DOKUMENTI – “Siguruam fitoren e Shqipërisë…”, PD depoziton në KQZ regjistrimin e “Aleanca për Ndryshim”, Basha optimist

Partia Demokratike i është drejtuar me një kërkesë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve duke kërkuar regjistrimin e koalicionit të saj “Aleanca për Ndryshim”.

Në përbërje të këtij koalicioni janë 13 parti, përfshirë edhe Partinë Fryma e Re Demokratike e themeluar nga Bamir Topi. Partia Demokratike përmbylli sot marrëveshjet me aleatët e saj opozitar.


Siç edhe është bërë me dije më herët, Lëvizja Socialiste për Integrim do të dalë me listat e saj në zgjedhje pavarësisht se janë një koalicion.

Ndërkohë, pas regjistrimit zyrtar të koalicionit në KQZ, ka reaguar me një publikim në Facebook kryetari i PD- së Lulzim Basha, i cili mes të tjerave nënvizon se “siguruam fitoren e Shqipërisë”.

PUBLIKIMI I LULZIM BASHËS

Për 8 vjet Rama e ka lënë Shqipërinë vendnumëro dhe ka dështuar në çdo drejtim. Vende si yni ndërkaq kanë qenë shumë më të suksesshëm se ne. Shqipëria ka humbur për shkak të Ramës.


Rama, që nuk ka arritur as edhe një sukses për 8 vjet, nuk mund të kërkojë edhe 4 vjet të tjerë që ta provojë.

Ka ardhur koha të ndryshojmë.

ShkodraWeb Channel

Sot siguruam fitoren e Shqipërisë.

Ne kemi plane serioze pune për ta çuar Shqipërinë drejt fitores.

Aleanca për ndryshim. Shqipëria Fiton!

© ShkodraWeb.com

ShkodraWeb Channel