Partia Socialiste e Shkodrës ka prezantuar zyrtarisht para strukturave alternativat e saj për garën e 30 qershorit. Ka qenë i deleguari i Qarkut Shkodër, ish- ministri i jashtëm Ditmir Biushati ai që ka prezantuar Valdrin Pjetrin si kandidat për kryebashkiak. Pjetri ishte prefekt për rreth 1 muaj në Shkodër, ndërsa më herët ka qenë në krye të Hipotekës shqiptare. Po ashtu, është bërë e ditur edhe lista e keshilltarëve bashkiakë të Partisë Socialiste.