Skip to content
14 November, 2025
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Aktualitet
  • Kryesore
  • Sociale

DOKUMENTI – “Skandali i SPAK…”, gazetari Flamur Vezaj publikon shkresën: Përgjime të paligjshme ndaj gjyqtarëve të Kushtetueses…

ShkodraWeb 3 March, 2025
IMG_2203

Një skandal i rëndë po kalon pa vëmendjen e duhur: SPAK ka përgjuar, vëzhguar, fotografuar dhe filmuar anëtarë të Gjykatës Kushtetuese, duke e bërë këtë për 15 ditë, bazuar vetëm në thashetheme të disave në media, pa përmendur asnjë burim konkret, thjesht në bazuar në sloganin “në emër të dyshimit të arsyeshëm”!

Vetë kreu i SPAK, Altin Dumani, ka gënjyer Gjykatën, duke deklaruar se nuk ka asnjë kallëzim apo hetim ndaj gjyqtarëve, ndërkohë që ka autorizuar përgjimin për 15 ditë. Dokumentet e zbuluara tregojnë se prokurori Klodian Braho, me miratimin e Dumanit, ka urdhëruar përgjimin e gjyqtarit Gent Ibrahimi (e jo vetëm) dhe vëzhgimin e tij për takime të mundshme me subjektet e interesuar!

Kjo praktikë tregon qartë sesi SPAK, duke u mbështetur në dyshime të paargumentuara, ndërhyn në mënyrë flagrante ndaj anëtarëve të një institucioni të pavarur si Gjykata Kushtetuese.

Sipas shkresës së Prokurorisë, të firmosur nga Braho, “më 30 dhjetor 2024, Gjykata Kushtetuese ka shpallur vendimin për rrëzimin e kërkesës së Pëllumb Gjokës dhe avokatëve të tij”. Por Prokuroria dyshon se, meqenëse vendimi nuk është botuar ende në Fletoren Zyrtare, mund të ndodhin ndryshime apo favorizime nga ana e gjyqtarëve. Pikërisht mbi këtë supozim, është urdhëruar përgjimi i Gent Ibrahimit dhe personave të tjerë të përfshirë në çështje, përfshirë gjyqtarë të tjerë, avokatë dhe familjarë.

Përgjimi është zhvilluar nga 10 deri më 25 shkurt 2025, pa miratim nga gjykata, thjesht me një autorizim, çka përbën një shkelje të rëndë të ligjit dhe cënon drejtpërdrejt parimet e drejtësisë dhe të ndarjes së pushteteve.

Ky skandal ngre pikëpyetje serioze për mënyrën sesi funksionon SPAK dhe për rrezikun që paraqet një institucion i tillë kur vepron pa kufij ligjorë. A do të ketë reagime institucionale për këtë çështje? Ylli Manjani të paskan ndjek më duket edhe ty!! /Nga Flamur VEZAJ, publikuar në Facebook/

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Continue Reading

Artikull para: Zgjedhjet e 11 Maj 2025, përfundon afati, ja sa parti u regjistruan për të marrë pjesë…
Artikull pas: HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 4 mars 2025…

TË FUNDIT

andorra shqiperi 2025
  • Kryesore

VIDEO – Historike, Shqipëria për herë të parë në play- off të një Botërori, kuqezinjtë të dytët në grup…

ShkodraWeb 13 November, 2025
romeo marjana 2025
  • Kryesore

NGA ROMEO GURAKUQI – T’i japin Shkodrës atë që i takon nga kodi i shpërndarjes proporcionale të buxhetit të shtetit 2026

ShkodraWeb 13 November, 2025
horoskopi 2025
  • Argëtim

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e enjte, 13 nëntor 2025…

ShkodraWeb 13 November, 2025

TË FUNDIT

  • VIDEO – Historike, Shqipëria për herë të parë në play- off të një Botërori, kuqezinjtë të dytët në grup… 13 November, 2025
  • NGA ROMEO GURAKUQI – T’i japin Shkodrës atë që i takon nga kodi i shpërndarjes proporcionale të buxhetit të shtetit 2026 13 November, 2025
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e enjte, 13 nëntor 2025… 13 November, 2025
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 13 nëntor 2025… 13 November, 2025
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 13 nëntor 2025… 13 November, 2025
  • VIDEO – “Ndërhyrje e domosdosshme”, kryebashkiaku Beci inspekton punimet tek “Harku i Berdicës” 12 November, 2025
  • E RËNDË – 42- vjeçari nga Shkodra mbërrin pa shenja jete në Spitalin Rajonal, dyshimet e para të policisë 12 November, 2025
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e mërkurë, 12 nëntor 2025… 12 November, 2025
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e mërkurë, 12 nëntor 2025… 12 November, 2025
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e mërkurë, 12 nëntor 2025… 12 November, 2025
  • “Nuk isha në dijeni të veprimeve të nipit tim”, Gjykata e Tiranës lë në burg Gjon Shkambin, i përfshirë në vrasjen e gjyqtarit Kalaja 11 November, 2025
  • Arrestohet 41- vjeçari nga Boga, dhunoi bashkëshorten, procedohet një 41- vjeçar nga Puka për dhunë psikologjike ndaj nënës 11 November, 2025
ame sidebar

TË FUNDIT

andorra shqiperi 2025
  • Kryesore

VIDEO – Historike, Shqipëria për herë të parë në play- off të një Botërori, kuqezinjtë të dytët në grup…

ShkodraWeb 13 November, 2025
romeo marjana 2025
  • Kryesore

NGA ROMEO GURAKUQI – T’i japin Shkodrës atë që i takon nga kodi i shpërndarjes proporcionale të buxhetit të shtetit 2026

ShkodraWeb 13 November, 2025
horoskopi 2025
  • Argëtim

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e enjte, 13 nëntor 2025…

ShkodraWeb 13 November, 2025
shtypi dites 2025
  • Aktualitet

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 13 nëntor 2025…

ShkodraWeb 13 November, 2025
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.