
Mark Molla është edhe zyrtarisht administrator i Universitetit “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës. Ditën e djeshme, kryetari i Bordit të Administrimit Adrian Leka, ka firmosur emërimin në pozicionin e rëndësishëm për Mollën.
1. Emërimin e z. Mark Ndoci Molla në pozicionin e Administratorit të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”.
2. Nënshkrimi i kontratës së punës me afat të pacaktuar kryhet brenda 7 ditëve nga dalja e vendimit.
3. Marrëdhëniet e punës fillojnë menjëherë, ndërsa ato financiare me paraqitjen në detyrë.
4. Të bëhet deklarimi pranë Drejtorisë Rajonale të Tatimeve Shkodër pas nënshkrimit të kontratës së punës dhe paraqitjes në detyrë.
5. Ngarkohen Drejtoria Juridike, Burimet Njerëzore dhe Protokoll- Arkiva si dhe Drejtoria e Financës dhe Buxhetit për zbatimin e vendimit.
6. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Nuk ka informacion për kohën kur Molla do të futet zyrtarisht në zyrën e tij, por tashmë ai mund të marrë detyrën kur ta gjykojë ai të arsyeshme. Me këtë rast, ShkodraWeb i uron punë të mbarë dhe suksese Mark Mollës në nisje të mandatit si administrator i UNISHK.





