Ky personi qe shihni ne foto eshte 25- vjeçari qe mbeti i vdekur në aksidentin e ndodhur në vendin e quajtur Ura e Kardhiqit, rreth 6 km në veri të Gjirokastrës, në aksin nacional Gjirokastër-Tepelenë.
I riu dhe pjesëtarë të tjerë të familjes së tij janë aksidentuar rëndë, teksa kishin shkuar për të blerë ushqime me zetor në një prej dyqaneve të shumicës në Urën e Kardhiqit.
Ngjarja ka ndodhur dje në orën 16:00 dhe sipas grupit hetimor, zetori në të cilin gjendeshin Sali Ngjelina me të shoqen dhe djalin e tij, Klajdi Ngjelina, 25 vjeç, ka hyrë në rrugën kryesore, duke i prerë drejtimin një automjeti tip “Volkswagen” me targa KJ 8504 A.
Drejtuesi i saj, E.Gj, 21 vjeç, nuk ka mundur dot të manovrojë karshi prezencës së zetorit në krahun e tij dhe për pasojë është përplasur me të.
Përplasja ka qenë fatale dhe nga përmbysa e zetorit në rrugë, gjeti vdekjen e menjëhershme Klajdi Ngjelina, ndërkohë që është plagosur rëndë i ati i tij, Sali Ngjelina, 64 vjeç dhe më lehtë, nëna e viktimës H. Ngjelina, 58 vjeçe.