
Partia Socialdemokrate arrin edhe një tjetër sukses në rrugëtimin drejt zgjedhjeve të 11 maj 2025. Subjekti i drejtuar nga Tom Doshi, ka marrë zyrtarisht të drejtën nga KQZ për propozimin e njërit nga 4 anëtarët e Grupeve të Numërimit (GN) për zgjedhjet parlamentare.
Vendimi është marrë nga komisioneri shtetëror i zgjedhjeve Ilirian Celibashi, i cili ka përcaktuar se 4 anëtarët e grupeve të numërimit, do të kenë këtë përkatësi:
-PS emëron një anëtar të GN
-PD emëron dy anëtarë të GN
-PSD emëron një anëtar në GN
Vendimi mban datën 25 mars 2025, ndërsa mund të ankimohet brenda 3 ditëve, pra deri me 28 mars 2025. Deri tani, nuk ka ainformacion nëse ka patur ankimim nga ndonjë subjekt i interesuar.
Grupet e Numërimit kanë një rëndësi të veçantë gjatë procesit që pason mbylljen e votimit. PSD në këtë rast, mer një tjetër “bonus” që i forcon pozitat në zgjedhjet e 11 maj 2025.