Skip to content
19 February, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

DOKUMENTI/ Rama ben leshimin e pare ndaj Bashes, i ndryshon rregulloren e Kuvendit…

ShkodraWeb 14 September, 2017
bashafoltorekuvend00
Megjithëse u fol për një shumicë totalitare nga opozita dhe një kryetar parlamenti të rreptë, maxhoranca e kryeministrit Edi Rama ka vendosur të bëjë disa lëshime. Këto lëshime kanë filluar me ndryshimin e rregullores së Kuvendit. Partia Demokratike ka 43 deputetë në Kuvend e me sa duket nuk i mbulon dot të gjitha komisionet parlamentare, pasi rregullorja e vjetër thotë se një deputet nuk mund të jetë anëtar i përhershëm në më shumë se një komision. Kjo gjë e ka vendosur në vështirësi PD-në por ka ardhur dhe lëshimi nga maxhoranca.
Grupi parlamentar i Partisë Socialiste i ka bërë një propozim Kuvendit për ndryshim të rregullores që deputetët të lejohen në dy komisione.
Ky propozim është pranuar nga kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi. Kanë qenë 30 deputetë të PS-së që kanë firmosur propozimin që do të sjellë një përfaqësim proporcional PS-PD në komisionet parlamentare.
Në bazë të rregullores së ndryshuar, “në respektim të raporteve shumicë parlamentare-opozitë, deputetë të caktuar mund të jenë anëtarë të jo më shumë se dy komisioneve të përhershme. Deputeti mund të marrë pjesë në mbledhjet e komisioneve të tjera, por pa të drejtë vote”. /balkanweb/
PROPOZIMI
Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste
I nderuar zoti Kryetar i Kuvendit,
Në mbështetje të nenit 117 të Rregullore, Ju paraqesim propozimin për një ndryshim në Rregulloren e Kuvendit.
Në mbështetje të nenit 28 të Rregullores parashtrojmë kërkesën për shqyrtimin me procedurë të përshpejtuar të këtij projektvendimi.
Duke Ju falënderuar për vëmendjen, Taulant Balla, Kryetar.
Kuvendi i Republikës së Shqipërisë vendosi:
1. Në vendimin e Kuvendit nr. 166, datë 16.12.2004 “Për miratimin e Rregullores së Kuvendit të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, bëhet ky ndryshim:
Në nenin 20, pika 2 ndryshon si më poshtë:
“2. Si rregull, deputeti mund të jetë anëtar vetëm i një komisioni të përhershëm. Në respektim të raporteve shumicë parlamentare-opozitë, deputetë të caktuar mund të jenë anëtarë të jo më shumë se dy komisioneve të përhershme. Deputeti mund të marrë pjesë në mbledhjet e komisioneve të tjera, por pa të drejtë vote”.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Kryetari Gramoz Ruçi.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: Vllaznia me llogari te bllokuara, si ajo vetem Tirane ne Kategorine e Pare
Artikull pasardhës: VIDEO/ Arrestohet 24- vjecari, qarkullonte me pistolete ne makine (emri)

TË FUNDIT

balluku prokuror1 spak 2025

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, ja kur Kuvendi do të mblidhet për të shqyrtuar heqjen e imunitetit

ShkodraWeb 16 February, 2026 0
agaci guri 2026

MINUTA E FUNDIT – Largohet me dorëheqje Ëngjëll Agaçi, Rama ndryshon edhe shefen e kabinetit…

ShkodraWeb 13 February, 2026 0
belinda komisioni europian 2026

“Kuvendi të adresojë pa vonesë kërkesat për heqjen e imunitetit”, Komisioni Europian shprehet për Ballukun…

ShkodraWeb 9 February, 2026 0

TË FUNDIT

  • NGA DOM MARK PASHKJA – Hoxha i katolikëve dhe prifti i myslimanëve… 18 February, 2026
  • VIDEO – Vazhdon lirimi i hapësirave publike në Shkodër, radha e shkollës “Shejnaze Juka” në qytet… 18 February, 2026
  • E TRISHTË – 56- vjeçari nga Velipoja humb jetën në makinën e tij, dyshimet e para të policisë… 18 February, 2026
  • VIDEO – Merr flakë blloku elektrik i një pallati, banorët në panik nga tymi i dendur, dalin jashtë… 18 February, 2026
  • VIDEO – Kryetari i KMSH, Bujar Spahiu: Ramazani na kujton rëndësinë e unitetit, të paqes dhe të bashkëjetesës 18 February, 2026
  • VIDEO – Shoqërohen 6 protestues, banorët e Baks- Rrjoll tubohen para Drejtorisë së Policisë Shkodër 18 February, 2026
  • Rihapet çeshtja e Arben Frroku, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e kryekomisar Dritan Lamaj 18 February, 2026
  • VIDEO – Nisja e muajit të Ramazanit, myftiu i Shkodrës imam Muhamed Sytari përcjell mesazhin e tij 18 February, 2026
  • VIDEO – Në kërkim nga 2021 për kultivim kanabisi, arrestohet 44- vjeçari nga Gruda e Re e Shkodrës… 18 February, 2026
  • INSTAT – Pandemia rriti dëshirën e shqiptarëve për emigrim, në 4 vite ka pasur 138 mijë ikje më shumë se kthime 18 February, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkure, 18 shkurt 2026… 18 February, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë, 18 shkurt 2026… 18 February, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

mark pashkja dritani 2026

NGA DOM MARK PASHKJA – Hoxha i katolikëve dhe prifti i myslimanëve…

ShkodraWeb 18 February, 2026 0
hapesira shkolla shejnaze juka 2026

VIDEO – Vazhdon lirimi i hapësirave publike në Shkodër, radha e shkollës “Shejnaze Juka” në qytet…

ShkodraWeb 18 February, 2026 0
policia-shkoder

E TRISHTË – 56- vjeçari nga Velipoja humb jetën në makinën e tij, dyshimet e para të policisë…

ShkodraWeb 18 February, 2026 0
bllok elektrik lezhe 2026

VIDEO – Merr flakë blloku elektrik i një pallati, banorët në panik nga tymi i dendur, dalin jashtë…

ShkodraWeb 18 February, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.