“Dosjet me firmat fët e fët i ke plot, do dënohesh me ligjet e tua”, Meta mesazh Ramës: Ti je zemërlepur, unë e kap demin…

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta pasi i ka kërkuar kryeministrit Edi Rama që t’i dalë përballë dhe ta sfidojë personalisht, ka kërkuar prej tij që të heqë dorë nga raportet me bandat kriminale për të goditur opozitën.

Më tej, Meta e ka konsideruar Ramën si “zemërlepur” dhe deklaroi se ai “e kap demin prej brirësh dhe e plas përdhe”, siç e ka bërë edhe në të kaluarën politikisht.


“Unë e kap demin prej brirësh dhe e plas përdhe, dhe e bëj vetë siç e kam bërë edhe në të kaluarën ndërsa ti je një zemërlepur dhe hiq dorë nga raportet e tua me bandat kriminale në vend për të goditur opozitën dhe për të inskenuar krime politike. Ke bërë shumë deri tani dhe i ke dosjet plot. Përpiqu tani ta lehtësosh veten sa të mundesh, se do të dënohesh me ligjet e tua.

Do ta kesh mjekun dhe mjeken te koka dhe policin te dera. Asnjë hakmarrje, por vetëm një zbatim i ligjeve të tua për firmat që ke hedhur fët e fët për të mashtruar popullin e Shqipërisë”, tha Meta për SyriTV.