete me energji elektrike, referohen në prokurori dy persona nga Aliaj i Malësisë së Madhe 29 September, 2023
  • PËRVJETOR – Mjeshtri i madh i skenës dhe ekranit, 16 vjet pa Serafin Fankon, Felinin e teatrit shqiptar… 29 September, 2023
  • Kryebashkiaku Beci takohet me disa nga gjyshërit dhe gjyshet e Shtëpisë së të Moshuarve, dhurata e veçantë… 29 September, 2023
  • NGA NDOC ASHTA – Ndjehem me turp për brezin tim…sepse kapitulloi politikisht… 29 September, 2023
  • Aksidentoi 86- vjeçaren në hyrje të Shkodrës, arrestohet 20 vjeçari me banim në Dubai, e moshuara rëndë në spital 29 September, 2023
  • EMRAT – “Furtunë” në Komisariatin e Mirditës, pas ekzekutimit të Martin Bardhit, shkarkohet “zinxhiri” komandues 29 September, 2023
  • VIDEO – Në shkurt iu kapën 48 mijë euro të padeklaruara, sot në Muriqan të njëjtit autobus, iu gjetën mbi 80 mijë 29 September, 2023
  • VIDEO – Zbardhen disa nga ngjarjet e rënda të kohëve të fundit në Shkodër, drejtori i DVP- së para gazetarëve 29 September, 2023
  • E TRISHTË – Ndërron jetë në SHBA At Artur Liolin, Kryekancelar i Kryedioqezës Shqiptare të Kishës Orthodhokse atje 29 September, 2023
  • MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për ditën e sotme mbi vendin tonë, e premte, 29 shtator 2023… 29 September, 2023

TË FUNDIT

“Tërhiqni forcat ushtarake nga kufiri me Kosovën”, sulmi në Veri, Uashingtoni thirrje Serbisë
  • Aktualitet

“Tërhiqni forcat ushtarake nga kufiri me Kosovën”, sulmi në Veri, Uashingtoni thirrje Serbisë

2 hours ago
EMRAT – Kishin ngritur biznes në Selanik për trafikimin e “mallit të fortë”, kush janë shqiptarët e 585 kilogramëve
  • Anëmbanë

EMRAT – Kishin ngritur biznes në Selanik për trafikimin e “mallit të fortë”, kush janë shqiptarët e 585 kilogramëve

2 hours ago
VIDEO – Peshkonin me mjete me energji elektrike, referohen në prokurori dy persona nga Aliaj i Malësisë së Madhe
  • Aktualitet

VIDEO – Peshkonin me mjete me energji elektrike, referohen në prokurori dy persona nga Aliaj i Malësisë së Madhe

7 hours ago
PËRVJETOR – Mjeshtri i madh i skenës dhe ekranit, 16 vjet pa Serafin Fankon, Felinin e teatrit shqiptar…
  • Art-Kult

PËRVJETOR – Mjeshtri i madh i skenës dhe ekranit, 16 vjet pa Serafin Fankon, Felinin e teatrit shqiptar…

8 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.