ShkodraWeb Media

E Vërteta të bën të lirë!

Doshi dhe Sterkaj duan të kenë peshë në emërimet e drejtorëve rajonalë në Shkodër, i ankohen Ramës në Velipojë

Mbledhja e organizuar nga kryeministri Rama në Velipojë, nuk ka kaluar pa debate. Burime brenda saj bëjnë me dije se ka patur pakënaqësi lidhur me emërimet e drejtorëve rajonalë në të shkuarën. Deputeti socialist Paulin Sterkaj i është ankuar Ramës e nuk i ka marrë askush mendim për emërimet e drejtorëve rajonalë. Në të njëjtën linjë ka qenë edhe aleati Tom Doshi i PSD-së. Dy deputetët e kanë thënë haptas se nuk janë pyetur nga kolegët socialistë Senida Mesi dhe Luan Harusha. Pasi ka dëgjuar ankesat, Rama ka ndërhyrë, duke ngritur edhe tonet.

Ai i ka kërkuar të dy palëve që të ulen bashkë, duke thënë se kur ai ulet me Metën dhe Berishën, pse ata nuk ulen me njëri-tjetrin.

Pse nuk uleni bashkë? Tomën e kemi aleat. Sterkaj është i Malësisë së Madhe por ka të drejtë të jap mendim për drejtorët rajonalë. Kur unë ulem me Ilir Metën dhe Sali Berishën, ju pse nuk uleni me njëri tjetrin të flisni?”, mësohet të jetë përgjigjur Rama.

Copyright ShkodraWeb Media © 2019 All rights reserved. | Politika e Privatësisë nga ShkodraWeb Media.