Skip to content
12 July, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

DOKUMENTI/ Rrëmbeu avionin nga Madridi drejt Tiranës, spanjolli: Më çoni në Shqipërinë e Enver Hoxhës

ShkodraWeb 7 February, 2018
arratisurSpanjol

Në 7 janar 1970, një djalë i ri, i armatosur me një pistoletë lodër (që dukej si e vërtetë), urdhëroi pilotin e një avioni që po fluturonte nga Madrdi në Saragozë që të ndryshonte drejtim dhe të ulej në Shqipëri.

Ai ishte një student i Informatikës, 18-vjeçar, me emrin Mariano Ventura Rodriguez. Avioni kishte 41 vetë në bord.

Shqipëria, në atë kohë, ishte një vend komunist, i izoluar nga shumica e Europës, në një aleancë të pazakontë me Kinën e largët.

Mirëpo, në atë kohë, edhe Spanja ishte një diktaturë, nën pushtetin e Gjeneralit Françisko Franko.

Në fakt, thuhet se ai kishte kërkuar të shkonte në Kubë, po i kishin thënë se nuk ishte avion që mund të kalonte Oqeanin.

“Më çoni në Tiranë, në Shqipëri”, atëhere, kishte thënë ai.

Ndonëse me pistoletën mbi kokë, piloti i “Iberia Airlines” i shpjegoi studentit me qetësi se avioni nuk kishte karburant të mjaftueshëm për një udhëtim aq të gjatë dhe se ishte e nevojshme të ulej në destinacion (Saragozë) për t’u furnizuar.

Në Saragozë, studenti priste me armë në dorë që të mbushej avioni me karburant ndërkohë që i komunikuan se që të ulej në Tiranë me këtë lloj avioni, do të duhej të bënte dy ndalesa të tjera. Një në Marsejë dhe një në Romë.

Mariano ra dakord.

Me pistoletën prej plastike në dorë që e kishte blerë në një dyqan lodrash në Madrid, ai doli nga kabina e pilotit dhe i njoftoi udhëtarët e hutuar se do të kishin shansin të shikonin disa qytete të bukura: Marsejën, Romën dhe Tiranën.

Gazeta spanjolle “ABC” shkruan vite më vonë, për incidentin e vitit 1970.

Mirëpo, ndërkohë, e informuar për rrëmbyesin, situatën në aeroport e kishte marrë në dorë ushtria. Ushtarë të veshur si punëtorë u afruan gjoja për të bërë furnizimin me karburant dhe shfrynë gomat e rrotave të avionit ndërsa elektriçistët kishin stakuar disa qarqe të nevojshme për funskionimin e avionit.

Dritat e aeroportit u fikën dhe studentit iu komunikua me megafon, se avioni nuk mund të nisej më dhe se nëse do të prekte udhëtarët, do të vritej në vend nga ushtarët. Dy kamionë nxituan për të bllokuar pistën e fluturimit përpara tij.

Studenti bërtiti se nëse nuk niseshin për 15 minuta do të masakronte të gjithë njerëzit që ndodheshin në bord.

Ndërkohë avionit i mbaruan bateritë dhe gjithshka ishte në errësirë. Rrëmbyesit iu komunikua se maksimumi do të bënte dy vite burg, ndërsa nëse pësonte gjë njeri do të vritej në vend.

Pas katër orësh negociatash, ai pranoi të dorëzohej.

Ndonëse nuk pati asnjë viktimë, ngjarja nervozoi pilotët spanjollë, shoqata e të cilëve në një shembull të rrallë rebelimi kritikoi publikisht gjeneralin që kishte drejtuar operacionin, duke e akuzuar se kishte vënë në rrezik udhëtarët me agresivitetin ndaj sulmuesit.
Më vonë, studenti pranoi se kishte pirë disa gota më shumë dhe se nuk kishte dashur të dëmtojë askënd.

Çfarë e shtyu të kërkonte ta çonin në Shqipërinë e Enver Hoxhës?

Nuk ishte në fakt i vetmi i ri në Perëndim me kuriozitet për botën komuniste.

Babai i tij foli i shokuar për median duke thënë se nuk e kishte pritur prej djalit të tij që kishte qenë gjithnjë një i ri normal pa ndonjë interes në politikë e aq më pak për politikën ndërkombëtare. Mirëpo, kishte shtuar se familja e tij kishte qenë gjithnjë në anën e ligjit dhe se ligji duhej t’i jepte dënimin që meritonte

Në fund, gjykatësi i dha dënimin me shtatë vjet e një ditë.

Nuk dihet se çfarë është bërë me të më vonë, apo se çfarë ka menduar më vonë kur ka parë arratisjen e dëshpëruar nga Shqipëria të njerëzve që iknin nga vendi ku ai donte të shkonte.

Mariano Ventura Rodriguez mbase nuk arriti të mbërrijë në Shqipëri, por të paktën hyri në histori.

Media spanjolle e njeh si “piratin e parë ajror të historisë së Spanjës”. /Ruben Avxhiu/

Post navigation

Previous: Fjalimi i parë i Dukës pas rizgjedhjes: Do mendoj si të ribashkoj të gjitha ato votat kundra që kisha në familjen e madhe
Next: Numri 2 i UEFA-s i mbyll rrugën Finos: Zgjedhjet të rregullta, të kontribuojë për futbollin…

TË FUNDIT

thoma gellci zgjedhje 2026

NGA THOMA GËLLÇI – Zgjedhjet që rrëzuan shtetin…

ShkodraWeb 26 May, 2026
at nikoll kolaj dajc 2026

FOTO – Hapet pas 70 viteve varri i At Nikollë Kolaj, fratit që njihej si mrekullibërës i madh në zonë e më gjërë

ShkodraWeb 22 May, 2026
hafiz sabri koci

PËRVJETOR – “Kemi pas frikë t’themi se ka Zot”, 105 vjetori i lindjes së Hafiz Sabri Koçi….

ShkodraWeb 14 May, 2026

TË FUNDIT

  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 12 korrik 2026… 12 July, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 12 korrik 2026… 12 July, 2026
  • U gjet i vrarë në automjetin e tij në rrugën Prekal- Kir, ishte nën hetim për vrasjen e Pavlin Prekës… 11 July, 2026
  • MINUTA E FUNDIT – Gjendet i vrarë në automjet një shtetas, ngjarja e rëndë në aksin Prekal- Kir… 11 July, 2026
  • NGA ALBERT VATAJ – “Porta e Parajsës”, një nga stolitë më mbresëlënëse arkitekturore të traditës islame 11 July, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e shtunë, 11 korrik 2026… 11 July, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e shtunë, 11 korrik 2026… 11 July, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e shtunë, 11 korrik 2026… 11 July, 2026
  • Pse deputetja e pavarur i fut në një “thes” të gjithë deputetët, edhe veten e saj…përballë vezëve?! 10 July, 2026
  • NGA EVA VATOCI – Ku ishte shteti para se të ndodhte tragjedia…? 10 July, 2026
  • VIDEO – Xhelozia shkaktoi tragjedinë e çiftit Ziçi në Shkodër, kjo është pista që po heton policia… 10 July, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e premte, 10 korrik 2026… 10 July, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

moti 2025

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 12 korrik 2026…

ShkodraWeb 12 July, 2026
horoskopi 2025

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 12 korrik 2026…

ShkodraWeb 12 July, 2026
vrasja pavlin preka 2025

U gjet i vrarë në automjetin e tij në rrugën Prekal- Kir, ishte nën hetim për vrasjen e Pavlin Prekës…

ShkodraWeb 11 July, 2026
minuta fundit 2025

MINUTA E FUNDIT – Gjendet i vrarë në automjet një shtetas, ngjarja e rëndë në aksin Prekal- Kir…

ShkodraWeb 11 July, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.