Skip to content
3 December, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
ShkodraWeb- E Verteta te ben te lire!

ShkodraWeb- E Verteta te ben te lire!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Aktualitet

DOSJET E SIGURIMIT/ Nis studimi, si u përndoqën dhe u vranë shkencëtarët në diktaturë…

ShkodraWeb 6 years ago

Në Tiranë, Autoriteti për Informimin mbi Dokumentat e Sigurimit të Shtetit sapo ka nisur një studim mbi përndjekjen e shkencëtarëve shqiptarë gjatë diktaturës komuniste.

Studimi përfshin dekadën e parë të diktaturës, 1945-1954, kur regjimi komunist e shoqëroi instalimin e vet me vrasjen dhe burgosjen e dhjetëra dijetarëve shqiptarë.


Autoriteti për Informimin mbi Dosjet e Sigurimit të Shtetit zhvilloi në Tiranë një konferencë mbi profesorin Selahudin Toto, deputet dhe drejtuesi i parë i Institutit të Shkencave.

Ai u dënua me vdekje nga diktatura komuniste qysh në fillimet e saj, në maj 1947, së bashku me një grup deputetësh të tjerë.

“Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit ka arritur një marrëveshje me Projektin PERFORM për të bashkëpunuar në studimin mbi rolin e shkencës në zhvillimin e shoqërisë gjatë viteve të para të vendosjes së regjimit komunist (1945-1954)” – tha Genta Mara Sula, drejtuese e Autoritetit për Informim mbi Dosjet e Sigurimit të Shtetit.

Konferenca u zhvillua në ditën e lindjes së Selahudin Totos, i cili u përkujtua me nderim nga akademikë, diplomatë dhe familjarë të studiuesve të përndjekur.

Ambasada e Italisë në Shqipëri e gjeti dhe i dhuroi Akademisë së Shkencave dhe familjes temën e tij të diplomës.

Historiania Nevila Nika, foli në takim mbi “nevojën e madhe që ka shoqëria shqiptare të dëgjojë sa më shumë për këto vuajtje ende të pazbuluara, si një rrugë që Shqipëria të bëhet më e mirë”.

Projekti do të zbulojë ndikimin e Sigurimit famëkeq të Shtetit mbi shkencën shqiptare dhe përfaqësuesit e saj më të njohur, si edhe përndjekja e shkencëtarëve shqiptarë në jetën dhe punën së tyre, shkruan VOA.

Mes shumë figurave do të studiohen Gjergj Kokoshi, Eqrem Çabej, Sabiha Kasimati, Arshi Pipa, Odhise Paskali, Aleks Buda, Ollga Plumbi, Petraq Pepo, Gjovalin Gjadri dhe Petraq Qafoku, si pjesë e elitave intelektuale dhe kërkimit shkencor në dekadën e para të regjimit komunist në Shqipëri.

Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!

MBËSHTET SHKODRAWEB

Continue Reading

Lajmi i mëparshëm: “Torturimi i Eneas- vrasje shtetërore raciste, komuniteti rom dhe qytetarët të ngrihen kundër Edi Ramës”
Lajmi pasues: MOTI/ Parashikimi i sinoptikanëve për ditën e sotme, e hënë 21 maj 2018

TË FUNDIT

VIDEO – Dekorimi i qytetit të Shkodrës për festat vazhdon, përfundon ndriçimi në Gjuhadol dhe lagjen “Rus”…
  • Aktualitet

VIDEO – Dekorimi i qytetit të Shkodrës për festat vazhdon, përfundon ndriçimi në Gjuhadol dhe lagjen “Rus”…

1 hour ago
VIDEO – Dita Ndërkombëtare e Aftësisë Ndryshe, dhurata për 70 anëtarë të Shoqatës “PAK” në Shkodër…
  • Aktualitet

VIDEO – Dita Ndërkombëtare e Aftësisë Ndryshe, dhurata për 70 anëtarë të Shoqatës “PAK” në Shkodër…

2 hours ago
Makina del nga rruga dhe përplaset me shtyllën elektrike në Zues të Shkodrës, plagosen tre gra, shoferja bllokohet…
  • Aktualitet

Makina del nga rruga dhe përplaset me shtyllën elektrike në Zues të Shkodrës, plagosen tre gra, shoferja bllokohet…

2 hours ago

TË FUNDIT

  • VIDEO – Dekorimi i qytetit të Shkodrës për festat vazhdon, përfundon ndriçimi në Gjuhadol dhe lagjen “Rus”… 3 December, 2023
  • VIDEO – Dita Ndërkombëtare e Aftësisë Ndryshe, dhurata për 70 anëtarë të Shoqatës “PAK” në Shkodër… 3 December, 2023
  • Makina del nga rruga dhe përplaset me shtyllën elektrike në Zues të Shkodrës, plagosen tre gra, shoferja bllokohet… 3 December, 2023
  • VIDEO – Nis rikonstruksioni i rrugës “Kardinal Mikel Koliqi”, Benet Beci inspekton punimet dhe takon qytetarët 3 December, 2023
  • E RËNDË – Ecte anash rrugës bashkë me një shoqe në Rimini të Italisë, makina përplas për vdekje shqiptaren 31- vjeçare 3 December, 2023
  • FOTOLAJM – Pas rreth 3 dekadave, ndërtesa e papërfunduar në zemër të pedonales në Shkodër “rikonstruktohet” 3 December, 2023
  • VIDEO – Tentoi ti shmanngej kontrollit të policisë me mjetin e tij, arrestohet në Vau Dejës 19- vjeçari, iu gjetën… 3 December, 2023
  • Ekzekutimi i Entjan Nikulaj, shoqërohen në polici 20 persona, dyshohet se tre vetë morën pjesë në atentat… 3 December, 2023
  • EMRI – U shkarkua nga Ministri i Drejtësisë, i vihen prangat drejtorit të burgut, ja për çfarë akuzohet… 3 December, 2023
  • MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 3 dhjetor 2023… 3 December, 2023
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 3 dhjetor 2023… 3 December, 2023
  • U qëllua me 30 plumba, ndërron jetë në spital 40- vjeçari, djali i xhaxhatit të biznesmenit të vrarë Ardian Nikulaj 2 December, 2023

TË FUNDIT

VIDEO – Dekorimi i qytetit të Shkodrës për festat vazhdon, përfundon ndriçimi në Gjuhadol dhe lagjen “Rus”…
  • Aktualitet

VIDEO – Dekorimi i qytetit të Shkodrës për festat vazhdon, përfundon ndriçimi në Gjuhadol dhe lagjen “Rus”…

1 hour ago
VIDEO – Dita Ndërkombëtare e Aftësisë Ndryshe, dhurata për 70 anëtarë të Shoqatës “PAK” në Shkodër…
  • Aktualitet

VIDEO – Dita Ndërkombëtare e Aftësisë Ndryshe, dhurata për 70 anëtarë të Shoqatës “PAK” në Shkodër…

2 hours ago
Makina del nga rruga dhe përplaset me shtyllën elektrike në Zues të Shkodrës, plagosen tre gra, shoferja bllokohet…
  • Aktualitet

Makina del nga rruga dhe përplaset me shtyllën elektrike në Zues të Shkodrës, plagosen tre gra, shoferja bllokohet…

2 hours ago
VIDEO – Nis rikonstruksioni i rrugës “Kardinal Mikel Koliqi”, Benet Beci inspekton punimet dhe takon qytetarët
  • Aktualitet

VIDEO – Nis rikonstruksioni i rrugës “Kardinal Mikel Koliqi”, Benet Beci inspekton punimet dhe takon qytetarët

6 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.