Skip to content
11 April, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

DOKUMENTI – PS dhe PD ndryshojnë me konsensus Kodin Zgjedhor, 108 vota pro në Kuvend…

ShkodraWeb 17 February, 2025
kodi zgjedhor votimi kuvend 2024

Kur na ndajnë vetëm 3 muaj nga zgjedhjet parlamentare të 11 majit, Partia Socialiste dhe Partia Demokratike bashkuan sërish votat në Kuvend dhe miratuan ndryshimet të reja në Kodin Zgjedhor me qëllim lehtësimin e votës së diasporës, por jo vetëm.

Por, çfarë parashikojnë këto ndryshime që morën 108 vota pro? Pika më e rëndësishme e këtyre ndryshimeve është që diaspora nuk do të paguajë asnjë lek për votën. Të paktën për këto zgjedhje, shteti do të paguajë edhe koston e kthimit të votës së diasporës në Shqipëri. Ndryshimet do futen menjëherë në fuqi dhe pritet të alokohet edhe fondi që do të mbulojë pagesën për kthimin e votës se diasporës.

Propozimi i PD që të votojnë edhe ata emigrantë me dokumente të huaja nuk ishte pjesë e këtij drafti, por kërkesa do t’i kalojë Komision Rregullator të KQZ, nëse do mundet të gjejë zgjidhje.

Me ndryshimet e reja, afrohen afatet për regjistrimin e partive e kandidatëve më 12 mars nga 22 mars që ishte më parë, me qëllim që KQZ të prodhojë më shpejt fletën e votimit, për ta dërguar në kohë në diasporë.

PD ka arritur një prej kërkesave të saj, që vota e diasporës që do të mbërrijë në KQZ të mos votohet nga komisionerë, por nga anëtarë të zgjedhur nga vetë politika. Komisioni për numërimin e votës së diasporës do përbëhet nga 4 anëtarë dhe Sekretari që emërohen nga KQZ. Dy prej anëtarëve propozohen nga shumica parlamentare dhe dy nga pakica, ndërkohë që sekretari i komisionit do përzgjidhet në bazë të aplikimeve të lira në KQZ, por duhet me patjetër të jetë në profesion jurist.

Kuvendi miratoi edhe një pikë të kërkuar nga KQZ, për të ndryshuar afatet e ankimimit në gjykatë për votuesit nga Diaspora që kërkojnë regjistrimin në listën zgjedhore. Ndryshimet e reja përcaktojnë një afat kohor “deri 30 ditë përpara datës së zgjedhjeve” për ankimimin në gjykatë të votuesve nga jashtë, nga afati 7 ditor që ishte më parë.

Po ashtu, iu hap rrugë edhe dy ndryshime të tjera, rritja e tavanit të financimeve dhe koha e reklamave televizive gjatë fushatës. PD propozoi në Komisionin e Ligjeve që të ketë më shumë hapësirë televizive për kandidatët në listë të hapur në mënyrë që të kenë më shumë mundësi për të bërë fushatë. Dhe me ndryshimet që u futën në fuqi menjëherë, koha për kandidatët që i nënshtrohen votimit të parapëlqyer për secilit subjekt zgjedhor nga secila radio dhe televizion privat nuk mund të jetë më shumë se 140 minuta.

Nga ana tjetër me propozim të PS, ndryshoi edhe financimi i partive politike. Ndërkohë, kandidatët e partive politike mund të vetëfinancojnë fushatën e tyre deri në 3 milionë lekë të rinj. Kjo është dakordësia e dytë që arrihet mes PS dhe PD për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, pas atyre të korrikut 2024.

KLIKONI LINKUN PËR TË LEXUAR TË GJITHA NDRYSHIMET E MIRATUARA

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: FOTO – Ditëlindja e 106- të e Vllaznisë festohet me një ndeshje mes veteranëve dhe administratës bashkiake
Artikull pasardhës: HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 18 shkurt 2025…

TË FUNDIT

bllokime aku shkoder 2026

AKU Shkodër bllokon mbi 110 ton fruta- perime, gjobë dhe ndërprerje të aktivitetit për subjektin…

ShkodraWeb 11 April, 2026 0
arbnori topalli 2026

Jozefina Topalli hap arkivën dhe kujton Pjetër Arbnorin duke publikuar një foto bashkë me të…

ShkodraWeb 11 April, 2026 0
takimi ndre mjeda

VIDEO – Koçiu, Kumbaro dhe Beci takim me mësuesit e Shkodrës, në fokus rritja e cilësisë së mësimdhënies

ShkodraWeb 11 April, 2026 0

TË FUNDIT

  • AKU Shkodër bllokon mbi 110 ton fruta- perime, gjobë dhe ndërprerje të aktivitetit për subjektin… 11 April, 2026
  • Jozefina Topalli hap arkivën dhe kujton Pjetër Arbnorin duke publikuar një foto bashkë me të… 11 April, 2026
  • VIDEO – Koçiu, Kumbaro dhe Beci takim me mësuesit e Shkodrës, në fokus rritja e cilësisë së mësimdhënies 11 April, 2026
  • Humbin jetën në banesat e tyre dy të moshuar, 87- vjeçari ka konsumuar mbidozë ilaçesh duke u vetëhelmuar 11 April, 2026
  • VIDEO – Përfundon rikonstruksioni i plotë i kopshtit në Bardhaj, investim i Bashkisë Shkodër… 11 April, 2026
  • VIDEO – Një strehëz e re për qentë endacakë në Shkodër, kryebashkiaku Beci zyrtarizon nisjen e punimeve 11 April, 2026
  • VIDEO – Kanosën 2 persona, babë e bir, policia e Shkodrës arreston 3 shtetas, zbulon aktivitet të paligjshëm… 11 April, 2026
  • “Disiplina” e FSHF fal Bregun dhe Ditën për gjestet antisportive në ndeshjen me Vllazninë për Kupë… 11 April, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e shtunë, 11 prill 2026… 11 April, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e shtunë, 11 prill 2026… 11 April, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e shtunë, 11 prill 2026… 11 April, 2026
  • E TRISHTË – Ndërron jetë ish- kongresmeni, mbështetës i fortë i shqiptarëve e sidomos Kosovës… 10 April, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

bllokime aku shkoder 2026

AKU Shkodër bllokon mbi 110 ton fruta- perime, gjobë dhe ndërprerje të aktivitetit për subjektin…

ShkodraWeb 11 April, 2026 0
arbnori topalli 2026

Jozefina Topalli hap arkivën dhe kujton Pjetër Arbnorin duke publikuar një foto bashkë me të…

ShkodraWeb 11 April, 2026 0
takimi ndre mjeda

VIDEO – Koçiu, Kumbaro dhe Beci takim me mësuesit e Shkodrës, në fokus rritja e cilësisë së mësimdhënies

ShkodraWeb 11 April, 2026 0
urgjenca spitali rajonal shkoder 2026

Humbin jetën në banesat e tyre dy të moshuar, 87- vjeçari ka konsumuar mbidozë ilaçesh duke u vetëhelmuar

ShkodraWeb 11 April, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.