Skip to content
11 June, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

DOKUMENTI – SPAK pushon hetimet për kryetarin e PSD- së Malësi e Madhe, Ardian Hysa merr edhe shkresën

ShkodraWeb 24 May, 2026
ardian hysa 2026 spak

Pas më shumë se një viti, SPAK duket se ka mbyllur një çeshtje, e cila u përhap mediatiksiht lidhur me kryetarin e PSD- së Ardian Hysa në kuadër të zgjedhjeve politike të majit 2025.

Në atë kohë, PSD në qendër reagoi edhe me një deklaratë, duke hedhur poshtë aludimet mediatike si dhe duke publikuar edhe procesverbalin e kontrollit të banesës së kryetarit Ardian Hysa.

“Lidhur me disa lajme të bëra publike dhe të shpërndara në media të ndryshme, për përfshirjen në veprimtari të paligjshme zgjedhore të disa anëtarëve të shtabeve elektorale të PSD-së në veri të vendit, Partia Socialdemokrate përgënjeshtron çdo lajm të tillë. Është një dizinformim i qëllimtë dhe dashakeqës.

Lajmet janë të pavërteta dhe spekulative; janë sulme të drejtpërdrejta ndaj PSD-së, pasi asnjë nga anëtarët tanë nuk është përfshirë në krime zgjedhore. Nuk ka patur prezencë të policisë dhe as BKH-së në asnjë shtab, në asnjë zyrë elektorale. Këto janë shpifje monstruoze dhe të papranueshme.

Ne mbështesim SPAK-un në mënyrë të padiskutueshme, madje kemi bërë deklarata të shpeshta si dhe thirrje për SPAK-un dhe GJKKO-në që të hetojnë çdo krim zgjedhor. Për më tepër, PSD-ja ka kërkuar ndihmë dhe mbështetje të autoriteteve përkatëse që të marrin seriozisht ankesat e qytetarëve në Qarkun e Shkodrës dhe të hetojnë fuqimisht çdo shkelje të ligjit në drejtim të krimeve zgjedhore.

PSD-ja nuk ka patur dhe nuk ka asnjë lidhje me askend tjetër të cilëve u janë kryer kontrolle në zyrat apo banesat e tyre. Në vijim, kushdo që përfshihet në të tilla krime zgjedhore duhet të mbajë përgjegjësi ligjore dhe PSD-ja do të distancohet menjëherë.

Të vetmit person që i është kryer kontroll në banesën e tij është Kryetari i PSD-së për Malësinë e Madhe, z. Ardian Hysa. Sipas procesverbalit të lëshuar nga SPAK-u, rezulton se nuk është gjetur asgjë e paligjshme në banesën dhe mjedisin e tij të punës. Z. Hysa është treguar bashkëpunues dhe ka shprehur gadishmërinë e tij për të qenë në dispozicion të organeve ligjzbatuese. Bashkëlidhur gjeni procesverbalin e lëshuar nga SPAK-u.”. thuhej në atë deklaratë rreth 1 vit më parë.

Ndërkohë, para pak ditëve, për të vertetuar mbylljen e plotë të çeshtjes, SPAK ka lëshuar edhe një vertetim ku saktëson se nuk ka asnjë çeshtje për shtetasin Ardian Hysa. Në fakt, do të ishte mirë që, siç njofton zyrtarisht apo jo zyrtarisht për kontrolle, hetime apo procedime, edhe në rast mbyllje apo pushimi të tyre, SPAK të njoftojë mediat.

Post navigation

Previous: NGA MENTOR KIKIA – Çfarë doli nga “zgjedhjet” e PD-së…?
Next: EMRAT – Zgjidhet Kryesia e re e Partisë Demokratike për Shkodrën, nga 27 anëtarë, 7 janë zonja…

TË FUNDIT

protesta lidert politike mbeshtetes

OPINION – Protesta fitoi dimensionin politik, opozita u bashkua, tashmë koha për zgjedhje të parakohëshme…

ShkodraWeb 10 June, 2026
stacioni policia velipoje

EMRI – Sherri në Velipojë ku u qëllua me armë zjarri, arrestohet pas dy ditësh i riu, ishte në kërkim…

ShkodraWeb 10 June, 2026
votim kosove 2026

Numërohet me shumë se gjysma e vendvotimeve, ja kush janë politikanët më të votuar në Kosovë…

ShkodraWeb 10 June, 2026

TË FUNDIT

  • OPINION – Protesta fitoi dimensionin politik, opozita u bashkua, tashmë koha për zgjedhje të parakohëshme… 10 June, 2026
  • DEKLARATA – Konflikti mes sekretares së tij dhe një studenteje, reagon Fakulteti i Drejtësisë i UNISHK 10 June, 2026
  • EMRI – Sherri në Velipojë ku u qëllua me armë zjarri, arrestohet pas dy ditësh i riu, ishte në kërkim… 10 June, 2026
  • Numërohet me shumë se gjysma e vendvotimeve, ja kush janë politikanët më të votuar në Kosovë… 10 June, 2026
  • Kombëtarja e vajzave e Armir Grimës takim me historinë, kualifikohet në play- off të Botërorit 2027 10 June, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e mërkurë, 10 qershor 2026… 10 June, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e mërkurë, 10 qershor 2026… 10 June, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e mërkurë, 10 qershor 2026… 10 June, 2026
  • EMRAT – Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Skender Hita pezullon shefin e komisariatit të Shkodrës dhe 2 vartës 9 June, 2026
  • ANALIZA – Protestat në përmbushje të “qëllimi justifikon mjetin” apo diçka që nuk do zbulohet kurrë… 9 June, 2026
  • Botërori gjigand me fitime kolosale, shqetësuese çështja e Iranit, çmimet e biletave, hetimi për FIFA-n dhe rrufetë 9 June, 2026
  • “Të dëgjohet zëri i njerëzve”, Kisha Katolike reagon për protestat: Të gjenden zgjidhje politike brenda kornizave demokratike 9 June, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

protesta lidert politike mbeshtetes

OPINION – Protesta fitoi dimensionin politik, opozita u bashkua, tashmë koha për zgjedhje të parakohëshme…

ShkodraWeb 10 June, 2026
fakulteti juridik sekretarja deklarate

DEKLARATA – Konflikti mes sekretares së tij dhe një studenteje, reagon Fakulteti i Drejtësisë i UNISHK

ShkodraWeb 10 June, 2026
stacioni policia velipoje

EMRI – Sherri në Velipojë ku u qëllua me armë zjarri, arrestohet pas dy ditësh i riu, ishte në kërkim…

ShkodraWeb 10 June, 2026
votim kosove 2026

Numërohet me shumë se gjysma e vendvotimeve, ja kush janë politikanët më të votuar në Kosovë…

ShkodraWeb 10 June, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.