E ashpër ka qenë në reagimin e saj ish-eurodeputetja Doris Pack ndaj deklaratës së Ramës për Kryetarin e Komisionit të Çështjeve të BE-s në Bundestagun gjerman, Gunther Krichbaum, të cilin e ka quajtur një njeri të çadrës, me të cilin nuk ndan të njëjtat vizione për qeverisjen e Shqipërisë.
Tashmë në pozitën e kryetares së gruas në PPE, Pack ka postuar në Twitter një postim ku e quan deklaratën e Ramës një shpifje dhe se jo të gjithë shiten e blihen si ai.
Pack shkruan: “Një histori e pabesueshme dhe e fabrikuar në mënyrë perfekte nga #Edi Rama, kryeministri shqiptar, për shpifje ndaj #Gunther Krichbaum, kryetar i Komisionit të Evropës në Bundestagun Gjerman. #Rama mendon për të tjerët se janë në kategorinë e tij: të gjithë mund të blihen e shiten. Turp për të dhe gazetarët që përhapin shpifjen.”.