
Të shtunën e 1 marsit 2025, Partia Demokratike zhvillon primaret, përmes të cilave do të përzgjidhen kandidatët për deputetë që do të garojnë në zgjedhjet e 11 maj 2025.
Antarët e PD- së, të gjithë ata që kanë një dokument të këtij subjekti politik, janë të ftuar të shprehin preferencën e tyre. Nga lista sipas qarqeve, lejohet të votohet nga çdo antar, vetëm një preferencë.
Ndërkohë, Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale, i kryesuar nga Albana Vokshi, ka përpiluar dhe shpërndarë një vendim nr. 36, datë 27.02.2025, “Mbi procesin e votimit dhe numërimit Primare 2025”.
Në këtë dokument përcaktohen me detaje procedurat që duhet të ndiqen. Ajo që bie në sy është se votat do të numërohen për të gjithë qarkun në një qendër dhe jo në selinë qendrore në Tiranë.
Po ashtu, përcaktohet pragu minimal i votave që duhet të marrë një kandidat në primare, i cili në asnjë rast nuk duhet të jetë nën shifrën 130.