
Gjykata e Apelit për Krime të Rënda ka lënë sot të lirë ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri. Por një ditë më parë Ambasadori Amerikan, Donald Lu, reagoi dhe tha që gjyqtarëve u janë bërë presione dhe u është dhënë ryshfet për të ndryshuar vendimin.
Por po ashtu Lu thoshte se gjykatësit duhet të bazohen në prova dhe në fakte për marrjen e vendimin. Sot pas vendimit ë gjykatës, Lu ka reaguar sërish për “Panorama”, ku është pyetur për deklaratën e djeshme.
Në përgjigjen që dha për “Panorama”, Donald Lu, thotë se i qëndron të gjithë atyre që ka thënë ditën e djeshme për këtë çështje.