ShkodraWeb Media

E Vërteta të bën të lirë!

DOKUMENTI/ PD rrëzon “30 qershorin” në Vau- Dejës, Bardhi: U votua me fletë- votimi fals, antarja e KZAZ-së e punësuar e Babanit

Votimet moniste të 30 Qershorit ishin prova e rradhës se me Edi Ramën nuk mund të ketë kurrë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Komisioni Qendror i Vjedhjeve , nen urdhrat e Rames, është përfshirë nga skandali në skandal. 3 jane skandalet me te medha, ku eshte kapur ne flagrance.

1. Falsifikoi dhe manipuloi pjesëmarrjen në votime për llogari të propagandës së Edi Ramës.

2.Falsifikoi rezultatin e votimeve në Bashkinë Elbasan sipas urdhrave te Taulant Balles per te fshehur se per Elbasanin kishte me shume vota per kandidatin sesa flete votimi ne kuti.

3. Ka lejuar qe ne Vaun e Dejes te kryhet votim me flete te fallsifikuara dhe qe nuk i dihet origjina e tyre.
Ky i treti eshte nje skandal i ri, per te cilin kemi ne dore disa dokumente qe e provojne ate.

Duke qene se materialet zgjedhore u dogjen, KQZ vendosi ne 28 qershor nxjerrjen jashtë përdorimit te te gjitha fleteve te votinit, rreth 40 mije te tilla, te te gjitha materialeve te tjera zgjedhore, perfshire lista, vula etj.

Në orën 07:00 te 30 qershorit, u deklarua se edhe me angazhimin oersonal te deputetit tom doshi, person ne listen e zeze te shba, gjithcka ishte ne rregull, fletet kishin ardhur, materialet zgjedhire gjithashtu, dhe kishte nisur procesi i votimit në të gjitha QV e Bashkisë së Vaut të Dejës.

E gjitha është një gënjeshtër. Është mashtrim publik me pasoja të rënda i KQZ.

Sipas dokumenteve zyrtare rezulton se Fletët e Votimit në orën 07.58 min të datës 30 Qershor kanë qenë ende në Doganën e Hanit të Hotit.

Ky është dokumenti që provon se në orën 8 të mëngjesit të datës 30 Qershor fletët e votimit ishin ende në Doganë.

Nëse në orën 8 të mëngjesit Fletët e Votimit ishin ende në Doganë, cdo shqiptar pyet sot me cfarë fletësh votimi nisi procesi i votimit në orën 7.00?

Sa zgjati procedura e dërgimit të tyre në KQZ, marrjes së tyre në dorëzim nga KQZ, nisjes për në KZAZ, shpërndarjes në cdo QV?

I gjithë dokumentacioni zyrtar mbi këtë cështje, fakton një skandal të jashtëzakonshëm, një proces privat dhe kriminal të kryer nga KQZ në bashkëpunim me KZAZ e Vaut të Dejës, për të cilën prokuroria duhet të kishte nisur menjëherë hetimet penale.

E gjithë farsa e votimeve moniste të 30 Qershorit në Bashkinë e Vaut të Dejës, është e provuar te këtë qenë e shoqëruar në cdo fazë me paligjshmëri.

Shkelje flagrante e ligjit është vetë përbërja e KZAZ. Sipas të dhënave zyrtare anëtare e KZAZ ka qenë edhe znj. Listinë Ndoja, e cila rezulton të jetë e punësuar si arkëtare zyre pranë shoqërisë “MARE ADRIATIK” shpk, që ka si ortak të vetëm, kandidatin e PS Mark Babani. Kjo bie ndesh me nenin 32 të Kodit Zgjedhor, që për të shmangur konfliktin e interesit nuk lejon që një anëtar i KZAZ të jetë në marrëdhënie pune me ndonjë nga kandidatët. Por akoma më shumë vetë kjo anëtare ka qenë edhe kandidatë për anëtare të Këshillit Bashkiak. Pra cdo vendim i KZAZ i marrë me votën e kësaj anëtarje është absolutisht i pavlefshëm dhe krejtësisht i paligjshëm.

E gjitha kjo paligjshmëri duhet të ndëshkohet. Të gjithë personat përgjegjës duhet të vihen përpara përgjegjësi.

Pandëshkueshmëria e krimeve zgjedhore të vitit 2016 dhe 2017, i jep kurajo, të njëjtëve njerëz, që edhe kur vetë kandidojnë, vetë votojnë dhe vetë numurojnë, përsëri të kryejnë paligjshmëri, përsëri të manipulojnë, përsëri të kryejnë krime, sepse ata e dinë shumë mirë sesa kohë Edi Rama është Kryeministër, drejtësia i ka duart e lidhura për të ndëshkuar bandën e organizuar që dhunon themelin e demokracisë, zgjedhjet e lira dhe të ndershme.

Copyright ShkodraWeb Media © 2019 All rights reserved. | Politika e Privatësisë nga ShkodraWeb Media.