Skip to content
14 January, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

DOKUMENTI – “Sanksionet financiare jo kusht për të sakrifikuar cilësinë”, rektorja Suzana Golemi i përgjigjet Fakultetit Ekonomik

ShkodraWeb 8 November, 2022
suzana golemi doktoratura ekonomik 2022

Sqarim i opinionit publik në lidhje me reagimin e stafit akademik të Fakultetit Ekonomik, përsa i përket programit të doktoraturës. Universiteti i Shkodrës më në krye prof. dr. Suzana Golemi ka 2 vite që punon intesivisht për hapjen e programit të studimit të doktoraturës edhe pse bëhet fjalë për një projekt të inicuar prej 6 vitesh por të mbetur vetëm në letër.

Falë insistimit të vazhdueshëm të prof.dr. Golemi sot jemi drejt finalizimit të këtij programi, por sqarojmë se hapja është shoqëruar me disa rekomandime nga MAS, shkresa nr 1848/3 që mbajnë datën 04.04.2022, për plotësimin e tyre në respektim të dispozitave ligjore ka një afat 24 mujor.

Me qëllim që doktoratura të jetë në përshtatje me qëllimin e hapjes së saj, është punuar fort duke dakortësuar dhe me drejtuesit e projektit të cilët kanë qënë dhe inicuesit kryesorë për rregullimin dhe përshtatjen e dokumentacionit në mënyrë që të plotësohen si duhet rekomandimet e lëna nga MAS.

Kthim pergjigje nga MAS 15 qershor 2022-page-001
Kthim pergjigje nga MAS 15 qershor 2022-page-002
Kthim pergjigje nga MAS 15 qershor 2022-page-003

Vendimi i Senatit i trajtuar në media nga ana e Fakultetit Ekonomik, Shkodër, ka qënë një nevojë e domosdoshme për të plotësuar dokumentacionin sipas disa kërkesave ligjore, në lidhje me stafin udhëheqës të programit të doktoratës, shkresa nr. 1848/3, datë 04.04.2022, pika 2/b: “Të evidentohet qartë grupi i profesorëve që kanë kërkime shkencore dhe ekspertizë specifikisht në fushën e turizmit të qëndrueshëm, që do të mbështesin zhillimin e programit dhe udhëheqjet e doktorantëve”, kërkesa këto të parealizuara si duhet nga Fakulteti Ekonomik.

Pozicioni i Rektores është jo vetëm firmosja verbërisht e dokumentacionit, por dhe verifikimi i tyre në mënyrë që ky program të marrë rrugën e duhur dhe studentët aplikues të mbështeten e të udhëhiqen nga staf akademik i profilizuar sipas rekomandimeve të lëna nga MAS.

Sanksionet financiare nuk duhet të jenë kusht për asnjë staf akademik apo staf drejtues të USH-së që të sakrifikojë përmbajtjen apo cilësinë e programit të studimit, përkundrazi, ato duhet të na motivojnë të punojmë fort për të vënë në jetë një projekt serioz i cili të sjellë një impakt të duhur publik dhe të jetë i prekshëm për çdo student çka është dhe interesi i vërtetë i Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”.

Aktualisht, i gjithë dokumentacioni gjendet në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit me të cilën USH ka një mbështetje dhe bashkëpunim të vazhdueshëm, çka provohet me hapjen e 14 programeve të reja të studimit në dy vite akademike. Jemi në pritje te finalizimit të këtij program nga ana e saj. /Deklaratë për mediat e Rektoratit të Universitetit “Luigj Gurakuqi”/

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: “Ndeshjet e kombëtares shiten…”, gazetari Basir Çollaku: Paratë përdoren për të nisur ngarkesat nga Amerika Latine…
Artikull pasardhës: “Shpresoj të lë një gjurmë pozitive për arsimin në Shkodër”, Brisela Kadia merr zyrtarisht detyrën si drejtore e ZVA

TË FUNDIT

shtypi dites 2025

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 14 janar 2026…

ShkodraWeb 14 January, 2026 0
moti 2025

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 14 janar 2026…

ShkodraWeb 14 January, 2026 0
horoskopi 2025

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë, 14 janar 2026…

ShkodraWeb 14 January, 2026 0

TË FUNDIT

  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 14 janar 2026… 14 January, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 14 janar 2026… 14 January, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë, 14 janar 2026… 14 January, 2026
  • PERVJETOR – Rikard Ljarja: Fenomeni Ndrek Luca ishte madhështia e thjeshtësisë… 13 January, 2026
  • Ndërpriten shkarkimet në HEC Fierzë, pritet të ulen edhe në Koman dhe Vau Dejës në vijim… 13 January, 2026
  • Hidhet shorti i Kupës së Shqipërisë, Vllaznia njeh rivalin e çerekfinales së kompeticionit… 13 January, 2026
  • EMRI – Ishte dërguar për analiza mjekësore, i burgosuri arratiset nga spitali, po punohet për kapjen e tij 13 January, 2026
  • E TRISHTË – Ndahet nga jeta në moshë të re financierja e njohur, drejtuese e Mikrofinanca Shqiptare… 13 January, 2026
  • Bie niveli i ujit në Obot me 10 cm, në total sipërfaqja nën ujë në Bashkinë Shkodër është 800 ha… 13 January, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 13 janar 2026… 13 January, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 13 janar 2026… 13 January, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 13 janar 2026… 13 January, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

shtypi dites 2025

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 14 janar 2026…

ShkodraWeb 14 January, 2026 0
moti 2025

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 14 janar 2026…

ShkodraWeb 14 January, 2026 0
horoskopi 2025

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë, 14 janar 2026…

ShkodraWeb 14 January, 2026 0
ndrek luca rikard ljarja

PERVJETOR – Rikard Ljarja: Fenomeni Ndrek Luca ishte madhështia e thjeshtësisë…

ShkodraWeb 13 January, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.