
Nga viti 2005, familja nuk ka asnjë kontakt me të afërmin e tyre, Edi Lekvukaj. Megjithë përpjekjet e bëra për të marrë informacion për fatin e njeriut të tyre, familja Lekvukaj nga Gomsiqja e NJA Velipojë, nuk ka siguruar asnjë të dhënë, asnjë kontakt. Në këto kushte, pjestarë të familjes Lekvukaj, janë drejtuar në Gjykatën e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër për vërtetimin e faktit juridik të zhdukjes të Edi Lekvukaj. Gjykata, sipas parashikimeve ligjore për këto raste, ka ka disponuar me vendimin e ndërmjetëm për publikimin e kësaj kërkese në një gazetë lokale, duke ju drejtuar ShkodraWeb si më poshtë vijon:
Në Gjykatën e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër është paraqitur kerkesa që i përket:
Kërkues: Dielle Lekvukaj, Mirelë Marku (Lekvukaj), Fjorentina Lekvukaj, Arbana Lekvukaj, Arber Lekvukaj
Person i tretë: Zyra e Gjendjes Civile Njësia Administrative Velipojë, Bashkia Shkodër. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër.
Objekti: Vërtetimin e faktit juridik të zhdukjes të Edi Lekvukaj, i biri i Nikollë dhe Dielle, i datëlindjes 11.02.1980 lindur dhe banues në Gomsiqe, Njësia Administrative Velipojë, me nr personal I002111088, duke caktuar nënën e tij Diellë Dodë Lekvukaj me cilësinë e përfaqësues ligjore.
Baza ligjore: Neni 375-381 e vijues të Kodit të Procedurës Civile Neni 15, 16 të Kodit Civil.
Në përmbushje të detyrimeve ligjore, në fazën e veprimeve paraprake, gjykata ka disponuar me vendimin e ndërmjetëm për publikimin e kësaj kërkese në një gazetë lokale.








