Skip to content
18 February, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

Donald J. Trump zyrtarisht president i SHBA, përfundon ceeremonia e kalimit të pushtetit në Capitol Hill

ShkodraWeb 20 January, 2025
donald trump inaguration 2025

Nga sot Donald Trump është presidenti i 47- të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Koha e rënies së Amerikës ka mbaruar. Zoti më shpëtoi ta bëj Amerikën të madhe sërish. Epoka e artë fillon pikërisht tani” tha Presidenti Trump në fjalimin e tij menjëherë pas betimit mbi Kushtetutë.

Miliona amerikanë dhe jo vetëm, mbarë bota ndoqi live ceremoninë e inaugurimit që u mbajt brenda Kapitolit për shkak të temperaturave të ftohta.

“Nga kjo ditë vendi ynë do të lulëzojë e do na kenë zili të gjithë kombet. Prioriteti ynë kryesor do të jetë krijimi i një kombi krenar, të begatë dhe të lirë”, vijoi më tej Trump në fjalimin e tij 20 minutësh.

Ai premtoi se do të sjellë paqen në botë, teksa u shpreh se Gjiri i Meksikës, do të quhet Gjiri i Amerikës.

Tha se sot do të firmosë shpalljen e emergjencës në kufirin jugor me Meksikën për të luftuar emigracionin e paligjshëm dhe dekretin për të pasur vetëm dy gjini. Shpalli dhe synimet ekspansioniste në Kanalin e Panamasë.

“Sovraniteti ynë do të rifitohet, siguria jonë do të rikthehet, peshorja e drejtësisë do të ribalancohet”, tha Trump, duke shtuar se “armatosja e egër, e dhunshme dhe e padrejtë” e Departamentit të Drejtësisë në SHBA, do të marrë fund.

Do të ndërtojmë ushtrinë më të fortë që bota ka parë. Do të ndalojmë lufrat dhe nuk do të hyjmë më asnjëherë në luftra. Amerika do të rimarrë vendin e merituar si vendi më i madh, më i respektuar, do të admirohet në të gjithë botën, nga sot do të ndryshojmë emrin e Gjirit të Meksikës, do ta quajmë Gjiri i Amerikës.

Ceremonia u mbajt brenda ndërtesës së Kapitolit, në Rotondë, ashtu siç ndodhi për Ronald Reagan në vitin 1985. Para Trump u betua dhe zv/presidenti JD Vance. Presidenti Trump këtë post, e mbajti edhe nga viti 2017 deri më 2021.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: “Po përpiqem të jem zëri juaj për një të nesërme më të mirë”, Jetmir Shpuza kandidat për drejtues i RTSH
Artikull pasardhës: VIDEO – “Sherr” mes partisë së Qorit dhe të Lapaj për autorësinë e protestës para Ministrisë së Brendshme

TË FUNDIT

emigrante shqiptare

INSTAT – Pandemia rriti dëshirën e shqiptarëve për emigrim, në 4 vite ka pasur 138 mijë ikje më shumë se kthime

ShkodraWeb 18 February, 2026 0
shtypi dites 2025

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkure, 18 shkurt 2026…

ShkodraWeb 18 February, 2026 0
horoskopi 2025

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë, 18 shkurt 2026…

ShkodraWeb 18 February, 2026 0

TË FUNDIT

  • INSTAT – Pandemia rriti dëshirën e shqiptarëve për emigrim, në 4 vite ka pasur 138 mijë ikje më shumë se kthime 18 February, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkure, 18 shkurt 2026… 18 February, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë, 18 shkurt 2026… 18 February, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 18 shkurt 2026… 18 February, 2026
  • FOTO – Programi i kontrollit biologjik të dëmtuesit të gështenjës, nënshkruhet marrëveshja me ministrin Salla 17 February, 2026
  • PËRVJETOR – Frederik Rreshpja, poeti që i këndoi gjëmimshëm vetmisë, ngulmueshëm tragjizmit dhe trazueshëm dhimbjes 17 February, 2026
  • Rritja e pagave për gjykatësit u kundërshtua nga qeveria, Gjykata Kushtetuese jep vendimin për çeshtjen 17 February, 2026
  • “Paketa e Maleve”, përfundon faza e shqyrtimit të aplikimeve, Bashkia Shkodër njoftim të rëndësishëm… 17 February, 2026
  • Aksidentoi për vdekje këmbësorin në orët e para të mëngjesit, arrestohet 46- vjeçari që iku nga vendngjarja 17 February, 2026
  • Çmontonte dhe shiste pjesë të automjeteve të dyshuara të kontrabanduara, procedohet penalisht 59- vjeçari 17 February, 2026
  • Policia e Shkodrës nis procedimin penal për 6 tifozë të Elbasanit, shkatërruan ndenjëset në “Loro Boriçi” 17 February, 2026
  • Dosja e famshme “5D”, SPAK jep pretencën për personat e akuzuar, burgime nga 2 deri në 11 vjet… 17 February, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

emigrante shqiptare

INSTAT – Pandemia rriti dëshirën e shqiptarëve për emigrim, në 4 vite ka pasur 138 mijë ikje më shumë se kthime

ShkodraWeb 18 February, 2026 0
shtypi dites 2025

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkure, 18 shkurt 2026…

ShkodraWeb 18 February, 2026 0
horoskopi 2025

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë, 18 shkurt 2026…

ShkodraWeb 18 February, 2026 0
moti sot

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 18 shkurt 2026…

ShkodraWeb 18 February, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.