
Pak orë pas zyrtarizimit të liatave të partive politike dhe koalicioneve në KQZ, ka ardhur edhe tërheqja e parë një subjekti politik nga zgjedhjet e 11 maj 2025. Siç mund ta shikoni edhe në dokumentin më poshtë të depozituar në KQZ, është tërhequr nga Aleanca për Shqipërinë Madhështore, Partia Aleanca Arbnore Kombëtare e drejtuar nga Gjet Ndoj.
“Mosfiunksionim marrëdhëniesh në koalicion”, është arsyeja që ka bërë PAAK të tërhiqet totalisht nga zgjedhjet parlamentare që zhvillohen pas rreth 2 muajve në Shqipëri.