
Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” ka pushuar nga puna mjekun e Urgjencës, Ilir Allkja, një zë kritik i cili ka reaguar herë pas here publikisht për menaxhimin që po i bëhet situatës së pandemisë në vend. Siç thuhet në letrën e firmosur nga drejtori i QSUT-së, Enkelejdi Joti, mjeku Allkja ka shkelur kodin etik të punonjësit, ndaj nuk mund të vijojë të jetë më mjek pranë këtij shërbimi shtetëror.
Në postimin e fundit në Facebook, mjeku Allkja shkruan:
Të lumtë z.kryeministër!
Ti ja dole të nënshtrosh elitën e këtij vendi në mënyrën më origjinale. Jo si parardhësi yt, jo si Enver Hoxha i cili e internoi, burgosi dhe e pushkatoi ! Ti i vure në rresht para teje profesorët, e i detyrove të të duartrokasin.
Madje i mësove si të trajtojnë sëmundjet, të numërojnë, të klasifikojnë , të punojnë . Të gjithë kemi parë kryeministren belge Sophie Wilmès e cila nuk u prit fare mirë nga mjekët e infermierët e spitalit Sain-Pierre në Bruksel.
Po kështu kryeministri italian Conte nuk guxon dot të shkojë në ndonjë spital të Italisë, pasi punonjësit e tij do ta kryqëzonin me kërkesa e kritika , dhe me dijeninë time, nga opinionet e kolegëve që punojnë andej, kjo do të ndodhte dhe në Francë e Gjermani .
Të lumtë zoti kryeministër, ti gjunjëzove ata që ne, mjekët e bazës, presim të na udhëheqin në profesion, mgjths asnjëri prej tyre nuk ka publikuar ndonjë artikull për SARS-COV-2 në ndonjë revistë botërore profesionistësh.
Sinqerisht, e prisja angazhimin e tyre në shkencë, dhe bojkotimin e propagandës tënde , por nuk ndodhi . Unë të jam personalisht mirënjohës z. Kryeministër që nuk i detyrove të bien nê gjunjë në asfalt para teje !! (Nuk je aq mizor sa përflitesh !)