
Këshilli Bashkiak i Shkodrës, përmes njoftimit zyrtar të kryetarit Oltion Luli, ka njoftuar mbledhjen e radhës. Vlen të theksohet se dy mbledhjet e fundit, janë ndërprerë për mungesë kuorumi, pas bojkotit nga këshilltarë të PSD dhe PD.
Dilema pa këtij njoftimi është e thjeshtë: A do të paraqiten në mbledhje këshilltarët e PSD dhe PD, meqenëse edhe “klima e nxehtë” e zgjedhjeve, ka përfunduar?
Interesant është fakti se miratimi i fondit 6% të ndihmës ekonomike për muajin prill, është sërish pikë e parafundit e rendit të ditës, pikë të cilën këshilltarët e PD- së në mbledhjen e fundit, kërkuan të zhvendoset e para për ta miratuar.
Ndërkohë, kjo mbledhje mund të konsiderohet vijim dy paraardhëseve, në tentativë për të vijuar me rendin e ditës së tyre, ku ka projektvendime mjaft të rëndësishme për të shqyrtuar, të cilat mund ti shihni në dokumentin më poshtë.