Pas publikimit të përgjigjes që i kishte dhënë Presidentin Ilir Meta, Kryeministri Edi Rama ka publikuar dhe kërkesën që zv.minsitri i Brendshëm i ka dërguar Presidentit. Rama në një postim në rrjetet sociale shkruan se Presidenti është i lirë të zgjedhë interpretimin që do dhe njërën rruga a tjetrën.
POSTIMI I PLOTË
Ja edhe kërkesa e zv.ministrit të brendshëm, Sandër Lleshi, për Presidentin e Republikës. Tani Presidenti është i lirë të zgjedhë intepretimin që do dhe në njërën rrugë a tjetrën, ta mbyllë procesin me dekretimin e ministrit të brendshëm, siç i’a kërkon Kushtetuta e Shqipërisë.