DOKUMENTI/ Studentët e Shkodrës i bashkohen protestës në Tiranë, kanë dy kerkesa për Rektoratin…

Studentet e Universitetit të Shkodrës i janë rikthyer protestës dhe kanë dorëzuar dy kërkesa tjera tek Rektorati.

Sipas gazetarit Senad Nikshiqi, ata kërkojnë që të zhvillohen zgjedhje të reja për Këshillin Studentor sepse ai aktuali nuk i përfaqëson ata dhe kërkesa e dyte është qe studentet e vitit të dytë të kalojnë në vitin e tretë me 25 pike kredite dhe jo 30 pike kredite, kërkesë kjo qe vjen për arsye ekonomike.

Mësohet se studentët i dorëzuan kërkesat e tyre në mënyrë zyrtare në rektorat dhe pritet që në mbledhjen e parë të Senatit të Universitetit “Luigj Gurakuqi” të futen në rend dite. Ndërkohë studentët u shprehen së bojkoti në fakultete në Shkodër vijon ende.