Skip to content
21 June, 2025
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

bashkepunime shwm 88
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • SM News

Dorëheqja kolektive e drejtorëve rajonalë, reagon PD Shkodër: Po zëvendësohet një bandë me një tjetër…

ShkodraWeb 29 August, 2019
xhode amuli selia pd

Edi Rama, kryetari i sektit të Rilindjes, orët e fundit po imponon një proces tërësisht antiligjor, diskriminues dhe në gjurmët e etërve të tij biologjikë e politikë. Edi Rama po vendos PS Shkodër, në administrimin e Tom Doshit, personit i shpallur “non grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Por fillimisht, po i spastron “fushën” duke i lënë në dorë të gjitha drejtoritë rajonale në Shkodër.

Me një urdhër të paprecedent në historinë edhe të vendeve më të prapambetura të Afrikës, Edi Rama ka nisur instalimin e partisë – shtet duke filluar nga Shkodra, ekzaktësisht siç bënë komunistët në 1945.

Urdhri për dorëheqje në bllok të të gjithë drejtorëve rajonalë në Qarkun e Shkodrës, është totalisht antiligjor dhe në shkelje flagrante të Kushtetutës, Statusit të Nëpunësit Civil dhe Kodit të Punës. Me një urdhër të tillë, Rama po zëvendëson njërën bandë me një bandë tjetër.

Pasi të lirohen postet e drejtorëve, do të jetë “mëkëmbësi” i Edi Ramës në Shkodër, Tom Doshi, që do të emërojë drejtorët e rinj rajonal, në koordinim të plotë me kreun e bandës së Rilindjes, kryeministrin e fatkeqësisë kombëtare.

Revanshi i rradhës i kryeministrit uzurpator, tregon se ai shtetin e konsideron “parcelë private”, pronë të tij dhe të sektit të rrezikshëm kriminal të Rilindjes. Bindja e verbër ndaj urdhrave antiligjorë, për ndëshkime kolektive përmes dorëheqjeve të detyruara me urdhër partie, është mungesë dinjiteti, pranim i tutelës partiake në vend të zbatimit të ligjit, nënshtrim ndaj një individi psikopatik.

Një lëvizje e tillë e Edi Ramës, bëhet edhe për ti hedhur “hi syve” shkodranëve. Është një përpjekje e dështuar për të tërhequr vëmendjen nga skandali i Shkodrës, ku me 30 qershor kandidoi një të inkriminuar, ashtu siç bëri me Vorën dhe me bashki të tjera që do të evidentohen në ditët në vijim.

Nga sot, Shkodra e Shqipëria kanë një arsye më shumë për tu angazhuar në largimin një orë e më parë të Edi Ramës kësaj fatkeqësie kombëtare që nuk ndalet duke krijuar probleme për shkodranët e shqiptarët.

Të gjithë bashkë, pa dallime partiake kemi detyrë para të sotmes dhe të ardhmes, të ngrihemi e ta shporrim një sahat e më parë!

RAMA IK! /Deklaratë e PD Shkodër në faqen zyrtare në Facebook/

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Continue Reading

Artikull para: VIDEO/ Rama dhe Kryemadhi ia marrin valles bashkë me të rinjtë në Jalë, përgatiten për protestat…
Artikull pas: “Historia nuk blihet…”, menaxheri i FIFA-s thirrje tifozëve për derbin Vllaznia- Tirana…

TË FUNDIT

gjykata amp dobraci 2024
  • Anëmbanë

“Masakra e Dobraçit”, Gjykata e Shkodrës “rrëzon” Agjensinë e Mbikqyrjes Policore, rikthen në liri ‘ “Shqiponjat”

ShkodraWeb 22 November, 2024
karlo radoja vdes 2024
  • Aktualitet

E TRISHTË – Ndërron jetë Karlo Radoja, “i fundmi i orkestrinës legjendare” të Kafes së Madhe në Shkodër…

ShkodraWeb 22 November, 2024
asteroid nasa
  • HiTech

“Një sa një shtëpi, dy me madhësinë e një aeroplani”, NASA: 5 asteroidë do të kalojnë pranë Tokës këtë javë…

ShkodraWeb 7 September, 2023

TË FUNDIT

  • VIDEO – Reagimi në rast emergjencash, ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu takim në Shkodër… 21 June, 2025
  • “I kam rënë telefonit të Albanit, nuk ma ka hapur”, Bujar Qamili rrëfen prapaskenat e recitalit: Është sponsor 21 June, 2025
  • “Kërkuam përgjegjësi dhe bashkëpunim”, kryebashkiaku Marinaj dhe drejtori i UKSH Lesha takim për ujin e pijshëm 21 June, 2025
  • Shpërthen bombula e gazit në një lokal në Shkodër, fatmirësisht nga ka dëme në njerëz… 21 June, 2025
  • Vazhdojnë “rekordet” Guinness në Kosovë, Kuvendi dështon për të 35- ën herë konstituimin e tij… 21 June, 2025
  • FOTO – “I sigurova për mbështetje të pakursyer”, Benet Beci pret në zyrë kampionët e Vllaznisë në atletikë 21 June, 2025
  • Vllaznia “i jep duart” edhe një tjetër futbollisti, ndan rrugët me qendërmbrojtësin që afroi në janar… 21 June, 2025
  • EMRAT – Arrestohen dy vëllezër nga Sheldija, dyshohen autorë të kultivimit të 400 rrënjë kanabis sativa 21 June, 2025
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e shtunë, 21 qershor 2025… 21 June, 2025
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e shtunë, 21 qershor 2025… 21 June, 2025
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e shtunë, 21 qershor 2025… 21 June, 2025
  • FOTO – Situata e motit në Shkodër, reshjet e dendura dhe stuhia rrëzojnë disa pemë në qytet… 20 June, 2025
ame sidebar

TË FUNDIT

ministri venguU shkoder 2025
  • Aktualitet

VIDEO – Reagimi në rast emergjencash, ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu takim në Shkodër…

ShkodraWeb 21 June, 2025
benett bujar alban 2025
  • Aktualitet

“I kam rënë telefonit të Albanit, nuk ma ka hapur”, Bujar Qamili rrëfen prapaskenat e recitalit: Është sponsor

ShkodraWeb 21 June, 2025
marinaj lesha takim uji pijshem 2025
  • Aktualitet

“Kërkuam përgjegjësi dhe bashkëpunim”, kryebashkiaku Marinaj dhe drejtori i UKSH Lesha takim për ujin e pijshëm

ShkodraWeb 21 June, 2025
bombul gazi
  • Aktualitet

Shpërthen bombula e gazit në një lokal në Shkodër, fatmirësisht nga ka dëme në njerëz…

ShkodraWeb 21 June, 2025
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.