Të gjithë deputetët e parlamentit të Shqipërisë nga PD, do të firmosin një dokument me anë të të cilit do të japin dorëheqje vullnetare nga mandati i tyre në Parlament. Ky dokument do të firmoset edhe nga deputetët me mandat, por edhe nga kandidatët që janë në listat e Partisë Demokratike në 12 qarqet e vendit. Në tekstin e letrës së dorëheqjes nga mandati, theksohen pesë arsyet kryesorë të djegies së mandatit. Letra thekson se vendi është në emergjence kombëtare për shkak të asgjësimit të demokracisë.
Teksti i dokumentit që do të firmoset:
Duke pasur parasysh gjendjen e emergjencës kombëtare, ku ndodhet vendi për shkak:
Të asgjësimit të demokracisë funksionale dhe shtetit të së drejtës;
Të kapjes së kësaj Qeverie në flagrancë duke vjedhur votat e qytetarëve shqiptarë, siç dëshmojnë edhe dosjet gjyqësore të publikuara nga mediat ndërkombëtare;
Të kapjes së kësaj Qeverie në afera flagrante korruptive kriminale;
Të eliminimit të parlamentit si një forum i demokracisë;
Të paralizës së shtetit, shtypjes sistematike, dhunimit të të drejtave themelore të të njeriut dhe lirive të shqiptarëve duke përfshirë të drejtën e jetës, shëndetit dhe pronës;
Duke mbajtur në konsideratë se për këto shkaqe është krijuar një situatë e paprecedentë e krizës ekonomike, emigracionit masiv kombëtar dhe gjendjes katastrofale të mjerimit social;
Duke mbështetur plotësisht vendimin e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe zgjidhjen politike të ofruar nga opozita e bashkuar të një Qeveria tranzitore, të gatshme për të ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm, që do të garantojnë zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe zhbllokimin e procesit të integrimit europian të Shqipërisë, si dhe hapjen e negociatave me Bashkimin Europian, përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme të parakohshme parlamentare;