
Lëvizja Socialiste për Integrim k reaguar në një dalje për mediat pas vendimit të mjekëve të Urgjencës së QSUT-së për t’u dorëhequr nga detyra. Në një deklaratë nga selia e kësaj partie, deputetja e kësaj force Nora Malaj pohoi se kryeministri Edi Rama nuk ka mbajtur asnjë premtim për këtë sektor.
“Nëse nuk mund të mbani premtimet që keni bërë, atëherë minimalisht jepni dorëheqjen, pasi vetëm kështu historia nuk do ju gjykojë. Kini vëmendjen, pasi kur një mjek flet situata duhet marrë me përgjegjshmëri”, tha Malaj.
“Një pjesë e mjekëve të QSUT kërkojnë rishikimin e pozicionit, pasi kushtet ku punojnë janë të pamenaxhueshme dhe të pamotivuara. Mjekët ngrenë shqetësime për kushte skandaloze, për mungesë vendesh në pavione etj, janë shumë të drejta”, tha Malaj, e cila në emër të LSI shprehu mbështetjen ndaj bluzave të bardha./panorama/