Ndërkohë që partitë politike kanë nisur përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, Ambasadorja e SHBA Yuri Kim i ka nisur një letër krerëve të partive politike Edi Rama, Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi.
Diplomatja amerikane u kërkon krerëve të partive politike që të mbajnë përgjegjësi për pastërtinë e figurës së kandidatëve të ardhshëm për deputetë. Në letër thuhet se ajo inkurajon të gjithë partitë të kontrollojnë kandidatët dhe të përzgjedhin vetëm ata që janë të kualifikuar dhe respektojnë votuesit shqiptarë.
Më tej ambasadorja thekson se SHBA do të vazhdojë të luftojë korrupsionin dhe do të jetë përkrah atyre që luftojnë zyrtarët e korruptuar.