DOKUMENTI – “Nuk kane qenë pjesë e organizatës tonë”, pas ngjarjes së rëndë në Tiranë, reagojnë “Dëshmitarët e Jehovait”

“Dëshmitarët e Jehovait” në Shqipëri e mohojnë në mënyre kategorike që Zhaneta Josifi dhe dy vajzat e saj të kenë qenë pjesë e organizatës së tyre. Në një reagim për mediat, kjo organizatë thekson se besimi i tyre nuk e pranon vetëflijimin dhe se kanë pikëpamjen e Zotit për jetën duke e çmuar si gjënë më të shtrenjtë.

“Në të njëjtën kohë, është tejet shqetësuese informacioni i përhapur se pjesëtarët e kësaj familjeje i përkisnin Organizatës Dëshmitarët e Jehovait. Po informojmë mediat dhe opinionin e gjerë që po ndjek zhvillimin e këtyre ngjarjeve, se pjesëtarët e familjes Josifi jo vetëm që nuk kanë qenë pjesëtarë të organizatës tonë, por as nuk janë shoqëruar ndonjëherë me Dëshmitarët e Jehovait.


Përpjekjet për ta lidhur këtë ngjarje, apo çdo element tjetër të saj me besimin e Dëshmitarëve të Jehovait është krejtësisht e pabazë, madje fyese për besimin tonë. Dëshmitarët e Jehovait kanë pikëpamjen e Zotit për jetën dhe e çmojnë atë si gjënë më të shtrenjtë. Vetëvrásjè me pretendimin për të shkuar në një jetë më të mirë, nuk përputhet në asnjë mënyrë me besimin e Dëshmitarëve të Jehovait”, thuhet në reagimin e organizatës.

 ABCOM ║ VODAFONE